18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fule kërkon fuqizimin e politikave ekonomike dhe sociale

Fyle5-29Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fule, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Kuvendit për misionin e EULEX­it dhe Gjykatën Speciale është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës. Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Fule foli edhe për rëndësinë e përmbylljes së negociatave për MSA­në, duke paralajmëruar së shpejti edhe deklarim për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ai kërkoi që autoritetet të përqendrohen në fuqizimin e politikave sociale e ekonomike.

Diplomati evropian filloi agjenden e takimeve me presidenten Atifete Jahjaga, ku theksoi rendësinë që vendi të koncentrohet në zhvillim ekonomik e social. Më tej, në takimin e këshillit kombëtar për integrime evropiane, presidentja Atifete Jahjaga, e siguroi atë për angazhimin e autoriteteve vendase në proceset integruese, duke kërkuar njëherësh fuqizim të sundimit të ligjit.

Komisonari për zgjerim Stefan Fule, tha se votimi i mandatit të EULEX­it si dhe Gjykatës Speciale janë veprime të drejat të cilat ndihmojnë procesin integrues.

“Dëshiroj të lavdërojë pjekurinë politike që ka treguar shteti i Kosovës duke i’a besuar dhe vazhduar mandatin EULEX­it si dhe për formimin e Gjykatës Speciale dhe se kjo është një hap i mirë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Komisioneri Fule, po ashtu apeloi fituesin e ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare që të angazhohet edhe më tutje për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ta mbështesë EULEX­in.

“Kushdo që fiton duhet t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare të cilat Kosova i ka nënshkruar. Shpresoj se Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane të jetë në gjendje të konfirmojë se agjenda evropiane e Kosovës është në rruge të mirë, se dialogu me Serbinë po jep rezultate të mira dhe se e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt”, tha ai.

Kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar me BE­në është një dokument bazë, i cili do të forcojë marrëdhëniet e Kosovës me BE­-në.

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, theksoi se parlamenti ka miratuar një numër të konsiderueshme të ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.

E kryetari i LDK­së, Isa Mustafa, e cilësoi të padrejtë veprimin e BE se karshi Kosovës për mos dhënien e liberalzimit të vizave për Kosovën.

Ndërkaq lideri i AAK­së Ramush Haradinaj, theksoi se intergrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO është synim i AAK­së.

E në takim me kryeministrin Hashim Thaçi, komisionari për zgjerim i BE­së, Stefan Fule, foli për prioritetet në të cilat do të duhej të fokusohej angazhimi i institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri kosovar qysh tash i dërgoi ftesë BE­së që t`i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare.

Pas takimit me kreministrin Hashim Thaçi, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle theksoi se procesi i integrimit evropian të Kosovës, sillet rreth tri çështjeve.

“Së pari duhet të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Së dyti, kryerja e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mbahen së shpejti, kështu më thanë, dhe pastaj nevoja që të vazhdojmë reformën në sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndërsa,Thaçi tha se me Fulen kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe pret që së shpejti kjo gjë të ndodhë, pasi sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet, që kanë dalë nga udhërrëfyesi i Liberalizimit të Vizave. Kryeministri Hashim Thaçi, theksoi se duhet të mbajnë zgjedhje të parakohshme, pasi një Kuvend i cili nuk mund të marr vendime për ushtrinë e vet, nuk ka arsye të funksionoëj më tutje.

Shefi Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar nga rasti që përmes komisionarit Fule t’i kërkojë BE­së që të dërgojë vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /RTK/

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdon dezinsektimi

Pasditen e djeshme, procesi i dezinsektimit në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdoi sipas planit, ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit. "Dezinsektimi, që...

Lajmet e Fundit