13.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Dita e Evropës shënohet me promovimin e vlerave kombëtare

flamuri i kosovesNë ditën kur organizohen aktivitete për të promovuar vlerat e popujve të Evropës, në Therandë dje u hap ekspozita e cila simbolizon vlerat Evropiane e humane të kombit shqiptar të treguara më së miri para plotë 70 vjetësh në periudhën më të errët të njëzimit në kohën moderne, Holokaustit

Ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” vazhdon promovimin e fisnikërisë shqiptare të treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore duke mos e ndalur udhëtimin nëpër Kosovë.

Pak ditë pas përmbylljes së ekspozitës në Malisheve ajo zuri vend në Qendrën për Trashëgimi Kulturore në Therandës. Të pranishmit patën rastin të kuptojnë për së afërmi zhvillimet e asaj periudhe kur Besa Shqiptare luajti rolin kulmor gjatë shekullit të kaluar.

Ekspozita do të qëndroj e hapur tri javë në Qendrën për Trashëgimi Kulturore në Therandë.

Në po këtë ditë, në Prishtinë para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, organizohet protestë për Liberalizimin e Vizave me BE-në.

E po ashtu do të mbahet edhe turne në futboll rruge. Ndërsa Unioni i Studentëve Pro Europian realizon dy aktivitete përmes të cilave do të shprehë pakënaqësinë e studentëve për kufizimin e lëviz jes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës” .

Më Shumë

Lajmet e Fundit