PDK: Në asnjë mënyrë nuk heqim dorë nga qeverisja

Thaci-qeveriaNë takimin e rregullt të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, me kryetarët e degëve, thuhet se “u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore.

Në takimin e rregullt të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet se “u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyre kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike.

Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

Partia Demokratike e Kosovës fton elektoratin e saj, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve dhe shantazheve të individëve humbës, por të tregojnë maturi, gatishmëri e vendosmëri për të mbrojtur vullnetin qytetar, rendin kushtetues dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës”, thuhet në një kumtesë të PDK-së.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit