“Brenda ka dritë” – kundër paragjykimeve

Brenda ka dritë-dokufestEkrani i madh i vendosur mbi Lumbardh, shndërrohet në pasqyrë të jetës së një artisti. Rrëfimi nis në Runikë e përfundon në Venecia.

Fiks 130 ulëset që janë vendosur në skenën e “Kino Lumi”, nuk mjaftojnë. Ata që duan të njihen me jetën e Petrit Halilajt janë të shumtë. Të gjithë janë mbledhur në Prizren, shkruan Koha Ditore.

Rrethoja e kinemasë që qëndron mbi skenën e improvizuar shërben edhe si alternativë e atyre që nuk kishin blerë biletën, për ta parë dokumentarin “Brenda ka dritë”,me regji dhe produksion të Rea Surroit dhe Dardan Selimajt. Dokumentari u shfaq në orën 20:00, në ditën e shtatë të “DokuFestit”.

Dokumentari nis me mbledhjen e degëve në fshatin Runik, të cilat Dritoni, vëllai i Petriti më pas do t’i dërgonte në Itali. Këto degë Petriti do t’i shfrytëzonte për veprën artistike me të cilin do të paraqitej në Bienalen e Venecias, vitin e kaluar. Në qendër të këtij dokumentari është e vendosur procesi i përgatitjes për paraqitjen e Halilajt në Bineale, por në vete ngërthen një tregim edhe më të thellë.

Vepra që ai ndërtoi në Venecia, ishte e ngjitur në rreth 30 centimetra në lartësi. Përmes një tuneli të errët do të dilje tek degët që ai i kishte vendosur e që krijonin ndjenjën e një kafazi. Nëpër një vrimë në mes të drunjve, e ku nuk shihet asgjë, vetëm pak hapa nëpër të do të shihej një drita e bardhë.

E pas saj një hapësirë, më e madhe se ajo për njerëzit, u është lënë zogjve dhe disa rrobave të artistit. Mesazhi i tij ishte i thellë dhe kishte një kuptim krejt tjetër nga ajo që kritikët në fillim do të perceptonin.

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit