10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Këto zgjedhje vendosin fatin e Thaçit, Mustafës dhe Pacollit

Thaci, mustafa,pacolliKoalicione të paparashikuara dhe garë e ashpër mes partive politike pritet të kemi në muajin në vazhdim. Të paktën kështu kanë vlerësuar analistët politikë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku kanë diskutuar për partitë politike dhe zgjedhjet e 8 qershorit.

Madje, sipas tyre, këto zgjedhje do të vendosin edhe fatin e liderëve si Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Behgjet Pacolli.

Duke folur për fushatat dhe organizimin e partive politike para zgjedhjeve, ata kanë vlerësuar se PDK-ja, megjithëse ka një panik, është duke menaxhuar mirë situatën. Për LDK-në kanë thënë se deri më tani ka qenë e mbyllur për prurjet e reja, ndërsa aderimet në Vetëvendosje janë cilësuar si jo të përputhshme, raporton Koha.net.

Kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami ka thënë se fitorja e kryeqytetit nga Shpend Ahmeti ka bërë që individë të caktuar të afrohen me Vetëvendosjen. Sipas Bajramit, LDK-ja duhet falënderuar për një gjë.

“LDK-ja ka llogaritur që të insistojë që të mos i kemi vendet e rezervuara dhe për këtë duhet falënderuar. Partia e dytë, pra LDK-ja, është shumë afër, por ajo nuk e ka të rezervuar fitoren dhe për këtë duhet të luftojë për të”, ka thënë Bajrami, teksa ka komentuar edhe kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi.

“Thaçi ka shpërfaqur panik, me faktin e ngritjes së pagave dhe premtimeve marramendëse”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, “Nisma..” e Limajt dhe Krasniqi do ta kalojë pragun, derisa një gjë të tillë ai mendon se nuk do të mund ta bëjë AKR-ja e Behgjet Pacolli.

Analistja Laura Kryeziu ka thënë se është e çuditshme se si partia në pushtet sillet sikur do ta marrë pushtetin, ndërsa LDK-ja sillet sikur u lodhë nga pushteti dhe ajo ende nuk ka treguar vullnet për fitore.

“Isa Mustafa e ka humbur Prishtinën, është fajtor për këtë presidente dhe edhe pse është afër fitimit, sillet sikur i lodhur”, ka thënë Kryeziu.

“Ndërsa në PDK ka një mobilizim edhe përkundër panikut, ata po mundohen ta tejkalojnë këtë”, ka shtuar më tej ajo.

Ndërsa analisti Astrit Gashi, thotë se LDK-ja e pat një momentum pas zgjedhjeve lokale, por menjëherë u struken, hynë sikur në zgafellë.

“Ata janë duke punuar në terren por problemi i tyre qendror është se ata fushatës se tyre nuk i kanë vënë titull dhe nuk kanë ofruar asgjë konkrete. Dhe sipas mendimit tim, nuk kanë qenë të hapur mjaftueshëm për prurje të reja”, ka thënë Gashi.

“Ndërkaq, paniku i PDK-së ka rezultuar me gjithë ato premtime populiste që i bëri Thaçi”, ka shtuar më tej Gashi.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se fushata arrogante e bezdisshme dhe intensive e Hashim Thaçit me rritje të pagave dhe që ishte kryekëput populiste i ka gjetur të papërgatitura partitë politike.

“LDK-ja sikur është frikuar t’u kundërvihet këtyre veprimeve”, ka thënë Mushkolaj.

Analistët, më tej i kanë vlerësuar tejet të dobët dhe pa kulturë parlamentare ligjvënësit që dje shkarkuan vetën, madje ata janë shprehur se shumë prej tyre Kuvendin e kanë shfrytëzuar si strehë për t’u ikur hetimeve të ndryshme, sidomos ata që kanë ardhur nga SHIK-u.

Agron Bajrami është i mendimit që ish-deputetët më së pakti kanë përfaqësuar popullin por ata, sipas tij, janë përdorur si servis nga ndërkombëtaret dhe vendorët për të votuar procese të ndryshme.

I të njëjtit mendim është edhe Mushkolaj, i cili madje ka shkuar edhe më larg, duke thënë se ata nuk kanë pasur as kredibilitet për të kundërshtuar apo për të debatuar më për çështje të ndryshme por janë përdorur vetëm si makineri votimi.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Në Prizren gjendet i vdekur një shtetas serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.  Në raportin ditor të policisë, thuhet se kanë...

Lajmet e Fundit