12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8192

Për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, pyeteni Kryeministrin

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të deklarohet rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se për çështjen e zgjedhjeve duhet të pyetet Kryeministri dhe ata që kanë qenë të përfshirë në bisedimet e Brukselit.

“Marrëveshjen e kanë bërë Qeveria, ekzekutivi i vendit. Ne e respektojmë çdo vendim të cilin e merr Qeveria dhe Qeveria duhet ta t’i marrë vendimet konform Kushtetutës dhe ligjeve që janë në fuqi”.

I pyetur se a është shkelje e sovranitetit, mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Krasniqi thotë se ai është vetëm për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Unë nuk jam këtu që të jap përgjigje se a është shkelje. Po, unë e thash, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve dhe me këtë unë e thash mendimin tim”.

“Për marrëveshjen pyeteni Kryeministrin, zëvendëskryeministrin që kanë qenë në bisedime”.

Sa i përket vendeve të rezervuara, Krasniqi i quan të paarsyeshme kërkesat e minoriteteve.

“Unë për këtë çështje kam dhënë mendimin tim dhe se kam asnjë arsye që ta ndryshojë. Unë konsideroj që kërkesat e minoriteteve pakicë janë të paarsyeshme, janë jo konform Kushtetutës, janë kundër dokumentit gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, në të cilin i kanë edhe vendet e rezervuara dhe ata duhet ta dinë se në asnjë vend të rajonit dhe të Europës nuk ka as vende të rezervuara dhe as vende të garantuara, por i nënshtrohen një procedure të votimit”.

“Në këtë aspekt janë të avancuara të drejtat dhe liritë e komuniteteve pakicë dhe çka është më kryesorja, kështu siç janë të garantuara është dëmtim i proceseve demokratike në Kosovë dhe një kërkesë e tillë është e paarsyeshme”.

Për këtë arsye Krasniqi thotë se minoritetet nuk kanë arsye që t’i bllokojnë ndryshimet Kushtetuese, siç do të jetë ai për shndërrimin e FSK në FAK.

“Sikur vendimi ose ndryshimi që do të bëhej të ishte kundër marrëveshjes ndërkombëtare të Vjenës, dokumentit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, ata kanë të drejtën ta bllokojnë. Por, gjithçka që është konform atij dokumenti nuk kanë të drejtë ta bllokojnë, pra as ndryshimet kushtetuese që i duhen Kosovës”.

Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka arritur në Qeveri ligji për zgjedhjet, në mënyrë që të procedohet me futjen e tij në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit.

“Ligji ende nuk është kthyer nga Qeveria. Nëse kthehet nga Qeveria dhe partitë politike në Kuvend janë të gatshme ta respektojnë Rregulloren e Kuvendit mund të shkojë duke e votuar paraprakisht anashkalimin e rregullores me 80 vota të deputetëve. Mund të hyjë në rend dite nëse është vullneti i grupeve politike”.

Në lidhje me temën aktuale për krijimin e një Tribunali për krime të luftës në Kosovë, Krasniqi shprehet:

“Konsideroj që institucionet e Kosovës në përgjithësi, politika e Kosovës në veçanti duhet ta shikojë dhe rishikojë mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë, se a është duke funksionuar sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

“Përndryshe, Tribunali i Hagës, nëse veç precizohet për luftën, unë jam i bindur se nuk ka nevojë se edhe ashtu ishte një Tribunal i Hagës”.

Mehmeti: Salim Jenuzi nuk po mund t’i menaxhoi rrenat e fushatës

0

FatmirMehmeti-ldk-dragashKryetari i LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti nuk habitet për mosformimin e qeverisë së re nga kryetari i PDK-së dhe Komunës, Salim Jenuzu. Sipas tij, Jenuzi është në kërkim të gjetjes së një “zyre” alternative.
“Pas procesit zgjedhor në komunën e Dragashit, Salim Jonuzi tashmë pothuaj vazhdimisht po kalon kohën në zyrat alternative sepse po i trokasin në derë ata që hëngrën rrenat e tij”

“ Po ia lypin hisen partitë e koalicionit “turli” e ai s`ka çfarë t`u japë”, shkruan Mehmeti në ‘Facebook’.

Kryetari Salim Jenuz nuk ka arritur të formojë ende qeverinë e re në Dragash. Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj,që kur kanë përfunduar zgjedhjet lokale, Jenuzi nuk ka mundur të zgjedh drejtorët e rinj të Ekzekutivit. Ai ende është duke punuar me drejtorët e mandatit të kaluar.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se Jenuzi nuk është duke u marrë fare me formimin e qeverisë së re.

“Kryetari Jenuzi ka harruar krejt për të formuar qeverinë e re”, tregon me kusht anonimiteti një anëtar i PDK-së në Dragash.

Salim Jenuzi dhe PDK-ja në Dragash në zgjedhjet e fundit lokale, fituan edhe një mandat për të qeverisur komunën e Sharrit. Fitoren Jonuzi e siguroi për të tretën herë në balotazhin e 1 dhjetorit, përballë kandidatit të LDK-së,Fatmir Mehmeti.

“Ky farë Salimi si duket ka filluar të mendojë për ikjen nga përsheshi partiak dhe marrja nën ombrellë të një partie me më shumë deputetë pas partisë së tij”.

“Ai çon selame për një apetit të tij që do t`i rehatonte kryet (ashtu po i a ka ënda). Ai harron se ne si LDK kemi shpaluar programin për ta shpëtuar popullatën nga rrjepësit e lëkurës, por popullata shkoi pas viktimizuesit”.

“Ne tash jemi opozitë. Salimi duhej të kishte menduar ” t`i baj vendin para se ta vidhte sendin”.

“ Tash Zoti ia bëftë mirë aventurës së tij dhe apetiteve të tija ditëshkurtra”.
“Koha do të tregojë kush ishim ne dhe kush është ai. Ne nuk e legjitimojmë abuzuesin e pushtetit , le ta dinë të gjithë dhe i mbetemi besnik elektoratit tonë që me votën e dhënë e kërkoi ndryshimin”/PrizrenPress.com/

 

Filmi “Amel”, në “Films des Femes”

0

Film-AmelFilmi “Amel” i regjisores kosovare, More Raça do të jetë pjesë e edicionit të 36 të Festivali i Filmit “Films des Femes”. Ky Festivali i Filmit i dedikohet vetëm femrave regjisore, dhe që nis prej 14 deri më 23 mars. Prezantimi i filmit është mbështetur nga Komisioni Evropian.

Filmi ‘’Amel’’ bënë fjalë për aktoren Amel, e cila e provon fatin e një audicioni të filmit të një produksioni ndërkombëtarë. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marr një rol në këtë film por më vonë i shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj. Në film luajnë aktorët: Makfire Mifta Bekim Mulaj, Veton Osmani, Hazir Haziri, Shengyl Ismajli e Arvanit Krasniqi.

Prezantimi në festivalin e Parisit ka ardhur si rezultat i prezantimit në festivalin e Armenisë, ku filmi “Amel” pat marr pjesë gjatë vitit të kaluar dhe u pat shpërblyer me çmimin special të jurisë.

“Sytë e shkruar” edhe në gjuhën spanjolle

0

JetonNeziraj-Sytë e shkruar“Sytë e shkruar” drama për fëmijë e dramaturgut Jeton Neziraj është botuar këtyre ditëve në Meksikë, në antologjinë e dramave për fëmijë.

Drama “Sytë e shkruar” në spanjisht është botuar me titullin “Ojos de gato” dhe nga anglishtja është përkthyer nga José Emilio García.

Kjo është prej dramave të para të dramaturgut Neziraj, e shkruar në vitin 2011, në punëtorinë për shkrimtarë të organizuar nga Qendra Teatrore për Fëmijë. Ajo ka pasur premierën teatrore në vitin 2004, në Teatrin Shqiptar në Shkup, në regji të Dimitar Elenov nga Bullgaria.

Deri më tash, veç në gjuhës shqipe, kjo dramë është përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën angleze, maqedonase, turke dhe tash edhe në gjuhën spanjolle

Hivzi Islami e Edi Shukriu inaugurohen anëtarë të Akademisë së Salcburgut

0

Hivzi Islami e Edi ShukriuNë Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, më 8 mars u bë inaugurimi solemn i dy anëtarëve të kësaj Akademie: prof. dr. Hivzi Islamit, demograf, anëtar i rregullt i ASHAK dhe kryetar aktual i saj, dhe prof. dr. Edi Shukriut, arkeologe, anëtare korrespondente, njofton Shërbimi profesional i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës.

Në nëntor të vitit 2013 ata ishin zgjedhur anëtarë të kësaj Akademie Evropian.

Anëtarë të Akademisë Evropiane janë akad. Rexhep Ismajli dhe anëtari i jashtëm akad. Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi.

“Dodona” u gëzohet fëmijëve, i vuan të rriturit

0

TeatriDodonaTë shtunave në mesditë amfiteatri i tij mbushet plot. Fëmijëve ndodh edhe që u duhet të presin për orarin tjetër për të parë kukullat në skenën e teatrit “Dodona”. I themeluar si teatër i të rinjve, fëmijëve dhe kukullave, “Dodona” viteve të fundit, ndonëse ka publik me numër shumë të madh të të vegjëlve, po përballet me mungesën e publikut gjatë shfaqjeve të mbrëmjes. Shfaqjet për të vegjlit plot, për të rriturit bosh.

Por Agron Shala, drejtor në teatrin “Dodona”, ka thënë për “Zërin” se nuk është i vetmi teatri “Dodona”, i cili ka mungesë të publikut gjatë shfaqjeve të mbrëmjes, por se kjo gjë vërehet edhe në teatrot e tjera të Kosovës. “Mungesa e publikut në shfaqjet e skenës së mbrëmjes është problem me të cilin ballafaqohen të gjitha teatrot e Kosovës. Arsyet janë të shumta pse ndodh kjo në Kosovë, duke filluar nga mos interesimi i shikuesve, niveli i shfaqjeve, mungesa e sinqeritetit në art, mos interesimi i vet artistëve e deri te trendët e reja teknologjikë që kanë zëvendësuar format e mëparshme të edukimit kulturor apo të kalimit të kohës së lirë”, ka thënë Shala.

Shala shton se një ndër faktorët që e ulë shikueshmërinë nga të rriturit është edhe si pasojë e asaj se ata fëmijë që vijnë për t’i shijuar shfaqjet që jepen për ta, atyre po u bie interesimi kur ata po rriten. “Dodona” fëmijëve ua ofron kontaktin e parë me teatrin dhe këtë rol e luan në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, interesimi bie kur ata po rriten. Ndoshta, do të duhej të mendohej edhe për një skenë të “ndërmjetme”, një si teatër për tinejxherë. Por, në këtë drejtim kërkohet angazhim i institucioneve të tëra, sepse është fushë e pastudiuar. Thjesht, duhet të njihet kjo moshë, të studiohen preferencat e tyre dhe natyrisht edhe teksti dhe regjia të konceptohen ndryshe”, u shpreh Shala.

Sipas tij, teatri “Dodona” në raport me teatrot tjera qëndron më mirë edhe sa i përket publikut të rritur, duke theksuar se ky problem nuk zgjidhet i vetëm dhe se për këtë duhet të angazhohen teatrot dhe i tërë komuniteti artistik në Kosovë. Shala gjithashtu ka bërë të ditur se edhe pse tashmë kemi hyrë në muajin e tretë të vitit 2014, “Dodona” gjendet akoma në sezonin 2013/14.

“Ne si ‘Dodonë’ nga shtatori deri sot kemi dhënë jo më pak se tri premiera: “Në mbrojtje të njeriut të shpellës”, “Menaxheria e qelqtë” dhe “Posta pa email”. Ndërsa, këto ditë do të startojmë edhe me një shfaqje tjetër të re e interesante për fëmijë. Meqë deri tash financimi i projekteve tona është bërë në formë të subvencioneve, gjithçka varet nga mbështetja materiale që do ta kemi. Por, besoj se edhe këtë herë do të jemi liderë në skenën teatrore të Kosovës, jo vetëm me numrin e premierave, po edhe me nivelin e shfaqjeve”, është shprehur Shala.

Ndërkaq, ai ka theksuar se në skenën e mbrëmjes planifikojnë të japin një komedi origjinale të titulluar “Trangullat”, pastaj pjesën e dytë të trilogjisë së konceptuar nga Orhan Kerkezi “Ameba”, shfaqjen “Të dielat” etj., kurse në skenën për fëmijë në plan është të jepet shfaqja “Princi i vogël”.

“Kur është fjala te shfaqjet me kukulla, ju e dini se këto shfaqje tonat kurrë nuk shuhen. Kështu, në repertor të rregullt pos shfaqjeve të reja do të ketë edhe shfaqje që janë realizuar para p.sh. më shumë se 20 vitesh. Shpresojmë që këtë vit do t’i pranojmë dy aktore të reja në trupën tonë, sepse kështu do të mund t’i rikthenim në skenë disa shfaqje të mira, si p.sh. “Vjollca magjike” apo “Përralla e furrtarëve” që nuk jepen më vetëm pse në to ishin të angazhuar aktorë të jashtëm e që tashti kanë angazhime tjera”, tha për gazetën Agron Shala.

Gjatë vitit të kaluar teatri “Dodona” ka pasur 157 programe për fëmijë dhe ishte pjesëmarrëse në tri festivale. Në skenën për të rritur ka pasur gjithsej 38 programe. Numri i shikuesve në shfaqjet për fëmijë ka qenë 19,335, ndërkaq në shfaqjet për të rritur 7100, duke nxjerrë si shifër të plotë të vizitorëve në këtë teatër mbi 26 mijë shikues. Teatri “Dodona” qe themeluar në vitin 1986.

Transformimi i FSK-së të bëhet me legjislaturë

0

FSK12-16Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja dhe ai politik, Shkëlzen Maliqi, kanë ftuar Qeverinë dhe Kuvendin të mos e zvarritin procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ata kanë deklaruar se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet në këtë legjislaturë dhe se nuk ka arsye të shtyhet më vonë.

Sipas tyre, përbërja e ardhshme e Kuvendit mund të zvarrisë edhe më shumë këtë proces.

“Duhet të shfrytëzohet garnitura e tanishme e deputetëve, sepse në zgjedhjet e ardhshme supozojmë se pjesa më e madhe e deputetëve nga pakica serbe do të jetë nga “Lista Srpska” dhe do të jetë e vështirë të binden këta deputetë të votojnë pro ndryshimit të Kushtetutës”, ka thënë Florian Qehaja për Epokën e re.

Dialogut në nivel Kryeministrash duhet të mbyllet

0

Azem-VllasiAzem Vllasi thotë se nuk duhet të ketë raund të ri bisedimesh mes Kryeministrave Thaçi-Dacic, para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në Kosovë dhe Serbi.

Ai beson se shumica e çështjeve që lidhen me Marrëveshjen e 19 Prillit, tashmë janë përmbyllur dhe se dialogu duhet të kalojë në nivel ekspertëve, të cilët do të përqendrohen në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Në një bisedë për lajmi.net, Vllasi pohon se bisedimet në nivel Kryeministrash duhet të përmbyllen, pasi frikësohet se ai mund të rrëshqasë në një proces të pafund.

“Zgjedhjet e caktuara në Serbi dhe ato të paralajmëruara në Kosovë do ta shtyjnë anash çështjen e dialogut, ashtu që më nuk do të ketë as atë peshë, as atë dinamikë, që e ka pasur deri më tani”.

“Do të ketë edhe një takim në nivel të dy Kryeministrave, vetëm nëse Ashton i thërret që të dy në Bruksel”.

“Për temat esenciale, të cilat ishin pjesë e bisedimeve mes dy Kryeministrave, duhet të kenë përfunduar”.

“Si për çështjen e gjykatave, si për çështjet tjera, 90 %, kanë mbetur tema të bisedimeve në nivel të ekspertëve, eventualisht nga pala jonë në nivel të Zëvendëskryeministrës, që t’i vazhdojë dhe të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme”.

“Procesi i dialogut në nivel të Kryeministrave duhet të mbyllet, sepse nëse vazhdohet ajo do të rrëshqasë në një proces të pafund, ku do të hapen apetitet e Serbisë për t’u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës”.

“Sipas mendimit tim, nuk do të ketë takim para zgjedhjeve dhe nuk duhet të ketë”.

Kryeministri në ikje Ivica Dacic ka deklaruar të shtunën për mediat serbe se nuk do të ketë raund të ri bisedimesh para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Takimi i radhës në Bruksel do të jetë pas zgjedhjeve, por nuk mund të them ndonjë date”, ka thënë ai.

Por, dinamika e Dialogut në Bruksel pritet të bie dukshëm. Krejt kjo për shkak të procesit zgjedhor. Serbia do t’i zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 16 mars, ndërsa Kosova sipas të gjitha gjasave pritet t’i mbajë ato në qershor.

E gjithë kjo pritet të reflektojë në zvarritjen e marrëveshjeve për pikat që kanë mbetur të hapura. Çështja e Gjykatave në Veri, statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, dhe shpërbërja e formacionit “Mbrojtja Civile”, janë temat për të cilat palët nuk janë dakorduar ende , megjithëse për të parën thuhet se ka një marrëveshje në parim.

Daka: KQZ s’merret me zgjedhjet e Serbisë

0

ValdeteDaka-zgjedhjetZgjedhjet e përgjithshme serbe të dielën e ardhshme, përkatësisht më 16 mars, do të organizohen edhe në territorin e Kosovës. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se për organizimin e tyre do të kujdeset OSBE-ja.

Në anën tjetër, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kanë deklaruar se nuk do të involvohen në procesin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë.

“Në këto zgjedhje është e involvuar vetëm OSBE-ja. KQZ-ja s’ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë e involvuar në to”, ka thënë për “Zërin”, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Bien vetëvrasjet në Prizren

0

Policia-crime sceneNumri i personave, të cilët me vullnetin e tyre i kanë dhënë fund jetës gjatë vitit të kaluar, në rajonin e Prizrenit është ulur për gjashtë sosh. Shifrat flasin se dukuria e pazakontë për popullatën e këtushme, që mori hov në vitet e para të pasluftës, duket se po shkon drejt rënies, shkruan Zëri.

Mbështetur në shënimet zyrtare të policisë në Prizren, del se në vitin 2013 janë regjistruar 10 raste të vetëvrasjes, apo gjashtë më pak se sa në vitin 2012, kur në këtë formë jetën e përfunduan 16 persona, të grup-moshave e të gjinive të ndryshme.