20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Prezantohet edicioni VII i ‘Summerfest’-it në Durrës

Shamikuqja-filmFestivali ndërkombëtar veror i filmit, Durrës (Durres International Film Summerfest), Edicioni i 7 (9 -14 shtator 2014) u prezantua të shtunën para medieve vendore të qytetit organizator.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar, më 6 shtator 2014, në teatrin “Aleksandër Moisiu” drejtorja e festivalit Anilë Varfaj falënderoi eprorin e bashkëshortit, Vangjush Dako, për mbështetjen financiare të bashkisë, dhe për këmbënguljen për organizimin për herë të parë të një bienaleje të artit pamor.

Kryetari i bashkisë Vangjush Dako vlerësoi rëndësinë e festivalit të Durrësit për potencialin që krijon ai me të gjithë artistët dhe vizitorët që vijnë gjatë ditëve të veprimtarisë, raporton agjencia e lajmeve “Dyrrah”.

Regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak, personalitet i kulturës në nivel kombëtar, Gjergj Vlashi, ndihej i nderuar për caktimin e tij si një nga anëtarët e jurisë ndërkombëtare (juria e edicionit të 7-të të Durrës International Summer Fest kryesohet nga Leon Vitali, aktor dhe asistent-regjisor për më shumë se 20 vjet i mjeshtrit Stenli Kubrik (Stanley Kubrick, 1928-1999), ardhja e të cilit u mundësua nga ambasada amerikane në Tiranë).

Organizatorët e konferencës, që programin e kishin bërë publik në shtypin e Tiranës prej disa ditësh dhe pa u pasqyruar ende në faqen ueb, bënë reklamë para përfaqësuesve të medieve të Durrësit si për një ngjarje të madhe shfaqjen në amfiteatër të filmit turk të restauruar, prodhim i vitit 1978 Shamikuqja (titulli origjinal: Selvi Boylum, Al Yazmal?m), mbështetur në një novelë të shkrimtarit të njohur kirgiz Çingiz Aitmatov (1928-2008), me titullin “Shtatselvia ime me shami të kuqe” (origjinali rusisht: Topoljok moj v krasnoj kosinke), botuar në vitin 1976.

Me këtë rast është ftuar dhe interpretuesja e heroinës së filmit Shamikuqja, aktorja 69-vjeçare e mbi 100 filmave, njëkohësisht regjisore dhe shkrimtare Tyrkan Shoraj (Türkan ?oray), ardhja e së cilës bëhet e mundur nga Instituti turk “Yunus Emre” (shtypi i vendit euroaziatik i ka bërë jehonë këtij fakti).

Në konferencën për shtyp folën edhe kuratorët, italiani Xhuliano Otaviani (Giuliano Ottaviani) dhe artisti durrsak i specializuar në Itali David Kryemadhi, të bienales ndërkombëtare të artit pamor “Durrës Art”, si pjesë e festivalit të filmit.

Me sa duket, mungesa e parave ka ulur pjacën e festivalit: kur nuk ke gjithmonë “pula” si Coppola, do të kënaqesh me sorrën.

Info

Edicioni i tij i 7-të do të zhvillohet në datat 9-14 Shtator, në qytetin e Durrësit dhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë me një program të vecantë për këto qytete.

Këtë vit, Festivali Veror i Durrësit do të shtrihet në ekspozitën e artit figurativ në galerinë “Nikolet Vasia” (8-14 shtator 2014) me pjesëmarrjen e artistëve pamorë nga gjithë Evropa si dhe atyre të rinj nga Shqipëria.

Mbrëmjet do t’u kushtohen jo vetëm filmave në konkurrim por dhe mikut të nderit për këtë vit: kinemasë dhe turke në 100-vjetorin e saj ditën e hapjes së festivalit., ku do të jenë të ftuar disa muzikantë për të luajtur live kolonën zanore të filmit “Shamikuqja”; më tej Turqia do të konkurrojë për “Gladiatorin” me dy filma.

Stafi i festivalit ka përzgjedhur gjashtë filma nga prodhimet më të fundit evropiane për konkurrimin në seksionin “Vizione bashkëkohore”.

Një përzgjedhje të filmave më të mire janë në konkurrim në seksionin “Botë Ballkanike”.

“Gladiatori i Artë në karrierë” është për aktoren, regjisoren, shkrimtaren Tyrkan Shoraj; çmimi i karrierës për regjisorin Viktor Gjika (1937-2009) dhe aktoren durrsake Marta Burda (1926-1995).

“Çmimet e Argjendta të Durrësit” do të shkojnë për aktorin serb Miki Manojloviç dhe aktorin/regjisorin anglez Leon Vitali.

Për herë të parë do të jepet çmimi për “Studentin më të mirë shqiptar të filmit me metrazh të shkurtër” nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Do të nderohen filmat më të realizuar në jetën artistike të Miki Manojloviçit si dhe dy filmat e Viktor Gjikës (“Nëntori i Dytë” dhe “Gjeneral Gramafoni”) si dhe një përmbledhje nga filmografia e Marta Burdës.

Gjashtë leksione “Master Class” do të jepen nga Leon Vitali, Per Nielson, Tom van Avermaet.

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Lajmet e Fundit