5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Grabovci: Nuk po blejmë deputetë

Adem Grabovci14-07Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, mohon se subjekti i tij ka hyrë në pazare me deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma, për të zgjedhur Kryeparlamentarin e PDK’së dhe për ta formuar Qeverinë Thaçi 3.

Ish shefi i GP të PDK në legjislaturën e kaluar, thotë për Politiko. net se nuk ka asgjë të vërtetë në këto pohime, por nuk mohon kontaktet e tij të përditshme me deputetët e Bllokut, por edhe të Vetëvendosjes.

Reagimi tij pason shkrimet në media se PDK po negocion me deputetë të Bllokut LDK-AAK-Nisma për të arritur marrëveshje për formimin e institucioneve.
“Për herë të parë jam duke e dëgjuar këtë. Nuk ka diçka të vërtetë. Megjithatë, unë takohem çdo ditë me deputetë, jo vetëm të LDK’së, por edhe të gjitha subjekteve politike edhe të AAK’së, edhe të Nismës edhe të Vetëvendosjes”.

“Rrimë, bisedojmë dhe normalisht temë qendrore është gjendja e krijuar. Nuk ka të bëjë diçka me partinë. Është normale që ne të presim të bisedohet dhe të zgjidhet problemi, sepse është rregull i demokracisë. Aty ku nuk ka dialog aty nuk ka demokraci”.

Por, Adem Grabovci thotë se është bindur se deputetët e të gjitha subjekteve në Parlament do të reflektojnë pozitivisht në seancën konstituive, për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Jo vetëm të LDK’së, por kam bindjen se edhe deputetët e subjekteve tjera do të votojnë dhe do të përkrahin implementimin e vullnetit të qytetarëve për Kosovën”.

“Është obligim dhe përgjegjësi e të gjithë deputetëve për ta implementuar vullnetin e qytetarëve dhe të ndërtojmë institucione funksionale dhe stabile për të marrë vendime të duhura në kohën e duhur”.

“Prandaj, unë besoj që në seancën e radhës do të plotësohen të gjitha institucionet, jo vetëm Parlamenti por edhe Qeveria”.

Më Shumë

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Lajmet e Fundit