Mustafa: Presidentja ta tërheq vendimin e saj!

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, akt i cili sipas tij i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo presidentes, “nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën”.

“Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar solli një vendim sipas porosisë së PDK-së, me të cilin ngatërruan tërësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Këtë e dëshmuan vet njerëzit e PDK-së të cilët publikisht e shpjeguan vendimin disa ditë pa u publikuar. Pas kryerjes së këtij shërbimi, Presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, por njohësit e Kushtetutës thonë se ky akt i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo Presidentes, nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën. Do t’i sugjeroja Presidentes që ta sheh qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me Kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit