11.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Lëvizja për Bashkim në koalicion parazgjedhor me PDK-në?

LevizjaPerbashkim-logoNesër pritet të shpërndahet Kuvendi, dhe në pjesën e parë të qershorit të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Tanimë partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, duke përfshirë edhe ato të marrëveshjeve për koalicione parazgjedhore.

Burime të reporteri.net, brenda strukturave të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë të ditur, se kjo parti do të shkojë në zgjedhje, duke marrë në koalicion parazgjedhor, Lëvizjen për Bashkim.

Ky burim ka thënë se PDK nuk planifikon që të marrë parti tjetër në koalicion parazgjedhor përveç LB-së.

Lidhur me këtë, Reporteri.net, ka kontaktuar edhe sekretarin organizativ të LB-së, Valon Murati, i cili ka thënë se kjo parti është duke negociuar për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në, por ende nuk ka asgjë konkrete në atë drejtim. Murati ka thënë se LB, negociatat nuk është duke i zhvilluar vetëm me partinë e Hashim Thaçit, por edhe me parti tjera të mëdha parlamentare, siç është LDK dhe AAK.

Ai ka thënë se LB edhe më herët ka thënë se do hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë që në parim e kanë të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, por sipas tij, ende nuk është zyrtarizuar asgjë në këtë drejtim, me asnjë nga këto subjekte me të cilat janë duke negociuar.

LB në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte garuar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por më vonë këto dy subjekte kishin pasur mospajtime, dhe LB me deputetët e saj kishte braktisur grupin parlamentar të VV-së.

Më Shumë

“Shantazhi” në Suharekë: A kërkoi para nëna që e akuzoi kopshtin?

Policia në Suharekë po vazhdon ta hetojë edhe më tutje një rast ku nëna e një gjashtëvjeçare e raportoi tek autoritetet edukatoren për dhunë...

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit