23.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8164

Mustafa u bën thirrje deputetëve për zgjedhje të parakohshme

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se Kuvendi i Kosovës nuk mundi të procedojë miratimin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të, siç tha ai, gjimnasitikave joparimore dhe mungesës së vizionit të qeverisë.

Kështu, Mustafa thotë se qeveria aktuale është qeveri e pakicës, andaj nëpërmjet rrjetit social Facebook, ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mundësojnë zgjedhjet e parakohshme.

E pas zgjedhjeve, Mustafa thotë se është i bindur, se qeveria do të udhëhiqet nga LDK.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,

Vendi ynë, këto ditë po kalon në një proces të ndjeshëm dhe të rëndësishëm. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë, duke qenë të përgjegjshëm për situatën, po përpiqemi të kontribuojmë për ta kaluar ngërçin politik të krijuar nga paaftësia e qeverisjes aktuale.

Si u pa përbërja aktuale e Kuvendit të Republikës nuk ishte në gjendje ta procedojë miratimin e krijimit të Forcave të Armatosura.

Kjo situatë ka ardhur, kryekëput për shkak të gjimnasitikave joparimore në qeverisjen e Kosovës dhe mungesës së vizionit të saj për të ndërtuar partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me përfaqësuesit e shumicës dhe ata të pakicave.

Siç e keni parë, LDK , pavarësisht se ka lexuar me kohë tendencat për përfitime elektorale me procese të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, siç ishte krijimi i Forcave të Armatosura, ka bërë gjithçka ka qenë në mundësinë e saj për t’i çuar përpara proceset e stabilitetit institucional, në funksion të kompletimit të shtetndërtimit në atdheun tonë.

LDK është e bindur se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar drejt këtë angazhim dhe kanë identifikuar shkaktarët e vërtetë të pamundësisë për veprim institucional në përputhje me interesat strategjike të vendit.

Deputetët e LDK janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë kolegët e partive tjera, për të gjetur zgjidhjen që e nxjerrë vendin nga kriza ku ka hyrë.

Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë të qartë se vendi nuk mund të qeveriset nga një qeveri që përfaqëson vullnetin e pakicës. Çdo qeveri demokratike dorëhiqet, që në momentin që dyshon se mund të ketë humbur numrat e përfaqësimit të shumicës së qytetarëve të vendit të vet. Në mungesë të këtij veprimi normal të qeverisjes në largim, votat e veta, LDK me vullnet do t’i bashkonte me deputetët që duan t’i japin fund qeverisjes së pakicës dhe të krijojnë kushte për zgjedhje të lira e demokratike.

LDK u bën thirrje deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare, të bashkohen për t’i dhënë fund kësaj praktike qeverisëse dhe t’u mundësojmë qytetarëve që përmes zgjedhjeve të parakohshme të shprehin vullnetin e tyre për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Me mbështetjen e qytetarëve, shumica e re parlamentare, e cila jam i bindur se do të drejtohet nga LDK, qytetarëve do t’u ofrojë stabilitet institucional, perspektivë zhvillimore e integruese. Sepse ajo do të bazohet në partneritet strategjik dhe parimor, me partnerët e vet të koalicionit, qofshin ata që përfaqësojnë vullnetin e shumicës shqiptare, apo edhe të pakicave që jetojnë në Kosovë. Në këtë mënyrë, LDK dhe unë, garantojmë qytetarët se mbi bazën e këtyre parimeve, në partneritet edhe me faktorin ndërkombëtar, do të krijohen kushtet për ta bërë Kosovën Republikë të plotë, shtet sovran e të pavarur, me institucione të forta që garantojnë sigurinë, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve të saj, pa asnjë dallim. Një Republikë, të cilën qytetarët dhe as partitë politike, nuk e kushtëzojnë me interesa personale politike apo agjenda tjera. Por, një Republikë, të cilën ata e shohin të ardhmen e tyre, të familjeve dhe të pasardhësve të tyre. Dhe për të cilën mendojnë si për veten, për familjet e tyre dhe për pasardhësit e tyre.

Lëvizja për Bashkim në koalicion parazgjedhor me PDK-në?

0

LevizjaPerbashkim-logoNesër pritet të shpërndahet Kuvendi, dhe në pjesën e parë të qershorit të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Tanimë partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, duke përfshirë edhe ato të marrëveshjeve për koalicione parazgjedhore.

Burime të reporteri.net, brenda strukturave të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë të ditur, se kjo parti do të shkojë në zgjedhje, duke marrë në koalicion parazgjedhor, Lëvizjen për Bashkim.

Ky burim ka thënë se PDK nuk planifikon që të marrë parti tjetër në koalicion parazgjedhor përveç LB-së.

Lidhur me këtë, Reporteri.net, ka kontaktuar edhe sekretarin organizativ të LB-së, Valon Murati, i cili ka thënë se kjo parti është duke negociuar për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në, por ende nuk ka asgjë konkrete në atë drejtim. Murati ka thënë se LB, negociatat nuk është duke i zhvilluar vetëm me partinë e Hashim Thaçit, por edhe me parti tjera të mëdha parlamentare, siç është LDK dhe AAK.

Ai ka thënë se LB edhe më herët ka thënë se do hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë që në parim e kanë të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, por sipas tij, ende nuk është zyrtarizuar asgjë në këtë drejtim, me asnjë nga këto subjekte me të cilat janë duke negociuar.

LB në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte garuar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por më vonë këto dy subjekte kishin pasur mospajtime, dhe LB me deputetët e saj kishte braktisur grupin parlamentar të VV-së.

Fule kërkon fuqizimin e politikave ekonomike dhe sociale

0

Fyle5-29Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fule, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Kuvendit për misionin e EULEX­it dhe Gjykatën Speciale është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës. Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Fule foli edhe për rëndësinë e përmbylljes së negociatave për MSA­në, duke paralajmëruar së shpejti edhe deklarim për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ai kërkoi që autoritetet të përqendrohen në fuqizimin e politikave sociale e ekonomike.

Diplomati evropian filloi agjenden e takimeve me presidenten Atifete Jahjaga, ku theksoi rendësinë që vendi të koncentrohet në zhvillim ekonomik e social. Më tej, në takimin e këshillit kombëtar për integrime evropiane, presidentja Atifete Jahjaga, e siguroi atë për angazhimin e autoriteteve vendase në proceset integruese, duke kërkuar njëherësh fuqizim të sundimit të ligjit.

Komisonari për zgjerim Stefan Fule, tha se votimi i mandatit të EULEX­it si dhe Gjykatës Speciale janë veprime të drejat të cilat ndihmojnë procesin integrues.

“Dëshiroj të lavdërojë pjekurinë politike që ka treguar shteti i Kosovës duke i’a besuar dhe vazhduar mandatin EULEX­it si dhe për formimin e Gjykatës Speciale dhe se kjo është një hap i mirë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Komisioneri Fule, po ashtu apeloi fituesin e ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare që të angazhohet edhe më tutje për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ta mbështesë EULEX­in.

“Kushdo që fiton duhet t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare të cilat Kosova i ka nënshkruar. Shpresoj se Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane të jetë në gjendje të konfirmojë se agjenda evropiane e Kosovës është në rruge të mirë, se dialogu me Serbinë po jep rezultate të mira dhe se e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt”, tha ai.

Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar me BE­në është një dokument bazë, i cili do të forcojë marrëdhëniet e Kosovës me BE­-në.

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, theksoi se parlamenti ka miratuar një numër të konsiderueshme të ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.

E kryetari i LDK­së, Isa Mustafa, e cilësoi të padrejtë veprimin e BE se karshi Kosovës për mos dhënien e liberalzimit të vizave për Kosovën.

Ndërkaq lideri i AAK­së Ramush Haradinaj, theksoi se intergrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO është synim i AAK­së.

E në takim me kryeministrin Hashim Thaçi, komisionari për zgjerim i BE­së, Stefan Fule, foli për prioritetet në të cilat do të duhej të fokusohej angazhimi i institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri kosovar qysh tash i dërgoi ftesë BE­së që t`i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare.

Pas takimit me kreministrin Hashim Thaçi, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle theksoi se procesi i integrimit evropian të Kosovës, sillet rreth tri çështjeve.

“Së pari duhet të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Së dyti, kryerja e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mbahen së shpejti, kështu më thanë, dhe pastaj nevoja që të vazhdojmë reformën në sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndërsa,Thaçi tha se me Fulen kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe pret që së shpejti kjo gjë të ndodhë, pasi sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet, që kanë dalë nga udhërrëfyesi i Liberalizimit të Vizave. Kryeministri Hashim Thaçi, theksoi se duhet të mbajnë zgjedhje të parakohshme, pasi një Kuvend i cili nuk mund të marr vendime për ushtrinë e vet, nuk ka arsye të funksionoëj më tutje.

Shefi Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar nga rasti që përmes komisionarit Fule t’i kërkojë BE­së që të dërgojë vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /RTK/

Mariah Carey zbulon titullin e albumit të saj të ri

0

MariahCarey-Me I am MariahMariah Carey ka zbuluar në ‘Times Square’ përpara fansave titullin e albumit të saj të ri “Me. I am Mariah”.

Albumi do të dalë në treg më 27 maj. Një titull i thjeshtë, por që kujton fëmijërinë e divës së popit sot 44 vjeç, Mariah Carey.

Albumi mban këngë të tilla si “Cry”, “Supernatural”, “Thirsty” , “Me. I am Mariah”. Mariah ka zgjedhur edhe një nëntitull për diskun e saj “The Elusive Chanteuse”.

Portreti i Nënë Terezës pjesë e ekspozitës së artistit Okafor

0

KelvinOkaforKelvin Okafor, artisti i cili bën art përmes vizatimeve ka përgatitur një ekspozitë me portrete të njerëzve të rëndësishëm në botë përshirë këtu edhe portretin e Nënës Terezë.

Kelvin Okafor, fitues i çmimit “Lapsi i Artë” në Londrën Veriore po bën edhe debutimin e tij me 28 vizatime duke hapur ekspozitën e parë individuale në Galerinë Albemarle këtë muaj.

Duke punuar me asgjë më shumë se qymyr druri dhe grafit, Okafor në thelb të punimeve të tij nuk ka vetëm të famshmit, por edhe miqtë dhe familjarët e tij.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 9 deri 31 maj. Ndërsa i pranishëm në ekspozitë do të jetë vetë artisti Okafor më datë 17 maj për nënshkrimin e librit si katalog i ekspozitës 72 faqe.

Sondazhi: Femrat tradhëtojnë për faj të burrave

0

Pornografia-ciftiTradhëtia e femrave tepër komplekse. Kështu rezultoi një sondazh online i kryer në agjencinë e lajmeve online, BalkanWeb me pyetjen “Cilat janë shkaqet që shtyjnë të tradhëtojë një femër?” Mbi 3 mijë persona votuan temën ku rezultoi se femrat tradhëtojnë për faj të burrave të tyre në shtëpi (nuk bënin seks mjaftueshëm me burrin). Kurse një përqindje e madhe rezultoi për përfitime financiare dhe karrieriste.
Një përqindje gati e barabartë u nda mes opsionit, tek tundimi ndaj një mashkulli dhe hakmarrje ndaj partnerit që e tradhton.

Por femrat shqiptare nuk kanë frikë nga mosha 40 vjec, ashtu sikundër thonë shumë studime. Fakti se 40 vjec është një moshë tepër kritike për femrat nuk është shtysë që ato të tradhëtojnë ashtu sikundër, nuk jane shkak as rutina në jetët e tyre apo dhuna fizike e psikologjike në familjet e tyre.

Rezultati
Nuk bëjnë seks mjaftueshëm me burrin 26.07%
Për përfitime financiare dhe karriere 24.84%
Hakmarrje ndaj partnerit që e tradhton 13.10%
Tundimi, tërhiqet maksimalisht nga ai mashkull 13.00%
Nga stresi, dëshirojnë të dalin nga rutina 9.86%
Nga dhuna psikologjike në familje 6.22%
Frika e moshës 40 vjec 6.91%
Totali Votave 3184

Nëse keni pasur një arsye tjetër mund ta komentoni tek lajmi sepse BalkanWeb ua ofron këtë mundësi. Por, sot temat Soft nuk kanë të mbaruar. Kështu sondazhi më i ri i përket risive në teknologji. Evolucioni që ndodh cdo ditë në këtë fushë ka shkurtuar së tepërmi distancat në komunikim. Shumë e shpenzojnë kohën e tyre duke folur online, duke punuar online, duke bërë njohje të reja online, pse jo dhe duke bërë seks online. A bëni ju dashuri online?. Votoni në sondazhin më të ri në BalkanWeb.

Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

Merret në pyetje dëshmitari “C”, nesër seancë publike

0

SylejmanSelimi-TomeGashiSot në një seancë të mbyllur nga ana e prokurorit dhe e mbrojtjes është marrë në pyetje dëshmitari “C” me të cilin edhe ka përfunduar seanca e sotme. Ndërkohë nesër pritet që të jetë seanca e parë publike.Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi.

“Sot nga ana e prokurorit dhe e mbrojtjes është marrë në pyetje dëshmitarja “C”, dhe me këtë ka përfunduar seanca e sotme e cila sikur ditëve të tjera ka qenë seancë e mbyllur, shkruan Express.

Nesër vazhdon gjykimi me dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe duhet të jetë seanca e parë e hapur, publike”, ka thënë Gashi.

Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Shefki Hyseni dhe Nexhat Quberliu, që të gjithë të akuzuar për veprën penale “Krime të luftës”.

Ahmeti: Ndërkombëtarët kërcënojnë partitë me VV-në

0

Ahmeti-VV5-25Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se së fundi ka dëgjuar një kërcënim që ndërkombëtarët po ia bëjnë partive të tjera, se në rast se nuk janë të dëgjueshëm ata do ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot ma tha njëri që kërcënimi më i ri i ndërkombëtarëve në Kosovë për/ndaj partive të marrëveshjeve: ‘Pranoni këtë marrëveshje sepse në të kundërtën e përkrahim VV dhe e dini…çka ndodhë pastaj…’”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kjo fillimisht, thotë ta ketë bërë të qesh Ahmetin, por më pas ai thotë se ardhja e Vetëvendosjes në pushtet do të thoshte shthurje për rrjetet kriminale gjithandej.

“Njëherë qesha, por pastaj e mendova se sa e domosdoshme është kjo. Sa shumë do të shthureshin rrjetet kriminele, e besoni se ka shumë, në çdo komunë e në krejt Kosovën. Deri në bërjen e qytetit, deri në bërjen e shtetit”, ka shkruar Ahmeti.

Edhe zyrtarisht, nesër shpërbëhet Kuvendi

0

letra e deputeteve55 deputetë të Kosovës, para pak minutave i kanë dërguar një letër kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rëndit të ditës, shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

KosovaPress ka siguruar letrën e dërguar para pak minutave në të cilën thuhet:

“Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur të liderëve të partive politike dhe me qëllim të ruajtjes dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne deputetët e nënshkruar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, thuhet në lerën e nënshkruar nga 55 deputetë.

Deputetët kërkojnë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër nga ora 12.00.

Vendimet e Mujës

0

Ramadan muja me drejtorKryetari i Prizrenit,Ramadan Muja në mbledhjen e katërt konsultative, ka marrë disa vendime me drejtorët e Ekzekutivit.
Ai ka marrë vendim për lejimin i shpalljes së tenderit për hartimin e projekteve për ndërtimin e disa rrugëve lokale; lejimin e hartimit të Planit Rregullues Urban në lagjen “ Barut hane” – vendbanimet e reja;
Lejimin për mbështetje financiare për 24 pacient, të Komunës së Prizrenit ( për mjekimin e sëmundjeve të rënda).
Lejimin e zhvillimit të procedurave, për themelimin e këshillit, për fshatin Zym të Hasit, i paraparë me Ligjin nr.04/L-196.Mbështetje financiare, për manifestimin kulturor “ Zgjimi me Art”.

Mbështetje financiare, për klubin e karatesë “ Komandant Drini”.Lejimi i shpalljes së tenderit, për ekzekutimin e ndërtimeve pa leje, në territorin e Komunës së Prizrenit.

Lejimin e shpalljes së tenderit, për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit, kanalizimi dhe instalimit elektrik, në zonën e Parkut të Biznesit – Faza e III

Lejimin e mjeteve për OJQ “ Rotari Club” nga Prizreni, për mbulimin e shpenzimeve të transportit ( sjelljes ) së automjetit për fikje të zjarrit, nga Anglia në Prizren;Lejimin e mjeteve financiare për shënimin e “ Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve”.
Lejimin e shpalljes së tenderit për trajnimin e Guidve ( ciceronëve).