Home Blog Page 8185

Në Shqipëri mbi 10 mijë diploma pa vlerë

0

DiplomaUniversitet private në Shqipëri kanë dhënë diploma edhe për degët të cilat nuk ishin njohur nga Ministria e Arsimit. Për këtë arsye më mijëra diploma të cilat të rinjtë tashmë i kanë marrë, nuk kanë asnjë vlerë.

Këtë fakt e konfirmon Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca i cili bëri të ditur se Ministria e Arsimit nuk do ti njoh këto diploma. “Në të tre institucionet e arsimit të lartë, “Gjon Buzuku”, “Medicom”, por edhe “Nëna Mbretëreshë Gerdaldinë”, janë konstatuar shkelje, të cilat do të rëndojnë mbi qindra studentë të diplomuar aty”, tha Plarent Ndreca, transmeton gazeta Standard.

Denoncimi

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, tha se në pjesën më të madhe të regjistrave themeltarë mungojnë elementët e sigurisë, si dhe një pjesë e studentëve janë regjistruar në programe të palicencuara më parë nga Ministria e Arsimit. “Janë deklaruar të dhëna të rreme, të pasakta, pranë institucioneve zyrtare shtetërore. Nuk janë raportuar në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve sipas kërkesave të aktit ligjor në fuqi. Institucioni, në harkun kohor të 4 muajve, ka deklaruar të dhëna të ndryshme për numrin total të studentëve që disponon. Në Janar deklarojnë 136 studentë, ndërsa në Prill deklarohet 300 numri i studentëve. IAL ka diplomuar studentë para akreditimit të programit të studimit Bachelor në Infermieri dhe Mësuesi, Cikli i Ulët. Institucioni ka diplomuar studentë përpara datës së akreditimit, në disa programe studimi që ka hapur në kundërshtim me nenin 25, pika 1 dhe 62, pika 3 e arsimit të lartë, ku parashikohet se çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit”, u shpreh Plarent Ndreca. Më tej Sekretari i MAS thekësoi se nga të gjithë institucionet e arsimit të lartë, të cilëve iu është hequr licenca nga Këshilli i Ministrave, janë 3 institucione të cilëve iu është hequr licenca për shkak se është konstatuar mosfunksionimi i tyre, apo vetëmbyllja e tyre. Këto janë “Akademia e Ndërtimit të Tiranës”, institucioni i lartë “Elitë” dhe “Justiniani i Parë”. Këtyre iu është konstatuar mbyllja e aktivitetit”, deklaroi më tej Ndreca.

“Medicom”

Kolegji profesional “Medicom”, ka shkelur 17 nga 37 kriteret. Një ndër to është fillimi i aktivitetit një vit më parë se të plotësonte dokumentacionin, nuk ka numrin e kërkuar të personelit dhe kualifikimin e duhur të tij. Ndërkohë që sipas sekretarit të Ministrisë së Arsimit, “Medicom” ka deklaruar të dhëna të rreme pranë Ministrisë së Arsimit. Në janar ka deklaruar 136 studente ndërsa në prill 300 të tillë. Ndreca thekson se ky kolegj nuk garanton vazhdimësinë akademike dhe nuk siguron kompensimin financiar të studenteve në rast falimentimi. Nga ana tjetër, ka studentë që nuk figurojnë të jenë regjistruar në regjistrin themeltar.

“Nëna Mbretëreshë Geraldinë”

Shkolla e lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” u mbyll pasi nuk plotësonte 24 nga 37 kriteret e kërkuara. Në programin e infermierisë i kanë filluar regjistrimin dhe mësimdhënien 2 vite para licencimit dhe në programin e ciklit të ulët “Mësuesi” një vit para se të regjistroheshin. Ky institucion ka diplomuar studentë përpara se të akreditohej, nuk kanë numrin minimal të personelit, nuk kanë kualifikimet e duhura, janë deklaruar të dhëna të rreme pranë institucioneve shtetërore, regjistrimet e studentëve nuk janë me data progresive, por janë bërë tejkalime datash dhe vitesh.

“Gjon Buzuku”

Shkolla e lartë “Gjon Buzuku” ka shkelur 16 nga 37 kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit. Kjo shkollë është licencuar dhe është pajisur me leje për zhvillimin e veprimtarisë sipas një strukture të përbërë nga 2 fakultete, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ndërsa për Fakultetin Ekonomik nuk ka vendim në lidhje me licencimin e tij, por vetëm të disa programeve. Veç këtyre, universiteti përdor nëpër broshura dhe faqen e ëebsite emrin si Universiteti i Shkodrës “Gjon Buzuku” duke çorientuar studentet.

Në pritje të vendimit final

0

Isa mustafa me ramushin ne kuvendSubjektet politike në Kosovë po presin vendimin final të Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë ka anuluar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlamentarit. Hapat e ardhshëm në varësi të sqarimit të plotë të Kushtetueses.

Në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi presin, që vendimi i kompletuar të sqarojë në detaje se kryetari i Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, çdo herë që votohet për të.

“Kjo meqë atë, në Kushtetutën e Kosovës nuk ka asnjë klauzolë që të thotë se mandatin për kreun e Kuvendit mund ta japë edhe ndonjë grup tjetër parlamentar, përveçse atij më të madh të dalë nga zgjedhjet, në këtë rast ato të 8 Qershorit. PDK mbetet si gjithmonë e hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, në të gjitha mënyrat, për të votuar si kryetarin e Kuvendit, edhe qeverinë e re”, u shpreh Ardian Arifaj, këshilltar i kreut të PDK për Top Channel.

Por, në bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma shpresojnë që vendimi final i gjykatës do t’u japë mundësinë edhe atyre të propozojnë kryeparlamentarin, në rast se PDK nuk mund ta zgjedhë atë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se i jep të drejtën për kreun e Kuvendit vetëm një grupi të caktuar parlamentar. Ne besojmë se në vendimin e saj do të krijohet, apo ekziston një mundësi për krijimin e institucioneve të reja. Nëse ekziston kjo mundësi, atëherë koalicioni ka të drejtë që të kandidojë kryetarin e Kuvendit dhe besoj se kjo e drejtë do të shfaqet në dokumentin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Avni Arifi, këshilltar i kreut të AAK për Top Channel.

Pavarësisht qartësimit, që do të bëjë gjykata me vendimin e kompletuar, që pritet të publikohet javën e ardhshme, dy blloqet politike vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e mëhershme, duke refuzuar bashkëpunimin.

Kështu, këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, tha se blloku, në rast se nuk i jepet e drejta të zgjedhë kryeparlamentarin, është unik për të shkuar në zgjedhje. Me të njëjtën gjuhë është përgjigjur edhe këshilltari i Hashim Thaçit, por Ardian Arifaj thotë se PDK do të bëjë përpjekje të ftojë për bashkëpunim subjektet e tjera për të formuar institucionet bashkarisht, për t’i shmangur zgjedhjet.

7 vjet pa profesorin – përkujtohet Faruk Begolli

0

FarukBegolli-aktorFilm dokumentar i pamontuar i cili zgjati 7min. e 35sec. u shfaq sonte në teatrin “Dodona” në përkujtim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të njohur Farku Begolli. I gjithë ky realizim ishte dëshirë e profesorit të ndjerë dhe këtë amanet ia dërgoi në fund Faik Gashi.

“Këto qa pamë sonte ishin disa sekuenca bruto të dokumentarit për Faruk Begollin, por në një të ardhme të afërt do të realizojmë një dokumentar me përmasa më të mëdha duke lëvizur nëpër të gjitha vendet ku ka luajtur Begolli”,tha për KultPlus realizatori I këtij dokumentari Faik Gashi.

Jo i gjithë materiali i mbledhur për 10 vite të përcjelljes së Begolli gjatë jetës dhe punës së tij u shfaq sonte,mirëpo në një të ardhme të afërt sipas Gashit dhe drejtorit të teatrit “Dodona” Agron Shala do të bëhet realizimi komplet i tij.

“Faiku ishte ai që ka përcjell jetën e tij dhe të gjitha këto janë xhirime personale. Ne si teatri “Dodona” e kemi përkrahur këtë dokumentar dhe në të ardhmen do e përkrahim edhe realizimin komplet të dokumentarit”,tha Shala.

Ndër të tjera realizatori i këtij filmi të shkurtër dokumentar Faik Gashi tha për KultPlus se me këtë film ka konkuruar në QKK por ende nuk ka hasur në mbështetje,për arsye se ka shumë konkurentë.

Faruk Begolli ka qenë dhe mbetet një njeri i madh, aktor dhe profesor i madh dhe për të realizuar këtë dokumentar ishte një emocion i veçantë për të gjithë por mbi të gjitha ishte kënaqësi që kishim në mesin tonë një aktor siç ishte Begolli, u tha ndër të tjera në koktejn e rastit që u mbajt, ku të ftuar ishin miqtë,familjarët dhe studentët e profesorit Begolli.

Obama: Të rishikohet armatosja e policisë

0

ShBA-Protesta ne FurgosonPresidenti Barack Obama –në përgjigje të disa ditëve me dhunë racore në Ferguson, të shtetit Missouri –ka urdhëruar të rishikohen praktikat e qeverisë për pajisjen me armatime të policisë shtetërore dhe asaj lokale.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë të shtunën, se Shtëpia e Bardhë do të rishikojë, në se qeveria duhet të vazhdojë t’u japë pajisje të tilla dhe se si disa nga pajisjet, si armët automatike dhe automjetet e blinduara dislokohen nga agjencitë lokale, raporton VOA.

Fotografitë dhe videot ku paraqiteshin policët me automjete të blinduara dhe me pajisje ushtarake, në përgjigje të protestuesve në Ferguson, i kanë alarmuar shumë shtetas amerikanë dhe disa nga ligjvënësit.

Zyrtarët thonë se Presidenti kërkon të dijë në se grantet federale që lejojnë transferimin e këtyre armatimeve të rënda janë të përshtatshme dhe në se policia lokale është e stërvitur siç duhet për përdorimin e tyre.

Zyrtarët thanë gjithashtu, se rishikimi i këryre armatimeve të policisë do të realizohet në koordinim të ngushtë me Kongresin.

Seancën e Kuvendit e thërret Flora Brovina

0

Brovina-RugovaPas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik të premten, ku njoftohet se zgjedhja e Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit të Kosovës është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit, do të thirret edhe një seancë tjetër e Kuvendit.

Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga instituti “KIPRED”, ka thënë për lajmi.net se në bazë të praktikave parlamentare, seanca e cila ndërpritet për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdon aty ku ka mbetur.

Krasniqi tregon se hapat e ardhshëm për thirrjen e seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës varet nga vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

“Në bazë të njoftimit të publikuar, Gjykata nuk ka njohur mocionin për procedurat të ngritur për shkarkim të kryesuese znj. Brovina, që i bie të jetë ajo personi i cili duhet të thërret seancën e ardhshme e cila është vetëm vazhdim i seancës së nisur me 17 korrik. Nga praktikat parlamentare, seanca e cila ndërpritet për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet të nesërmen, që në këtë rast i bie që menjëherë pas publikimi të vendimit kryesuesja të thërret vazhdimin e seancës”, thotë Krasniqi.

“Ndërsa, nëse Gjykata lëshohet të shqyrtojë edhe rendin e ditës të përcaktuar nga kryesia e legjislaturës së kaluar së bashku me kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe ndarjen e ulëseve, atëherë seanca e ardhshme duhet të thirret nga kryesia e legjislaturës së kaluar”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Presidentja ka kryer detyrën e saj kur ka thirrur seancën e 17 korrikut dhe nuk kërkohet nga ajo të thërras seancë të re, por të vazhdohet seanca e nisur, pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka kontestuar mënyrën e thirrjes së seancës konstituive, por ka shpallur si të pavlefshëm vazhdimin e seancës pas mbylljes që kishte bërë kryesuesja në mungesë të kuorumit.

Krasniqi tha se gjatë javës së ardhshme Gjykata duhet ta publikoj vendimin që t’i hap rrugë formimit të institucioneve, që sipas tij, mund të formohen në fund të shtatorit.

“Gjatë javës së ardhshme do të duhet të nxirrej vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, dhe menjëherë të pasohej me konstituimin e Kuvendit. Pastaj edhe 25 ditë të tjera deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, nëse PDK dështon ta bëjë këtë në herën e parë. Marrë parasysh këtë institucionet e reja pritet të fillojnë punën kah fundi i muajit shtator. Meqenëse konstituimi i Kuvendit nënkupton edhe zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë, kyçe do të jetë vendimi i Gjykatës nëse njeh të drejtën e formimit të grupeve parlamentare para zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit apo të njeh mundësinë që nëse i nominuari i parë për kryetarë të kuvendit nuk arrin të zgjidhet, t’i njihet e drejta grupit tjetër parlamentarë ta bëjë këtë”, tha Krasniqi.

Prizreni iu bënë konak vizitorëve të “Doku Fest”-it

0

Prizreni 18788Në edicionin e trembëdhjetë të festivalit “Doku Fest”, ka vazhduar bashkëpunimi i festivalit me qytetarët e Prizrenit, të cilët i lëshojnë me qira shtëpitë e tyre. Këtë vit kanë qenë 30 familje që u kanë bërë konak mysafirëve dhe vizitorëve të “Doku Fest”-it. “Hospitality” është vendi ku mund të adresohen të gjithë vizitorët e “Doku Fest”-it. Bekim Gota, qytetar i Prizrenit, thotë se ka qenë ideja e gruas së tij për t’i lëshuar dy kate të shtëpisë me qira për vizitorët e “Doku Fest”-it.

Tani i kemi shtatë vizitorë në shtëpi dhe jam shumë i kënaqur me ta”, ka treguar Bekim Gota, i cili shprehet se bashkëpunimin me festivalin do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Kemi pasur disa të huaj, aq shumë që ishin të kënaqur sa më kishin lënë një letër falënderuese”, ka treguar Bekim Gota.

Gjergj Pasuli, i cili lëshon tri dhoma me qira, thotë se do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me “Doku Fest”-in. “Kam shkuar tek zyrat e “Doku Fest”-it ku jam paraqitur se mund të pres vizitorë në shtëpinë time dhe jam shumë i kënaqur deri më tani. Vizitorët që kanë ardhur deri më tani në shtëpinë time, kanë qenë shumë të mirë”, është shprehur Gjergj Pasuli, në shtëpinë e të cilit janë të vendosur shtatë mysafirë.

Vizitorëve të “Doku Fest”-it u ka bërë konak edhe familja Bytyqi. Diellza Bytyqi thotë se i lëshojnë pesë dhoma për vizitorët e “Doku Fest”-it. “Jemi shumë të kënaqur, janë shumë të sjellshëm”, tregon ajo.

Bekim Tuli thotë se pasi kishin parë shumë të interesuar për festivalin “Doku Fest” kishin vendosur shtëpinë ta lëshojnë me qira për mysafirë. “I kemi gjashtë dhoma me qira. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me vizitorët”, tregon Bekim Tuli, në shtëpinë e të cilit kanë qenë të vendosur të huaj dhe vendorë.

Edhe vëllai i tij, Ramiz Tuli, lëshon dhomat me qira për “Doku Fest”-in. Ai thotë se bashkëpunimi ka lindur para tre vjetëve. “Vizitorët janë kryesisht të mirë, kryesisht vendorë, por edhe të huaj dhe nga Shqipëria”, tregon ai, derisa thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë, aq sa do të zgjasë “Doku Fest”-i, ngase siç thotë ai interesi është i përbashkët.

Shpresim Nushi është i papunë. Ai katër vjet më parë ka nisur bashkëpunimin me “Doku Fest”-in. “Sivjet kam shkuar dhe u kam thënë që të më sjellin vizitorë në shtëpi, për shkak të kushteve, standardit të jetës që e kam”, ka thënë Nushi. Siç thotë ai, me këto të ardhura i mbulon një pjesë të shpenzimeve që i kanë. Ai lëshon tri dhoma për vizitorët. “Mundohemi që vizitorët që janë nga jashtë t’u lëmë përshtypje të mirë”, shprehet Shpresim Nushi.

Thëllënza Qereti, nga stafi i “Doku Fest”-it, tregon për “Zërin” se bashkëpunimi me qytetarët e Prizrenit për t’i lëshuar shtëpitë me qira ka lindur vite më parë, përmes një projekti. Pronarët e shtëpive paraqiten para se të fillojë festivali. “Ne i shikojmë të gjitha shtëpitë, kushtet që i kanë edhe pastaj vendoset se cilat shtëpi do t’i marrim dhe në bazë të dhomave i vendosim mysafirët”, ka thënë Qereti. Ajo ka treguar se pagesa bëhet përmes tyre, si staf, ose direkt përmes mysafirit që ka qëndruar aty. “Pagesa është 10 euro për person”, shton ajo, teksa thotë se numri i shtëpive për këtë vit ka qenë 30, sipas saj, të gjitha me kushte të mira.

“Tani për tani të gjitha shtëpitë janë të mbushura me mysafirë që janë të ftuar nga “Doku Fest”-i dhe ata që kanë ardhur për qejf në festival”, ka thënë Thëllënza Qereti. Vizitorët nëpër shtëpi private shoqërohen prej vullnetarëve.

Tri herë në zgjedhje për një vit?

0

zgjedhjet5Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm seancën konstitutive të 17 korrikut, e ka futur edhe më shumë vendin në shinat e zgjedhjeve të parakohshme.

Të tretat brenda një viti, të cilat për vendin do të kishin edhe një dëm të ndjeshëm ekonomik përveç atij politik. Më 3 nëntor 2013 u mbajtën zgjedhjet lokale, ndërsa më 8 qershor 2014 zgjedhjet parlamentare.

Nëse subjektet politike nuk arrijnë ta zgjidhin ngërçin politik pas vendimit të fundit të Kushtetueses, atëherë vendi muajt e ardhshëm do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare./zeri/

Gani Gecit i caktohet një muaj paraburgim

0

Gani Geci-ish deputetGani Gecit, që është i dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit i është vendosur masa e paraburgimit për një muaj nga ana a e policisë së EULEX-it. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Ganiut, Fadil Geci për gazetën Tribuna. ”Ganiu në bazë të procedurave ligjore do të qëndrojë një muaj paraburgim”. Ndërkaq sipas tij, Ganiu tashmë gjendet në burgun e Lipjanit dhe aty do të qëndrojë për një muaj rresht. Mirëpo Fadili nuk ka dashur të flasë për vendndodhjen e deritashme të Ganiut.

“Ai do të tregojë vet se ku ka qëndruar gjithë këtë kohë”, është shprehur Fadil Geci. Sipas tij familja Geci nuk ka asnjë informatë se ku ka qëndruar deri tash familjari i tyre dhe nuk di nga cili shtet Ganiu ka ardhur në Kosovë për t’iu dorëzuar policisë së EULEX-it. Sipas tij Ganiu do të tregojë vet se ku ka qëndruar gjatë këtyre ditëve.

“Nuk kam asnjë informatë për këtë. Nuk kam komunikuar hiq me të. Krejt këto gjëra do t’i thotë vetë Ganiu, kur t’i jepet mundësia të flasë”, ka thënë Fadil Geci. Ndërkaq Fadili vendimin e vëllaut të tij, Ganiut, për t’iu dorëzuar policisë së EULEX-it e cilëson si më të duhurin. Ai tha se tashmë familja Geci e ka humbur besimin tek institucionet kosovare./tribuna/

Tri opsionet e PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik

0

PDK-logo8-07Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e njeh Partinë Demokratike të Kosovës si grupin më të madh parlamentar, duke i dhënë edhe të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, ka shtyrë drejtuesit e kësaj partie që t’i ndezë motorët. Partia e Hashim Thaçit është duke i menduar tri opsione për dalje nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Kriza kishte nisur kur blloku opozitar LDK-AAK-Nisma nënshkruar një marrëveshje për krijimin e qeverisë së opozitës, duke u betuar që në asnjë rrethanë të mos lejojnë krijimin e qeverisë “Thaçi 3”.

Burime të gazetës Tribuna brenda PDK-së, bëjnë të ditur se krerët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar seriozisht situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili i jep të drejtën kësaj partie për ta propozuar emrin e kryeparlementarit. Sipas këtij burimi, PDK është duke i menduar tri opsione për zgjidhjen e ngërçit politik…/tribuna/

Rrymat radikale nuk prishin miqësinë Kosovë -Amerikë

0

Prihshtina me flamuj amerikanQë shqiptarët vazhdojnë të mbesin proamerikanët më të mëdhenj në Ballkan e edhe më gjerë, këtë nuk e vë askush në dyshim, por duket se edhe dilema se a do të vazhdojë superfuqia botërore të mbështet Kosovën në rrugën e asaj drejt integrimeve euro-atlantike tashmë nuk ekziston.

Njohësit e çështjeve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë që përkundër zhvillimeve të fundit në vend pas arrestimit të 43 të dyshuarave për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftën në Siri, nuk pritet që Kosova të humbasë mbështetjen dhe përkrahjen amerikane, për faktin që kauza e tyre nuk ka gjetur mbështetje nga qytetarët e Kosovës.

Për Naim Malokun raportet e mira Kosovë-Amerikë tashmë kanë hyrë në një marrëdhënie tradicionale, burimet e së cilës datojnë qysh në Pavarësinë e Shqipërisë më 1912 e tutje./tribuna/