18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në Shqipëri mbi 10 mijë diploma pa vlerë

DiplomaUniversitet private në Shqipëri kanë dhënë diploma edhe për degët të cilat nuk ishin njohur nga Ministria e Arsimit. Për këtë arsye më mijëra diploma të cilat të rinjtë tashmë i kanë marrë, nuk kanë asnjë vlerë.

Këtë fakt e konfirmon Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca i cili bëri të ditur se Ministria e Arsimit nuk do ti njoh këto diploma. “Në të tre institucionet e arsimit të lartë, “Gjon Buzuku”, “Medicom”, por edhe “Nëna Mbretëreshë Gerdaldinë”, janë konstatuar shkelje, të cilat do të rëndojnë mbi qindra studentë të diplomuar aty”, tha Plarent Ndreca, transmeton gazeta Standard.

Denoncimi

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, tha se në pjesën më të madhe të regjistrave themeltarë mungojnë elementët e sigurisë, si dhe një pjesë e studentëve janë regjistruar në programe të palicencuara më parë nga Ministria e Arsimit. “Janë deklaruar të dhëna të rreme, të pasakta, pranë institucioneve zyrtare shtetërore. Nuk janë raportuar në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve sipas kërkesave të aktit ligjor në fuqi. Institucioni, në harkun kohor të 4 muajve, ka deklaruar të dhëna të ndryshme për numrin total të studentëve që disponon. Në Janar deklarojnë 136 studentë, ndërsa në Prill deklarohet 300 numri i studentëve. IAL ka diplomuar studentë para akreditimit të programit të studimit Bachelor në Infermieri dhe Mësuesi, Cikli i Ulët. Institucioni ka diplomuar studentë përpara datës së akreditimit, në disa programe studimi që ka hapur në kundërshtim me nenin 25, pika 1 dhe 62, pika 3 e arsimit të lartë, ku parashikohet se çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit”, u shpreh Plarent Ndreca. Më tej Sekretari i MAS thekësoi se nga të gjithë institucionet e arsimit të lartë, të cilëve iu është hequr licenca nga Këshilli i Ministrave, janë 3 institucione të cilëve iu është hequr licenca për shkak se është konstatuar mosfunksionimi i tyre, apo vetëmbyllja e tyre. Këto janë “Akademia e Ndërtimit të Tiranës”, institucioni i lartë “Elitë” dhe “Justiniani i Parë”. Këtyre iu është konstatuar mbyllja e aktivitetit”, deklaroi më tej Ndreca.

“Medicom”

Kolegji profesional “Medicom”, ka shkelur 17 nga 37 kriteret. Një ndër to është fillimi i aktivitetit një vit më parë se të plotësonte dokumentacionin, nuk ka numrin e kërkuar të personelit dhe kualifikimin e duhur të tij. Ndërkohë që sipas sekretarit të Ministrisë së Arsimit, “Medicom” ka deklaruar të dhëna të rreme pranë Ministrisë së Arsimit. Në janar ka deklaruar 136 studente ndërsa në prill 300 të tillë. Ndreca thekson se ky kolegj nuk garanton vazhdimësinë akademike dhe nuk siguron kompensimin financiar të studenteve në rast falimentimi. Nga ana tjetër, ka studentë që nuk figurojnë të jenë regjistruar në regjistrin themeltar.

“Nëna Mbretëreshë Geraldinë”

Shkolla e lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” u mbyll pasi nuk plotësonte 24 nga 37 kriteret e kërkuara. Në programin e infermierisë i kanë filluar regjistrimin dhe mësimdhënien 2 vite para licencimit dhe në programin e ciklit të ulët “Mësuesi” një vit para se të regjistroheshin. Ky institucion ka diplomuar studentë përpara se të akreditohej, nuk kanë numrin minimal të personelit, nuk kanë kualifikimet e duhura, janë deklaruar të dhëna të rreme pranë institucioneve shtetërore, regjistrimet e studentëve nuk janë me data progresive, por janë bërë tejkalime datash dhe vitesh.

“Gjon Buzuku”

Shkolla e lartë “Gjon Buzuku” ka shkelur 16 nga 37 kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit. Kjo shkollë është licencuar dhe është pajisur me leje për zhvillimin e veprimtarisë sipas një strukture të përbërë nga 2 fakultete, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ndërsa për Fakultetin Ekonomik nuk ka vendim në lidhje me licencimin e tij, por vetëm të disa programeve. Veç këtyre, universiteti përdor nëpër broshura dhe faqen e ëebsite emrin si Universiteti i Shkodrës “Gjon Buzuku” duke çorientuar studentet.

Më Shumë

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur. Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare. “Mandela” i Kosovës, lindi më 26...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Lajmet e Fundit