23.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Shtohen presionet ndaj Moskës

Ukraina-treniPerëndimi çdo herë e më shumë po bën presion ndaj Moskës që të sqarojë atë që zyrtarët amerikan e kanë përshkruar si intervenim direkt të ushtrisë ruse në Ukrainën lindore, raporton REL.

Përmes një postimi në profilin personal në “Twitter”, ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë se “një numër në rritje i ushtarëve rusë janë duke intervenuar drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike se duhet të sqarohen raportet për trupat ruse që janë futur në Ukrainë.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për nisjen e sulmit ushtarak në kufinjët e saj lindor. Moska i ka hedhur poshtë akuzat se po furnizon rebelët prorusë apo po dërgon ushtarë në Ukrainë.

Detaje të rënda: Mësuesi shqiptar nuk e përballoi ikjen e gruas, piu ilaç pranë varrit të saj dhe vdiq

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bllash të Shqipërisë, ku 60-vjeçari Petrit Jaupaj në gjendje në rënduar emocionale...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Fillimi i nëntorit do të shënojë përvjetorin e tretë të arrestimit të katër prej ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kur kjo kohë...

Lajmet e Fundit