Dështon dëgjimi publik për buxhetin në Malishevë

MalishevaKa dështuar dëgjimi publik për Projektbuxhetin komunal për 2015-2017, me vështrim të posaçëm për 2015, që ishte paraparë të mbahej të premten.

Në terminin e paraparë për dëgjimin publik në sallë ishin të pranishëm 2 qytetarë, monitorues nga OSBE-ja dhe KDI-ja, dhe një numër i vogël komunarësh, shkruan Koha Ditore.

“Pjesëmarrja juaj siguron një menaxhim më të mirë të parave tuaja”, u ishte drejtuar qytetarëve drejtori i Financave i Malishevës, Vesel Krasniqi, në ftesën për dëgjim publik që ishte publikuar më 2 shtator në faqen e Komunës në internet.

Por të premten duke parë se në sallë nuk kishte më shumë se 2 qytetarë, ai e ka anuluar mbajtjen e dëgjimit publik.

Muhamet Bytyçi, anëtar i ”Vetëvendosjes”, i pranishëm në pritje të dëgjimit publik për buxhetin, ka thënë: “Praktika e pasivitetit te qytetarët nuk është si rezultat i njëanshëm se ata nuk duan të jenë pjesëmarrës, por ngase ata nuk informohen me kohë.

Drejtori Vesel Krasniqi ka thënë se mungesa e qytetarëve në debat mund të ndërlidhet me një punëtori të para pak ditëve ku rreth këtij projektbuxheti ishte biseduar me kryetarët e të gjitha fshatrave si përfaqësues të qytetarëve.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit