Kuvendi i gatshëm për seancën e radhës

kuvendi zbrazenIsa Mustafa nuk mundi të qëndrojë si kryetar i Kuvendit të Kosovës më gjatë se Behxhet Pacolli në postin e Presidentit.

Të dy mbajtën nga 37 ditë postet në të cilat u zgjodhën, për t’u rrëzuar gjithashtu të dy nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pacolli ishte President për 37 ditë, nga 22 shkurti deri me 30 mars 2011. Kurse Isa Mustafa qëndroi si kryetar Kuvendi nga 17 korriku deri me 22 gusht 2014.

Por nëse Mustafës i llogaritet pezullimi i postit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë rezulton se ai si kryetar i Kuvendit ishte vetëm për 7 ditë.

Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet postës elektornike tha për RTK-në se ky institucion është i gatshëm për seancën e radhës.

Ai tha se Mustafa dhe grupet e reja parlamentare janë vendosur në faqen e internetit, para procedimit te kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.
Krasniqi tha se për ndryshim eventual të faqes, do behet pas Aktgjykimit për veprime të mëtejme.

Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 17 korrik. Atë ditë ai pranoi detyrën nga Jakup Krasniqi. Me 23 korrik Gjykata me vendim ia pezulloi Mustafës të gjitha aktivitetet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Me 22 gusht gjykata publikoi njoftimin paraprak për vendimin sipas të cilit Mustafa nuk është zgjedhur në post në përputhje me Kushtetutën.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit