Home Blog Page 8184

Një i vdekur, 2 të plagosur në një aksident

0

Aksident-Duhel

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, në autostradën Lushnje-Fier.

Tri mjete janë përfshirë në këtë aksident në fshatin Vajkan, në dalje të autostradës Lushnje-Fier.

Mjeti i drejtuar nga shtetasi Andon Sterio ka dalë nga rruga, si pasojë e parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me trafik-ndarësen, raporton topchannel.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Aleksander Sterio, 50 vjeç, pasagjer, ndërsa janë plagosur lehtë edhe dy persona, që ndodheshin në makinë me viktimën.

Policia tha se viktima dhe të plagosurit po ktheheshin nga një dasmë dhe drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Fierit.

Nesër publikohet aktvendimi i plotë i Kushtetueses

0

GjykataKushtetuese e KosovesNesër pritet që qoftë palëve që morën pjesë në lëndën e PDK-së kundër Bllokut LDK-AAK-NISMA ashtu edhe opinionit t’i bëhet i ditur Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Siç kanë bërë të ditura burime brenda Gjykatës Kushtetuese është një praktikë e pashkruar, por e rregullt që Gjykata Kushtetuese zakonisht një ditë më parë të del me njoftime për opinion dhe palët kurse aktvendimet e saj të botohen më pastaj, transmeton Gazeta Blic.

“Është thjesht çështje teknike. Përkthimi në katër gjuhë- pos shqipes edhe serbisht, turqisht si dhe anglisht, do kohë”, ka thënë ky burim, “dhe kjo mund të thuhet sidomos për lëndë me shumë faqe- siç është rasti në fjalë”.

Familja e ushtares së vrarë në Kosovë kërkon përgjigje

0

Heidi Ruh  Heidi RuhNë SHBA familjarët e ushtares Heidi Ruh po kërkojnë përgjigje për mënyrën e vrasjes së saj në Kosovë. Në vendlindjen e saj në Kiel është mbajtur një defilim me motoçikleta në shenjë të kujtimit të jetës së saj, raporton KTV.

Babai i saj, Scott Ruh, ka thënë se e ka parasysh që procedurat me ushtrinë janë shumë të gjata.

Një zëdhënës i Ushtrisë Amerikane ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe se ushtria do t’i japë përgjigje familjes për rrethanat e vdekjes së ushtares, që punonte në sektorin e mjekësisë në Bondsteel, transmeton Koha.net.

Ajo u vra me armë zjarri brenda kampit, por rrethanat ende nuk dihen.

Blloku s’i ka numrat cilësorë

0

ShkelzenMaliqiAmbasadori Britanik në Kosovë, Ian Cliff, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjen e Isa Mustafës

Kryeparlamentar, pasi konstatoi shkelje të Kushtetutës, ka dhënë një mesazh për liderët politikë që synojnë krijimin e Qeverisë.
Ai ka thënë qartë se Lista Serbe do të duhej të jetë pjesë e Qeverisë, por nuk do të ishte mirë të jetë faktor përcaktues i krijimit të saj.

“Do të ishte mirë që Lisa Serbe të bëhet pjesë e Qeverisë. Por, mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e Qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj eventualisht t’i bashkohen edhe ata. Nuk mendoj se është gjë e mirë që Lista Serbe të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme”, ka thënë Ambasadori Cliff, në një intervistë për Kohën Ditore.

PDK është shprehur se vendi ka nevojë për Qeveri Gjithëpërfshirëse dhe ajo favorizon këtë zgjedhje për ndërtimin e institucioneve.

Blloku Opozitar LDK-AAK-Nisma, ndërkaq, i cili ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me PDK’në, aktualisht opsion mbi tavolinë e ka Qeverinë e cila do ta kishte për Kingmaker Listën Serbe, në mungesë së një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Analisti Shkëlzen Maliqi ka shpjeguar për Politiko.net këtë deklarim të Ian Cliff, që është porosia e parë e një ambasadori në Kosovë përmes së cilës ka ‘projektuar’ idenë se si do të duhej të dukej Qeveria e ardhshme.

“Ambasadori Britanik, Ian Cliff ka bërë një sugjerim që ka qenë më se i qartë nga shpërndarja e numrave për krijimin e mazhorancës qeveritare. Nëse në këtë mazhorancë nuk do të duhej të kishte vend për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila edhe ashtu nuk po heq dorë nga kushtëzimet e veta, Blloku Opozitar nuk ka mundësi ta bëjë mazhorancën pa votat e Listës Serbe, qe i ka 9 ulëse në Kuvend.”

“Mendoj se Ambasadori ka të drejtë kur konstaton rrezikun që një mazhorancë e tillë nuk do të ishte e mirë për Kosovën. Jo sepse ai preferon një Qeveri me mazhorancë shqiptare, e cila është e pamundur pa votat e VV’së ose të PDK’së, por për shkak se Lista Serbe automatikisht ishte promovuar si forcë vendimtare në këtë Qeveri të brishtë.”

“Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa thjesht nuk do të kishin fuqinë dhe autoritetin që të disiplinojnë dhe bindin Listën Serbe për shumë vendime të rëndësishme për Kosovën, dhe sidomos do të ishin si Kali i Trojës në vazhdimin e dialogut me Beogradin, sepse kjo Listë edhe është e kontrolluar nga Qeveria e Serbisë.”

“Për Listën Serbe, z. Cliff mendon se e ka vendin në Qeverinë e Kosovës, kjo është e qartë, por jo që ajo të behet faktor vendimtar për çështje delikate.”
Maliqi, duke folur më tutje për Politiko.net, ka shprehur bindjen se një Qeveri e cila do ta kishte për Kingmaker Listën Serbe nuk do të mund të qëndronte gjatë.
“Unë jam i bindur se një Qeveri e tille e varur plotësisht nga Lista Serbe nuk do të qëndronte gjatë, sepse edhe PDK me Vetëvendosjen do të gjenin në momentet e vendimeve kritike shumë lehtë gjuhën e përbashkët, që të ndihmuar me deputetët e pakicave tjera, ose edhe ndonjë të pakënaqur nga Blloku Opozitar, ta rrëzojnë atë.”

“Thjesht, Blloku Opozitar nuk i ka numrat cilësorë dhe kualifikues për Qeveri te re, por doemos duhet të zgjedhë mes alternativave, të hapet ndaj PDK’së (por që patjetër do të rrezikonte “unitetin” e deritashëm) ose te përcaktohet për përsëritjen e zgjedhjeve, ku do te garonte si Koalicion, duke shpresuar se mund të fitojë më shumë mandate.”

“Opsioni i dytë nuk është shumë premtues, sepse në zgjedhjet e përsëritura PDK besoj se do ta zgjerojë koalicioni e Misionit të Ri me AKR’në e Behxhet Pacollit, e cila në qershor nuk e kaloi pragun, kurse tani do t’i sjellë Hashim Thaçit të paktën edhe 5 deputetë më shumë, e kjo pastaj do të krijonte një konfiguracion të ri të numrave, ku as Blloku e as Vetëvendosje nuk do të mund ta injoronin Hashim Thaçin.”

“Llogaria e thjeshtë e ndryshimit pasqyrohet kësisoj: Nëse me AKR’në, Misioni i Ri do të kishte të themi minimum 42 ulëse, po edhe 41 dhe 40, Blloku Opozitar së bashku me Vetëvendosjen do të mund të kishin maksimumin 60 deputetë, ose edhe më pak 59, 58, dhe te gjitha skemat bllokuese qe janë përdorur pas 8 qershorit nuk do të ekzistojnë.”

“I vetmi variant fitues i Bllokut Opozitar është që ata në zgjedhjet e përsëritura të dalin me më shumë deputetë, jo 47 sa kanë tash, por me 50 e më shumë”, thotë Shkëlzen Maliqi për Politiko.net.

Ekskluzive: Ja formula e Bllokut për të shkuar në vazhdimin e seancës

0

ramushi, limaj  mustafaBlloku LDK-AAK-NISMA e ka gjetur formulën se si të shkohet në vazhdimin e seancës solemne të Kuvendit të Kosovës dhe se si ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese por pa i dhenë shansin partisë së Hashim Thaçit që të marrë vota nga deputetët e këtyre partive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Sipas burimeve të portalit Infokusi.com, formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë.

Në këtë mënyrë, Blloku do të shmangë zgjedhjen e kandidatit të nominuar nga PDK-ja duke marrë edhe votat nga deputetët e tyre.

Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e PDK-së.

“Në këtë formë do të shkohet pasi që edhe liderët e tri partive në koalicion po i frikohen “shitjes” së deputetëve nga radhët e tyre. Pra, të gjithë deputetët e partive në koalicion do të jenë në sallë deri në momentin e fillimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit. Në momentin kur të fillojë procedura e votimit, atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e Bllokut dhe kështu do t’i pamundësohet partisë së Thaçit që të marrë ndonjë votë nga deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma”, tha një burim i Inforkusi.com i afërt me zhvillimet brenda bllokut LDK-AAK-NISMA.

“Sipas formulës së Bllokut, Thaçi do të mund të llogarisë vetëm në deputetët e partisë së tij dhe të minoriteteve, por nuk do ta ketë shansin që të marrë edhe ndonjë votë nga deputetët e Bllokut”, ka thënë ky burim i portalit Infokusi.

Sipas tij, në sallë kur të fillon votimi nga grupi parlamentar i Bllokut do të jenë të pranishëm vetëm, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Me prezencën e tyre në sallë, PDK-së do t’i mundësohet kuorumi duke i llogaritur 37 deputetët e PDK-së, plus 20 të minoriteteve që gjithsej bëhen 57 deputetë, plus 4 të apostrofuarit do ta përbëjnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh për vazhdimin e seancës dhe procedimin në votim për kryetar të kuvendit”, ka bërë të ditur ky burim.

E gjithë kjo është llogaritur edhe nëse, Lëvizja Vetëvendosje do ta lëshojë sallën në momentin kur kryesuesja e kuvendit të fillojë me procedimin e votimit.

Kjo formulë, sipas tij, është bërë që të pa mundësohet dështimi i seancës në mungesë të kuorumit edhe nëse deputetët e VV-së e lëshojnë sallën.

Sipas këtyre përllogarite, PDK-ja nuk do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me automatizëm do t’i mundësohet Bllokut që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mund të procedojë me nominimin e kandidatit të saj. /Infokusi/

Institucionet e reja, peng i paqartësive të kushtetueses

0

Enver Hasani ne gjykimVendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të Kuvendit, ka lënë shumë paqartësi, pasi vendimi i plotë nga kjo gjykatë pritet të jepet javën e ardhshme. Sipas njohësve të çështjeve juridike, është shumë e paqartë nëse PDK-ja si e vetme do të ketë të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit, sepse në një rast të tillë vendi në mënyrë të pashmangshme do të shkonte në zgjedhje të reja.

Kurse në rastin tjetër nëse kjo mundësi i jepet edhe bllokut të koalicionit paszgjedhor, atëherë kriza politike do të thellohej edhe më shumë. Derisa pritet që presidentja të thërrasë seancën konstituive, sipas analistëve kjo gjë do të bie ndesh me ligjin, sepse në kushtetutë parashihet që presidentja ka të drejtë ta thërrasë atë vetëm një herë dhe jo më shumë.

Sipas tyre Gjykata Kushtetuese këto dilema do të duhej t’i rregullonte dhe të mos ketë paqartësi në të ardhmen, në mënyrë që shteti të mos mbetet peng i paqartësive të kushtetueses.

Sipas Riza Smakës, analist i çështjeve juridike, Gjykata Kushtetuese pa kurrfarë nevoje e ka shtyrë dhënien e vendimit të plotë, pasi që sipas tij, gjykata ka mundur po në të njëjtën ditë të shpall vendimin përfundimtar dhe të përfundojnë paqartësitë kushtetuese dhe politike

Sali Asllanaj: Po i fshijë borxhet e Blerim Kuçit

0

SaliAsllanaj-ldkKryetarit të Suharekës, Sali Asllanajt, pjesa e parë e këtij viti të qeverisjes, i ka shkuar duke i fshirë borxhet që ia ka lënë ish-kryetari i Komunës, Blerim Kuçi. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe kohore, përveç fshirjes së borxheve, janë realizuar edhe projektet e mbetura në gjysmë nga ish kryetari Kuçi.

“Në gjashtë mujorin e parë jam marrë me fshirjen e borxheve që ish-kryetari Blerim Kuçi ia ka lënë Komunës së Suharekës, por edhe i kemi përfunduar projektet që i ka lënë në gjysmë”, thotë Asllanaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, pushteti i kaluar keqmenaxhoi me punët e Komunës së Suharekës.

“Blerim Kuçi e futi komunën në borxhe, të cilat na kanë paraqitur probleme dhe kam qenë i detyruar që t’i fshijë këto borxhe”, shprehet Asllanaj.

Ai tregon se pavarësisht fshirjes së borxheve, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë filluar të realizohen shumë projekte të cilat janë premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

“Kemi filluar edhe projekte të reja. Shumë shpejt do të fillojmë edhe me projekte të tjera”.

“Do t’i realizoj të gjitha premtimet që kam dhënë pavarësisht shumë problemeve që na ka lënë qeveria e kaluar”, thotë Asllanaj. /PrizrenPress.com/

Vrasësit të John Lennon i mohohet falja për herë të 8-të

0

JohnLennon-beatlesAutoritetet në Nju-Jork i kanë mohuar faljen për të tetën herë, personit që qelloi për vdekje këngetarin legjendar John Lennon në vitin 1980.

Mark Chapman u dënua me 20 vjet burg në vitin 1981 pas deklarimit fajtor për vrasje të shkallës së dytë.

Chapman, tani 59 vjeç, qëlloi muzikantin Lennon me katër plumba jashtë banesës së tij në Manhatan. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan se vrasja e liderit të grupit të famshëm britanik Beatles, shkatërroi një familje përveç se shkaktoi një vdekje.

“Lirimi juaj do të ishte në kundërshtim me mirëqënien e shoqërisë dhe në kundërshtim me natyrën serioze të krimit, gjë e cila mund të minojë ligjin”, thuhet në deklaratën e bordit.

Chapman mund të aplikojnë për lirim me kusht pas dy viteve.

EULEX-i bëhet hisedar në përgjime

0

Telefon-pergjimetProjektligji i përgjimeve të telekomunikimeve, i cili është miratuar para një kohe, po vlerësohet nga shoqëria civile dhe njohësit e kësaj fushe, si një ligj që bie në kundërshtim me disa ligje të tjera.

Ndërkohë, paralajmërohen pasoja të rënda në disa fusha, sidomos në sektorin e teknologjisë informative, shkruan Kosova Sot.

Projektligji e autorizon AKI-në të kryejë përgjime në Kosovë sa herë që kjo agjenci vlerëson se kjo bëhet për interes kombëtar. Besim Ilazi, analist në Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, thotë se krejt kjo është bërë për ta “kontrabanduar” EULEX-in në ligj.

Sipas tij, ky projektligj është në kundërshtim edhe me Ligjin e AKI-së. “Ligji është në kundërshtim me direktivën evropiane. Faktikisht ajo direktivë që është bazuar ky ligj është shfuqizuar.

Sipas ekspertëve, direktiva evropiane, mbi të cilën është bazuar ky projektligj, është shfuqizuar nga Gjykata Evropiane më 8 prill, prandaj këtij projektligji i mungon baza mbështetëse.

Ja çka ju pret në kufirin Kosovë-Shqipëri (Foto)

0

Kufiri Kosove-Shqiperi1Përveç kolonave të gjata për të shkuar në Shqipëri, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me rrugët që janë në gjendje të mjerueshme në atë pjesë.

Një qytetare i ka dërguar disa fotografi para pak çastesh në adresën e Express, duke shprehur revoltën e saj me rrugët e mjerueshme në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në foto pos kolonës shihet edhe rrugë që nuk ka asnjë pikë asfalti në të.

“Ja disa foto që të nevrikosin të cilat gjenden veç pak metra afër kufirit Kosovë -Shqipëri në Vërmicë. Kush duhet të kujdeset për këtë rrugë”, ka shkruar ajo.

Kufiri Kosove-Shqiperi2 Kufiri Kosove-Shqiperi1 Kufiri Kosove-Shqiperi4 Kufiri Kosove-Shqiperi3