10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së

Isa Mustafa LDKKreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sonte se në listën e LDK-së për deputetë mund të hyjë edhe vajza e vetme e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta, derisa ka paralajmëruar aderimin e analistit, Bardhy Meta në LDK.
Ai në emisionin Zonë e Debatit të Klan Kosovës, ka folur për publikimin e videos ku përfshihej djali i tij, duke thënë se metoda të tilla nuk ka përdorur as Stalini.
Në këtë pikë, ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme. I pyetur për koalicion me Vetëvendosjen ai tha se dëshiron të ketë bashkëpunim me të gjithë por se “nuk do të donte të ishte përballë dikujt që ke frikë se mos është me kamera e mikorofonë”.

Mustafa duke folur për bashkëpunimin me partitë politike, tha se kanë bashkëpunime me të gjithë por ai tha nuk ka pasur se pse ta lus askënd që të shkojnë nëpër takime sepse siç tha ai “nuk ka asnjë zor ta bëjë këtë”.
Mustafa duke iu referuar Vetëvendosjes, tha se është parti shumë e vogël për LDK-në.

“PDK është rivali ynë në këto zgjedhje. Ajo (Vetëvendosje) është parti shumë e vogël për neve. Nuk kemi pse t’i lusim për asgjë”, ka thënë veç tjerash Mustafa.

Më Shumë

Lajmet e Fundit