18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tmerri i parrëfyer

Enver Sulaj

Në kamionin e linjës Serbi-Kosovë

sërish eshtra shqiptarësh:
-të vrarë
-të prerë
-të përdhunuar
-pa gjymtyrë
-pa organe
Kushedi…

Po vijnë pa ceremoni
Në heshtje
Me kamion
Ashtu si i morën grumbull të gjallë
Po i kthejnë grumbull të vdekur

Nuk i pyetën për emrat kur i rrëmbyen
Veç në sy i shikuan
Kryesorja të bukur t’i kishin
E shqiptarë të ishin

Copëza kockash me dhe të huaj
Po kthehen me tmerrin e parrëfyer…
Me dashuritë që i panë ngulur në thika
Po kthehen me shtigjet që shpinin në humnerë
Me netët e varrit
E s’i dëgjonte kush…

Nuk mjafton një lule-simbol për pranverën pa lule
As një uratë për botën e përtejme, parajsën e predikuar
As një gjëmë, as një klithmë, as një ulurimë…

Merrni, hidhuni pak dhe të këtij vendi
Bini në gjunjë e mos flisni asnjë fjalë
Se ua shtoni më shumë mërzinë…

Enver Sulaj

Më Shumë

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit