Presidentja nuk përzihet

Atifete jahjagaZyra e Presidentes: Presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve.

Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës thekson se “vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës”.

“Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve”.

“Zyra e presidentes thekson se në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”, thuhet në deklaratë, duke lënë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës.

Njohës të situatave thonë se presidentja druan që përfshirja në këtë periudhë do të mund të interpretohej jo vetëm si ndërhyrje ne autonominë e Parlamentit, por edhe si favorizim i njërës apo palës tjetër.

Situata aktuale e bënë të domosdoshme pothuajse një marrëveshje politike, një punë e vështirë po të kihen parasysh qëndrimet e kampeve politike, të cilat do të mund të ndryshonin ndoshta nga ndonjë trysni diplomatike.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit