24.9 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 8160

Dita e Evropës shënohet me promovimin e vlerave kombëtare

0

flamuri i kosovesNë ditën kur organizohen aktivitete për të promovuar vlerat e popujve të Evropës, në Therandë dje u hap ekspozita e cila simbolizon vlerat Evropiane e humane të kombit shqiptar të treguara më së miri para plotë 70 vjetësh në periudhën më të errët të njëzimit në kohën moderne, Holokaustit

Ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” vazhdon promovimin e fisnikërisë shqiptare të treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore duke mos e ndalur udhëtimin nëpër Kosovë.

Pak ditë pas përmbylljes së ekspozitës në Malisheve ajo zuri vend në Qendrën për Trashëgimi Kulturore në Therandës. Të pranishmit patën rastin të kuptojnë për së afërmi zhvillimet e asaj periudhe kur Besa Shqiptare luajti rolin kulmor gjatë shekullit të kaluar.

Ekspozita do të qëndroj e hapur tri javë në Qendrën për Trashëgimi Kulturore në Therandë.

Në po këtë ditë, në Prishtinë para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, organizohet protestë për Liberalizimin e Vizave me BE-në.

E po ashtu do të mbahet edhe turne në futboll rruge. Ndërsa Unioni i Studentëve Pro Europian realizon dy aktivitete përmes të cilave do të shprehë pakënaqësinë e studentëve për kufizimin e lëviz jes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës” .

Gjini: Në listën e AAK’së nuk do të jetë asnjë individ që ka probleme me ligjin

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, ka thënë se ky subjekt politik në këto zgjedhje parlamentare po hyn shumë më i përgatitur se herëve të tjera.
Ai është shprehur i bindur në fitoren e AAK’së më 8 qershor për faktin se sipas tij, pas 10 vjetësh listës së AAK’së në këto zgjedhje parlamentare do t’i prijë lideri i saj, Ramush Haradinaj.

Gjini për “Epokën e Re” tha se në listën e AAK’së për deputetë nuk do të jetë asnjë individ që ka probleme me ligjin.

Ai ka thënë se PDK’ja me aleatët e saj që ka qenë në pushtet duhet të shkoj në opozitë.

Pacientët dyshojnë në rezultatet e laboratorëve

0

analizatLaboratorët publikë dhe privatë akuzohen për pasaktësi gjatë nxjerrjes së rezultateve të analizave mjekësore.

Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve pohojnë se kanë të evidentuara shumë ankesa të qytetarëve.

Besim Kodra, drejtues i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, ka shprehur shqetësimin se gjendja e laboratorëve dhe mënyra e funksionimit të tyre nuk është e mirë. “Inspektorati është përgjegjës për këtë situatë, sepse ka mungesë të kontrollit. Ata duhet të merren me kontrolle, shqiptim gjobash dhe, nëse është nevoja, edhe mbyllje të atyre laboratorëve që nuk janë në rregull”, ka thënë ai,shkruan Koha Ditore.

Ndërsa, përfaqësuesit e laboratorëve privatë ankohen se nuk kanë kontrolle të cilësisë dhe se rezultatet e tyre mund të kontestohen nga çdokush.

Qeveria zotohet të vetëpërmbahet nga vendimet strategjike

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseNuk ka norma ligjore që ia kufizojnë Qeverisë ndonjë kompetencë në rastet kur shpërndahet Kuvend.

As Kushtetuta e Kosovës dhe as ligjet në fuqi nuk përmbajnë ndonjë dispozitë, me të cilën do të kufizoheshin kompetencat e ekzekutivit pas shpërndarjes së Kuvendit.

Në shoqërinë civile kanë theksuar se praktikat e mirëqeverisjes i pamundësojnë Qeverisë të ushtrojë kategori të kompetencave në fusha të ndryshme, transmeton koha.net.

E në Kabinetin Qeveritar kanë dhënë zotimin se do të vetëpërmbahen dhe nuk do të marrin vendime strategjike dhe as aso që prodhojnë vota.

Megjithëkëtë, është lënë e hapur mundësia që dialogu me Serbinë të vazhdojë./Koha Ditore/

Bie gongu; Enkelejdi: Çohu shpejt Valer, me vrap!

0

plehrat9.5 enkelejdiSi çdo mëngjes, banorët lajmërohen me rënien e gongut, për të derdhur mbeturinat sipas ndarjeve përkatëse. Banorët që flinin në dhomat e gjumit, vazhduan të qëndronin në të njëjtat pozicione, pa e prishur gjumin. Ndërkohë në oborr, flinin Enkelejdi dhe Valeri, të cilët e dëgjuan alarmin shumë më shpejt se banorët e tjerë. Çohu shpejt Valer, me vrap! – i thotë Enkelejdi, ndërkohë që vazhdonte të qëndronte nën jorgan.

Valeri ngrihet me ngadalë dhe nis të heqë rrobat shtesë, të cilat i kishte veshur për të mos u ftohur natën. Ai shkoi në kuzhinë dhe ndau mbeturinat për t’i hedhur më në oborr, duke i vendosur në koshat përkatës.

Mikela nga ana tjetër ishte zgjuar dhe po e ndihmonte me pjesën tjetër mbeturinave. Ndërkohë, Valeri shkon në kuzhinë dhe nis nga sistemimi dhe larja e enëve, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdonte të ishte në gjumë.

Misioni i ri

0

Hashim Thaci 2Hashim Thaçi

Qytetarët e Kosovës janë për të ecur përpara për këtë nuk ka dilema, vendi ynë ka nevojë për një mision të ri me udhëheqje që ka vizion të qartë dhe që është energjikë.

Qytetarët të nderuar, unë sot po e ndaj vizion tim se sa dua dhe sa i vendosur jam për ta quar Kosovën përpara. Në muajt e fundit kam vizituar çdo biznes në çdo qytet e fshatë.

Në do të investojmë 1.5 euro në fuqizimin e bizneseve të Kosovës këto para do ta rrisin potencialin e vendit tonë për zhvillim dhe punësim këto para do të shkojnë për bujqit dhe fermerët që ata ti rrisin prodhimet e tyre.

Ne e quajmë këtë plan fundi i punësimit sepse ky plan kudo në Kosovë do të krijoj vende të reja pune fondi i punësimi është i hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të hapin një biznes , për çdo qytetarë që dëshiron të ndërtoj diçka.

Fondi i punësimit është për çdo qytetarë që dëshiron veten familjen e tij , ky është një synim për t’i përmbushur synimet tona për zhvillim ekonomik dhe punësim , këto janë parat tona që pa nevojshëm janë duke qëndruar në llogari të huaja.

Qytetarë të nderuar unë them se kjo është koha jonë , ky është momenti ynë le të krijojmë një Kosovë të zhvilluar dhe moderne le të investojmë edhe më shumë në arsim le ti përgatitemi fëmijët tanë për të gjetur punë dhe të sigurojmë që asnjë familje mos të ketë problem për ti shkolluar fëmijët e vetë për këtë qëllim muajin e kaluar përgjysmova koston për studentet tanë.

Ne do të sigurohem që asnjë familje mos të ballafaqohet se qysh do të përmbyll muajin .

Në të ardhmen do të ketë edhe rritje tjera të pagave gjithashtu ne do të mendojmë edhe për sektorin privatë që tu rritet paga sepse e meritojnë ky është biznesi imë paga dinitoze, biznesi në rritje vende të reja pune.

Qytetarë ku dëshiron të jeni pas disa vitesh kush ka vizion dhe energji për të na udhëhequr përpara kjo është arsyeja sepse janë të rëndësishme zgjedhjet e qershorit.

Të jesh kryeministër i Kosovës është të bartësh mbi supe synimet e qytetarëve tuaj .

Me 8 qershor ne bashkërisht do të fillojmë Misioni e ri.

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së

0

Isa Mustafa LDKKreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sonte se në listën e LDK-së për deputetë mund të hyjë edhe vajza e vetme e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta, derisa ka paralajmëruar aderimin e analistit, Bardhy Meta në LDK.
Ai në emisionin Zonë e Debatit të Klan Kosovës, ka folur për publikimin e videos ku përfshihej djali i tij, duke thënë se metoda të tilla nuk ka përdorur as Stalini.
Në këtë pikë, ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme. I pyetur për koalicion me Vetëvendosjen ai tha se dëshiron të ketë bashkëpunim me të gjithë por se “nuk do të donte të ishte përballë dikujt që ke frikë se mos është me kamera e mikorofonë”.

Mustafa duke folur për bashkëpunimin me partitë politike, tha se kanë bashkëpunime me të gjithë por ai tha nuk ka pasur se pse ta lus askënd që të shkojnë nëpër takime sepse siç tha ai “nuk ka asnjë zor ta bëjë këtë”.
Mustafa duke iu referuar Vetëvendosjes, tha se është parti shumë e vogël për LDK-në.

“PDK është rivali ynë në këto zgjedhje. Ajo (Vetëvendosje) është parti shumë e vogël për neve. Nuk kemi pse t’i lusim për asgjë”, ka thënë veç tjerash Mustafa.

Këto zgjedhje vendosin fatin e Thaçit, Mustafës dhe Pacollit

0

Thaci, mustafa,pacolliKoalicione të paparashikuara dhe garë e ashpër mes partive politike pritet të kemi në muajin në vazhdim. Të paktën kështu kanë vlerësuar analistët politikë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku kanë diskutuar për partitë politike dhe zgjedhjet e 8 qershorit.

Madje, sipas tyre, këto zgjedhje do të vendosin edhe fatin e liderëve si Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Behgjet Pacolli.

Duke folur për fushatat dhe organizimin e partive politike para zgjedhjeve, ata kanë vlerësuar se PDK-ja, megjithëse ka një panik, është duke menaxhuar mirë situatën. Për LDK-në kanë thënë se deri më tani ka qenë e mbyllur për prurjet e reja, ndërsa aderimet në Vetëvendosje janë cilësuar si jo të përputhshme, raporton Koha.net.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami ka thënë se fitorja e kryeqytetit nga Shpend Ahmeti ka bërë që individë të caktuar të afrohen me Vetëvendosjen. Sipas Bajramit, LDK-ja duhet falënderuar për një gjë.

“LDK-ja ka llogaritur që të insistojë që të mos i kemi vendet e rezervuara dhe për këtë duhet falënderuar. Partia e dytë, pra LDK-ja, është shumë afër, por ajo nuk e ka të rezervuar fitoren dhe për këtë duhet të luftojë për të”, ka thënë Bajrami, teksa ka komentuar edhe kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi.

“Thaçi ka shpërfaqur panik, me faktin e ngritjes së pagave dhe premtimeve marramendëse”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, “Nisma..” e Limajt dhe Krasniqi do ta kalojë pragun, derisa një gjë të tillë ai mendon se nuk do të mund ta bëjë AKR-ja e Behgjet Pacolli.

Analistja Laura Kryeziu ka thënë se është e çuditshme se si partia në pushtet sillet sikur do ta marrë pushtetin, ndërsa LDK-ja sillet sikur u lodhë nga pushteti dhe ajo ende nuk ka treguar vullnet për fitore.

“Isa Mustafa e ka humbur Prishtinën, është fajtor për këtë presidente dhe edhe pse është afër fitimit, sillet sikur i lodhur”, ka thënë Kryeziu.

“Ndërsa në PDK ka një mobilizim edhe përkundër panikut, ata po mundohen ta tejkalojnë këtë”, ka shtuar më tej ajo.

Ndërsa analisti Astrit Gashi, thotë se LDK-ja e pat një momentum pas zgjedhjeve lokale, por menjëherë u struken, hynë sikur në zgafellë.

“Ata janë duke punuar në terren por problemi i tyre qendror është se ata fushatës se tyre nuk i kanë vënë titull dhe nuk kanë ofruar asgjë konkrete. Dhe sipas mendimit tim, nuk kanë qenë të hapur mjaftueshëm për prurje të reja”, ka thënë Gashi.

“Ndërkaq, paniku i PDK-së ka rezultuar me gjithë ato premtime populiste që i bëri Thaçi”, ka shtuar më tej Gashi.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se fushata arrogante e bezdisshme dhe intensive e Hashim Thaçit me rritje të pagave dhe që ishte kryekëput populiste i ka gjetur të papërgatitura partitë politike.

“LDK-ja sikur është frikuar t’u kundërvihet këtyre veprimeve”, ka thënë Mushkolaj.

Analistët, më tej i kanë vlerësuar tejet të dobët dhe pa kulturë parlamentare ligjvënësit që dje shkarkuan vetën, madje ata janë shprehur se shumë prej tyre Kuvendin e kanë shfrytëzuar si strehë për t’u ikur hetimeve të ndryshme, sidomos ata që kanë ardhur nga SHIK-u.

Agron Bajrami është i mendimit që ish-deputetët më së pakti kanë përfaqësuar popullin por ata, sipas tij, janë përdorur si servis nga ndërkombëtaret dhe vendorët për të votuar procese të ndryshme.

I të njëjtit mendim është edhe Mushkolaj, i cili madje ka shkuar edhe më larg, duke thënë se ata nuk kanë pasur as kredibilitet për të kundërshtuar apo për të debatuar më për çështje të ndryshme por janë përdorur vetëm si makineri votimi.

Fotografë shqiptarë dhe serbë, me ekspozitë të përbashkët në veri

0

EuroXibition“EuroXibition” titullohet ekspozita multietnike e cila do të hapet në Mitrovicën e veriut më 10 maj.

Të shtunën në Mitrovicën veriore do zhvillohet Ekspozita Fotografike “EuroXibition”, në të cilën 10 fotografë të rijnë pesë nga Kosova dhe pesë nga Serbia, do të prezantojnë në këtë forme vendet e tyre nga perspektiva të ndryshme në rrugën drejt integrimit evropian, raporton KultPlus.

Ky grup pranuan sfidën që përmes punës së tyre artistike të thyejnë kufijtë e paragjykimeve dhe të vënë në fokus aspekte të ndryshme të shoqërive të tyre, të cilat përpiqen të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Aktiviteti do të fillojë prej orës 14:00 në ambientet e kolegjit IBCM dhe organizohet me mbështetjen e ambasadës Austriake në Prishtinë dhe Fondacionit Erste nga Vjena.

Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë për vite me radhë të këtyre të rinjve në kuadër të organizatave “Grupi Iniciative Alpbach Kosovë dhe Klubi Alpbach Beograd.

Këto dy organizata janë themeluar me iniciativë të Forumit Evropian Alpbach me seli në Austri, i cili çdo vit organizon takimet e rregullta në landin e Tirolit duke mbledhur, personalitete të shquara botërore, nobelistë e politikanë të lartë, e pjesë e së cilit ishte edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vite më parë.

Kjo ekspozitë është prezantuar në Prishtinë, Beograd, Bruksel dhe tani në Mitrovicën Veriore dhe mbështetet fuqimisht edhe nga Erhard Busek, ish-president i Forumit Evropian Alpbach dhe ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore i cili do të jetë i pranishëm dhe do të mbajë një fjalë rasti në hapjen e kësaj ngjarjeje.

Irina Shayk pozon ‘topless’ (Foto)

0

IrinaShayk-nudo5Është modelja më e kërkuar dhe revistat më të mëdha rozë janë gati të bëjnë cmendurira për ta patur në kopertinën e tyre të veshur…e jo më të zhveshur.

Si rrallë herë, Irina Shayk pozon gjysmë e zhveshur për revistën “Sports Illustrated”.

Bukuroshja ruse u zhvesh për revistën në një set fotografik të realizuar në Hauai të Shteteve të Bashkuara, por pa e ditur që një paparac do të përfitonte dhe më pas të shpërndante para kohe në internet fotot provokuese të saj.

IrinaShayk-nudo1IrinaShayk-nudo4IrinaShayk-nudo3IrinaShayk-nudo2