Home Blog Page 8197

Filmat e realizuar brenda DokuFest-it nesër premierë në Kalanë e Prizrenit

0

filmi per kalan dokufest1Historia që personazhet bartin mbi supet e tyre është rutinore. Po vjen koha e të bërit jetë rutinore nëpër filmin kosovar. Skenaristi Naser Shatrolli, është autor (skenarist) i dy filmave, kësaj radhe edhe si regjisor në rrethana krejtësisht modeste, tenton të shpërfaq në ekran kulturën regjisoriale. Një listë e bardhë me emra të bardhë prej aktorësh si: Nora Muçaj, Mark Marku, Luan Kryeziu, Suela Bako, Rifat Smani, Hajat Toçilla, pastaj, regjisori dhe kameramani tetovar, Berat Asani i cili ka bërë regjisurën e njërit film, Tristan Halilaj si pjesë organizative e projekteve, janë një mori artistësh që kanë përvjel mëngët për të qenë pjesë e kësaj gala vrapimi artistik, ku do të nxjerrin në perdet e ekranit të madh të Kalasë së Prizrenit, përkatësisht në shtratin bazik të vjetërsisë së kulturës shqiptare punën finoke dhe të përimtuar artistike.

Nora Muçaj, është aktore me potencë përtej gjeografisë shqiptare. Aktrimi i saj, hovet e saj, janë model shkollor për kulturën e të bërit jetë në ekran. Mark Marku nxjerr në podium segmentin interpretativ për herë të parë si aktor dhe dëshmon se përveç këngës ka dhe vetitë e gjyshes së tij, e cila dikur kishte lozur në Prizren me Bekim Fehmiun. Luan Kryeziu, aktor i qytetit të Prizrenit, ishte po kaq i dalluar, me përplot finesa dhe gjallëri filmike.

Suela Bako, aktore dhe regjisore nga Tirana me fytyrën dhe pantomimikën e saj, nxjerr në pah veti që nuk gjen në modelin e aktores së kërkuar. Rifat Smani, aktor i sapo dalë nga djepi i akademisë së arteve, shfaq karakterin e tij njomak, dashurinë dhe forcën e tij artistike për ekranin dhe formulën e përcaktimit të tij.

Historia e filmit “Shpresa“ bluan nëpër dhëmballët e mullirit ideo-fabular, një lidhje dashurie mes një çifti të sapo formësuar për të kuptuar se çka është pesha e dashurisë përkatësisht rruga deri në kinema. Pra, tregimi që ky film trason ndërlidhet mes kinemasë dhe dashurisë për kinemanë përkatësisht dashurisë që ekrani mund të bartë në dorë e në mendje.

Ndërsa, “On night stand“ nxjerr në urën e kohës, një histori të një çifti që duan të shijojnë nën jorganin e panjohur atë që atyre ju pëlqen. Tingujt e kitarës i japin kahe sahatit shpirtëror të këtij çifti. Takohen në një legjendë gërmadhash, një hotel, vajza kërkon një hotel me pamje kah dielli, bëjnë atë që atë që duan, reflektojnë realitetin ballkanik në ardhje, nuk njohin njëri tjetrin, nuk flasin njëri për tjetrin, nuk din emrin e njëri tjetrit, japin mesazhin se jeta është udhëtim, është natë, është jorgan sa biblik po kaq dhe dramatik./KultPlus.com

Kërcënimi si kauzë

0

Imer MushkolajShkruan:Imer Mushkolaj

Ata që kërcënojnë e kanë veç një kauzë: të përpiqen për të ndalur të vërtetën që të tjerët duan ta tregojnë – të përpiqen për të ndalur dekonstruktimin e të vërtetës së tyre. Ata kërcënimin e kanë të vetmen kauzë.Para 15 vjetësh një grup politik, shumica e tyre të sapodemilitarizuar nga UÇK’ja, kishin zgjedhur të më frikësojnë dhe kërcënojnë me jetë, në mënyrë që të mos raportoja dhe publikoja asgjë që ka lidhje me ta. Kërcënimi kishte ardhur pas një shkrimi të publikuar, në të cilin ata paraqiteshin jo çfarë pretendonin të ishin.

Ata besonin se bëmat e tyre në luftë mjaftonin që të pranoheshin nga të gjithë si heronj, si njerëz që iu lejohet të bëjnë gjithçka, pa e pasur frikën se mund të ndëshkohen. E t’iu përmendej emri në gazetë, nuk bënte hiç. Sepse e vërteta e tyre kurrsesi nuk duhej të kontestohej. Ata që merrnin guximin ta bënin një gjë të tillë, rrezikonin me jetë. Ishin kohë të vështira dhe jeta e njeriut nuk vlente as pesë para. Kauzë e tyre ishte që me çdo kusht të mbyllnin gojën e atyre që mëtonin të tregonin diçka tjetër nga ato që thonin ata.

Vite më pas, më kërkuan falje dhe më thanë se kishin gabuar që kishin vepruar ashtu ndaj meje. Më thanë, po ashtu, se koha ka qenë e atillë dhe nuk e kishin kuptuar sa duhet rëndësinë e mediave dhe të fjalës së lirë.

Kërcënime nga të tjerë tipa të politikës dhe jo vetëm vazhduan gjatë gjithë viteve më pas. Njerëz të parapolitikës e kinse politikanë, njerëz të biznespolitikës e bizneskulturës nuk përtuan që kërcënimet e tyre t’i drejtojnë ndaj meje dhe kolegëve të mi, të cilët nuk bënin gjë tjetër veçse kryenin punën që iu takonte. Frikësimi dhe kërcënimet vazhdojnë edhe tash.

* * *

Në përpjekje për të ndalur kauzën e të vërtetës, pushtetarë, parti politike e grupe të tjera të interesit krijuan rreth vetes “mure mbrojtëse” – armata të tëra propagandistësh, të cilët shpesh luanin edhe rolin e atyre që përpiqeshin të denigronin gazetarë e opinionistë, vetëm se ata binin ndesh me agjendat dhe interesat e tyre. Ata të shpallnin tradhtar, të shitur, udbash e njeri të Serbisë me lehtësinë më të madhe. Mjaftonte të mos pajtoheshe me shefat e tyre, ose të shkruaje dhe flisje për luksin e tyre të krijuar “në emër të luftës” me para të taksapaguesve të varfër, ose të kritikoje veprime të tyre që ishin në dëm të qytetarëve, në dëm të shtetit.

Veteranë të luftës, të cilët tash kanë bërë vend në parti politike, por edhe kanë zënë pozita qeveritare me privilegje e përfitime të majme financiare, shfaqen kujdestarë të ruajtjes së të vërtetës që ata vetë e kanë krijuar e mitizuar. Dhe, në përmbushje të këtij misioni nuk ngurrojnë të pështyjnë e hedhin baltë mbi të gjithë ata që guxojnë t’iu kundërvihen me argumente ose t’i kontestojnë ato që i kanë kthyer në kult. Ndaj kujtdo që i kritikon, nxjerrin arsenalin e ndytë të sharjeve e fyerjeve, kërcënimeve e shtantazheve, pa përtuar ta bëjnë edhe AND’në e secilit, për të gjetur një pikë antishqiptarizmi e antipatriotizmi.

Sepse, kushdo që provon t’ua prishë rehatinë që ua jep pushteti i ndërtuar mbi pseudopatriotizëm e folklorizëm, është armik i tyre. Është armik i shtetit – i atij shteti që e rrejpin duke e vjedhur. Është dorë e zgjatur e Serbisë, është “zog shkine”, është lahper, legen, idiot, udbash, titist e çka jo tjetër. Kauzë të tyre i kanë sharjen, fyerjen, kërcënimin e denigrimin e tjetrit.

* * *

Dhe armata e kërcënuesve nuk mbaron këtu. Së fundi janë aktivizuar sërish ata që provojnë të na disciplinojnë në aspektin fetar dhe të na imponojnë ideologji të tyre.

Nëpërmjet portaleve e blogjeve të ndryshme, ata hedhin “fatwa” dhe kërkojnë kokën time. Arrijnë deri aty sa mua dhe disa të tjerëve na quajnë fashistë. Krejt për shkakun se përpiqemi t’ua dekonstruktojmë të vërtetën dhe agjendën e tyre. Krejt për shkakun se nuk pajtohemi me kauzën e tyre të dëmshme, të rrezikshme. Krejt për shkakun se nuk mendojmë si ta, nuk përshtatemi me matricën e tyre. Kërcënues dhe banalë janë treguar edhe këto ditë, pas deklarimeve tona për rastin e arrestimit të të dyshuarve për terrorizëm.

Ata me qëllim i keqinterpretojnë dhe keqlexojnë ato që flet e shkruan. Me qëllim iu japin tjetër konotacion. Të vënë në log të sulmit e të godasin nga të gjitha anët. Bëjnë me gisht kah ti, kërkojnë burgosjen tënde, kërkojnë kokën tënde. Të bëjnë mish për top. Pastaj thonë se besojnë në kulturën e dialogut e të mirëkuptimit. Pastaj flasin për demokraci.

Nuk ke si të bësh dialog me ta, sepse ata nuk e dinë çfarë është dialogu. Provon të kesh mirëkuptim në raport me ta, por s’e dinë çfarë është mirëkuptimi. As demokracia.

Ata provojnë të të frikësojnë e kërcënojnë, sepse kërcënimin e kanë të vetmen kauzë. Por më fisnike është kauza për ta shprehur mendimin e lirë, për ta thënë të vërtetën./express/

Prokuroria interviston zyrtarë të Rahovecit rreth vrasjes së Elvis Pistës

0

ElvisPista14Policia e Kosovës e vënë në kërkim të vrasësit të Elvis Pistës, ish kandidatit të PDK-së për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka intervistuar edhe zyrtar të lartë të Komunës së Rahovecit dhe intervistat janë zhvilluar në Prishtinë me urdhër të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija.

Nga burimet mirë të informuara të RahovecPress, këto intervista janë realizuar në kërkim të provave materiale që mund të çojnë deri të dorasi, mirëpo të njëjtit zyrtarë kanë dashur të mbajnë informatat e mbyllura.

Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë nuk kanë mundur të ndërtojnë ende një profil të vrasësit dhe shkaqeve që kanë quar deri aty.

Kryeprokurorja Bakija ka thënë për RahovecPress se deri më tani janë intervistuar mbi 40 persona rreth rastit Pista, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

E pyetur se a ka pas zyrtar të Komunës së Rahovecit të cilët janë marrë në pyetje, Bakija ka thënë se nuk mund të jep ndonjë informacion se kush janë dhe për çfarë janë pyetur këta dëshmitar, pasi rasi është ende duke u hetuar.

Rexhepi: Qeverinë e Bllokut e rrëzojmë për dy javë

0

BajramRexhepi-ministerPDK është për një koalicion me LDK’në dhe partitë minoritare për një Qeveri stabile. Nëse ndërtohet Qeveria nga Blloku pa Vetëvendosjen do të rrëzohet brenda dy javësh. Kjo pasi Lista “Srpska” do të ketë kërkesa të papërballueshme për Ekzekutivin e ri. PDK nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë, por s’bën as kompromise me pozitën e Kryeministrit. Sa i përket arrestimeve të fundit, Policia dhe Prokuroria kanë fakte për përfshirjen e të dyshuarve në organizata dhe aktivitete terroriste. Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, flet për Express.
Express: Po ia nisim prej seancës që pritet të mbahet të enjten në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK’së. Cilat janë pritjet e juaja nga kjo seancë?

B. Rexhepi: Realisht, unë nuk kam ndonjë paragjykim dhe duhet të presim. Gjatë kësaj faze jemi në një heshtje. Kemi vepruar në mënyrë institucionale dhe s’kemi dashur të paragjykojmë dhe të dalim me deklarata dhe opinione të ndryshme. Ne besojmë në paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Ata janë kompetentë për të interpretuar. Është e vërtetë se ka disa paqartësi në Gjykatën Kushtetuese – edhe pse unë s’jam njeri kompetent se jam kirurg me profesion – por në bazë të përvojës po flas se çka është grup parlamentar dhe kur formohen grupet parlamentare nuk është shumë mirë e precizuar. Dhe, do të shohim se si ka shkuar procedura bazuar në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Paraprakisht, unë nuk kisha dashur të bëj analogji. Por, një analogji që po bëhet mes Qeverisë në detyrë dhe Kryesisë së Kuvendit nuk mund të bëhet. Për arsye se Qeveria në çfarëdo konstelacioni, edhe në dorëheqje vazhdon punën deri në momentin e pranim dorëzimit. Për arsye se s’mund të krijojë vakuum për qytetarët. Kryesia e Kuvendit nuk e ka atë përgjegjësi të madhe. Me shpërbërjen e Kuvendit pushon edhe puna e Kryesisë dhe s’kanë ndonjë kompetencë. Megjithatë, ne duhet ta presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Express: Pse krejt partitë u bënë bashkë kundër PDK’së? Është faji i partive tjera apo i PDK’së?
B. Rexhepi: Faji mund të jetë edhe i përbashkët. Në këtë moment, PDK ka qenë gjithmonë e hapur dhe nuk ia ka mbyllur dyert asnjë partie. Bile as Vetëvendosjes në mënyrë eksplicite nuk kemi thënë se s’hyjmë në koalicion. Mirëpo, qëndrimi i VV’së është i njohur me vite të tëra. Partitë tjera, konkretisht LDK dhe AAK, sipas mendimit tim, të dyja kanë dalë humbëse disa herë, konkretisht LDK ka humbur Prishtinën dhe ka humbur zgjedhjet që ka pasur pretendime se do t’i fitojë. Aleanca dihet qe sa vite është në atë numër dhe po shkon duke u zvogëluar. Dështimin e tyre në zgjedhje, ndoshta, kanë dashur ta materializojnë me një veprim politik të tillë.

Express: Mirëpo, duket se PDK ka dështuar t’i ofrojë afër vetës ndonjë parti për të ndërtuar Qeverinë?
B. Rexhepi: Edhe këtë dua të them, mirëpo, arsyeja kryesore e këtij grupimi është se e kanë parë se PDK’në në asnjë palë zgjedhje s’po mund ta mundin. Ndoshta, edhe në zgjedhjet e ardhshme, apo edhe dy palë zgjedhje nëse mbahen, prapë, PDK do të dalë fituese. Tash, e kanë parë shansin e vetëm dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe janë bërë bashkë në mënyrë ligjore ose jashtëligjore, këtë e tregon Gjykata Kushtetuese. Pra, këto janë arsyet kryesore. Sa i përket PDK’së, pse s’ka qenë me e afërt, ndoshta, nuk ka qenë vigjilente që menjëherë të fillojë bisedimet me ndonjë parti politike, por është krijuar opinioni se cilado parti që kishte hyrë me PDK’në mund të digjet në një mënyrë.

Express: Që realisht ju ka ndodhur disa partive?
B. Rexhepi:Nëse është krijuar njëfarë frike që kushdo që shkon me PDK’në digjet edhe kjo mund të jetë. Ky është opinioni im personal dhe nuk është pjesë e analizës së partisë.

Express: Partitë e bllokut po deklarojnë se i kanë numrat në Kuvend. Ndërsa, po shihet se PDK nuk i ka votat as për të votuar Kryetarin e Kuvendit dhe as për të formuar Qeverinë?
B. Rexhepi: Ne nuk i kemi numrat. Kjo është shumë e vërtetë. Mendoj për interes të qytetarëve dhe për interes të shtetit, se hyjmë në disa faza mjaft të ndjeshme, duhet të kemi institucione stabile.

Express: Por, partitë tjera po deklarohet se edhe ju keni qeverisur për një mandat duke mos pasur një shumicë solide?
B. Rexhepi: Tash, kaloj në atë pjesë. Mirëpo, sipas mendimit tim, më i miri koalicion do të ishte mes PDK’së dhe LDK’së dhe komuniteteve. Në këtë mënyrë do të kemi një pozitë të fortë por edhe një opozitë të fortë. Ky është mendimi im. Edhe në PDK ka zëra të tillë. Ne e kemi provuar çka do të thotë të kemi një Qeveri me numra të vogël, ku çdo moment e ke pickë dhe duhet të bësh kalkulime të ndryshme. Ju e dini, se edhe ky ka qenë një koalicion i gjerë, po jo me shumë numra. Asnjëherë s’kemi pasur një numër të madh në Parlament. Aq më parë, kur një numri të madh të deputetëve të ndërrojnë grupin parlamentar. Pra, ne e kemi vërejtur se funksionaliteti është shumë i vështirë, kur është çështja e buxhetit dhe shumë çështjeve tjera, të cilat duhet ta japin një komoditet, të kesh numrat në Kuvend dhe jo me u bazu gjithnjë në kërkesat e individëve. Ne e kemi parë, pa ashtu, se dikush me një deputet ka fituar dy tri pozicione të rëndësishme në Qeveri. Ose komunitetet me një apo dy vota që i kanë pasur, i kanë pasur ambiciet shumë të mëdha. Pra, nuk është bërë një ndarje e pushtetit sipas kutisë së votave. Janë bërë kompromise të dhimbshme. E njëjta do t’i ndodh edhe Bllokut, nëse, po them kushtimisht, nëse në çfarëdo mënyre e formojnë Qeverinë.

Express: E përmendet koalicionin me LDK’në, mirëpo, a është e gatshme PDK të lëshojë pozitën e Kryeministrit për një koalicion të tillë?
B. Rexhepi: Për aty nuk di. Nuk mund të them. Personalisht, jam për atë se jo askujt nuk duhet t’i jepet pozita e Kryeministrit. Për arsye se në këto zgjedhje kemi shkuar me opsionin që sërish ta bëjmë Kryeministër Hashim Thaçin. Kam thënë publikisht, dhe po përsëris para jush, se fitorja e PDK’së është fitore e Kryeministrit Thaçi, me këshilltarët e tij, me grupin e tij. Natyrisht, edhe me përkrahjen e PDK’së, por kryesisht është fitore e Kryeministrit. Ai ka fituar si Kryeministër qëka pasur vizion, ka pasur fushatën më të mirë, ka marrë proteza që prekin xhepin e qytetarit dhe e ka arritur një fitore bindëse. Edhe pse sondazhet në fillim të vitit nuk kanë qenë ku me ditë sa të mira. Tash, është jo e ndershme të sakrifikohet pozita e Kryeministrit për një koalicion.

Express: Mirëpo, sakrifica tjetër është PDK të mbetet në opozitë?
B. Rexhepi: Tash, duhet të llogarisim, mirëpo, edhe opozita nuk është shumë e pashëndetshme. Nuk dua të merrem me parashikime, por nëse themelohet një Qeveri e bllokut pa Vetëvendosjen, atë e rrezon kur të duash. E rrëzon pas dy javësh. Ti bazohesh në votat e Listës “Sprska” se nëse janë çelësi i krijimit të Qeverisë, atëherë, çdo ditë do të kenë kërkesa aq të papranueshme, saqë do të jetë tepër e lehtë ta rrëzosh atë Qeveri. Ne i kemi provuar këto veç se nuk e kemi pasur Listën “Srpska” dhe kemi pasur probleme. Ndërsa, me Lista “Srpska” e cila dirigjohet nga Beogradi do të jetë shumë vështirë. Nëntë deputetët e Listës “Srpska” do të jenë çelësi i kësaj Qeverie nëse formohet në këtë mënyrë. Nëse futet në Qeveri edhe Vetëvendosje atëherë e ka një stabilitet më të madh. Por, është pikëpyetje sa përkrahet kjo Qeveri? Sa mund të harmonizojë Blloku me kërkesat e VV’së? Ose cila është perspektiva e VV’së në zgjedhjet e ardhshme? Tash, s’po dua t’i mëshoj VV’së, por disa militantë të VV’së që janë përkushtuar për parime, për ideale po tregohet se krejt e kanë pasur për të ardhur në pushtet. Kjo tash po vërtetohet se ata luftojnë për pushtet. Pra, ata që kanë hyrë për parime dhe ideale i largohen VV’së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të bie. Ky është mendim i imi dhe s’do të thotë se është kështu.

Express: Pas zgjedhjeve nacionale u pa se secila parti mund të mbetet në opozitë. A po shkon drejt kësaj rruge partie juaj?
B. Rexhepi: Së pari, ky sistem është i tillë i konceptuar që të detyron të përfshish një spektër të gjerë që në aspektin demokratik, për mua pseudodemokratik, është përfshirje që s’e lë askënd jashtë. Mirëpo, është sistem që e ka tejkaluar koha. Duhet një reformë zgjedhore. Më së miri do të ishte sistemi maxhoritar ose gjysmë maxhoritar. Kush fiton shumicën i ndërton institucionet. Në të ardhmen kjo duhet të ndodh. Mirëpo, për shkak të komuniteteve është zgjedhur ky sistem i cili nuk garanton stabilitet përveç në rastet kur ka mirëkuptim mes partive kryesore. A shkon PDK drejt opozitës, kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Express: Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’ia bën PDK’së numrat PDK’së ?
B. Rexhepi: Ne numrat nuk i kem dhe kjo është shumë e vërtetë. Mund të them, jo i kemi numrat, por realisht, ne i kemi 37, eventualisht, në kushtet më të mira me krejt komunitetet, prapë janë 57 dhe të duhen edhe katër vota tjera sa për të mbërri 61. Pra, ne numrat nuk i kemi.

Express: Por, Adem Grabovci po thotë se PDK i ka numrat?
B. Rexhepi: Ndoshta, ai i ka informatat që unë nuk i kam, por unë po flas real, nga këndvështrimi im. Nëse nuk shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse në çfarëdo forme ju jepet mundësia që ky bllok qeveritar me e marrë edhe Kryetarin e Parlamentit, edhe pse kjo dihet i jepet fillimisht partisë fituese ose koalicionit parazgjedhor, nëse hipotetikisht, i bie se ata se ata formojnë Qeverinë, shihet në këtë rast se PDK po mbetet në opozitë. Sa do të jetë në opozitë është çështje tjetër.

Policia dhe Prokuroria i kanë faktet

Express: Po flasim për aksionet e fundit që janë ndërmarrë në luftë kundër atyre që janë përfshirë në grupe terroriste. Shumëkush, po ngre dyshime se janë siguruar prova të mjaftueshme për personat e arrestuar?
B. Rexhepi: Dua ta sqaroj se një vendim që unë e kam nënshkruar, ai vlen për policinë dhe hetuesit tanë, që unë i kam shpallur organizata terroriste Al-Nusra dhe ISIS’in. Çdokush që merr pjesë në këto grupe i nënshtrohet sanksioneve ligjore. Kodi Penal ka mjaftë hapësirë që merren me çështjen e terrorizmit. Ju e dini, se ne kemi sponsorizuar një projektligj më herët që parandalon bashkimin qoftë në konflikte ushtarake, qoftë paraushtarake të qytetarëve tanë jashtë Kosovës. Pasi ka kaluar leximin e parë është bërë shpërbërja e Parlamentit dhe ai s’ka mundur të hyjë në fuqi. Ai ligj ka zgjeruar hapësirën e veprimeve që të dënohen edhe njerëzit që bëjnë nxitje, që bëjnë thirrje me një gjuhë intolerante ndaj komuniteteve tjera fetare, që bëjnë rekrutim, që bëjnë financim dhe veprime tjera. Pra, me atë ligj është paraparë një luftë gjithëpërfshirëse për të luftuar terrorizmin. Jo vetëm ata që marrin pjesë në luftë,por edhe inspiruesit e tyre. Sepse kokat kryesore janë ata që inspirojnë. Ajo nuk ka ndodhur, mirëpo, çështja e luftës kundër terrorizmit, e individëve që kanë marrë pjesë në organizata terroriste, kjo nuk është as e para një muaji, këto hetime s’janë as të para dy-tre muajve. Këto hetime kanë filluar shumë më herët. Ju e dini që në dy raste, dy grupe janë arrestuar. Njëri ka ana e Gjilanit për të cilët është dyshuar se janë duke përgatitur një akt terrorist dhe grupi tjetër i Kaçanikut, të cilët kanë qenë në lidhje të drejtpërdrejtëduke punuar me Lavdrim Muhaxherin… Mirëpo, pas grumbullimit të fakteve, edhe nga AKI’ja, inteligjenca e Policisë, është ardhur momenti i aksionit të policisë, i cili ka qenë shumë profesional. Për shkaqe operative, operacioni është ndërmarrë për 41 persona, ku në 60 vende kanë ndodhur hetime dhe arrestimet. Në atë listë kanë qenë edhe disa të tjerë që momentalisht kanë qenë jashtë shtetit. Mirëpo, ky aksion do të vazhdojë.

Express: Rrjedhimisht, për këta të dyshuar ka fakte të mjaftueshme për të shkuar në Gjykatë?
B. Rexhepi: Nuk e di sa do të mjaftojnë provat. Por, të gjitha këto që thashë janë bërë në koordinim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Speciale. Në momentin kur kanë menduar se kanë prova të mjaftueshme, bashkë me Prokurorin, është marrë vendimi dhe është bërë arrestimi i tyre. Jo rastësisht është marrë vendimi për paraburgimin e tyre me kërkesën e Prokurorit. Edhe më tutje vazhdojnë hetimet dhe grumbullimi i materialeve…. Pra ne e përkrahim një islam tradicional që e kemi kultivuar me vite.

Express: Keni dhënë një deklaratë publike se kur keni qenë Kryeministër ndërkombëtarët s’ju kanë lejuar të luftoni ekstremizmin?
B. Rexhepi: Në kohën sa kam qenë Kryeministër kam vërejtur se disa organizata humanitare, përveç fillimit që kanë pasur një ndihmë emergjente, por kohëve të fundit kanë filluar edhe disa rekrutime, projekte të tjera me njerëz të rinj, me njerëz të varfër me i indoktrinuar ngapak. Si lëshimi i mjekrave dhe qysh atëherë kam marrë disa sinjale se nëse nuk ndërmerret diçka atëherë pas një kohe mund të bëhet vonë. Dhe, Ligjin për Liritë Fetare, që ka qenë njëri ndër projektligjet e para që e kemi sponsorizuar, kemi dashur ta dërgojmë në Parlament, kur janë formuar grupet punuese, unë kam kërkuar që me ndonjë klauzolë ligjore t’ju pamundësohet ndonjë aktivitet fetar, sektar të ndryshëm. Atëherë, s’kemi pasur shumë informata për wehabizëm apo selafi ose forma të tjera. Kam kërkuar të ndalohet me ligj dhe atë kam thënë jo vetëm për grupet e caktuara islame, por edhe për grupe katolike dhe grupe tjera, nëse bie ndesh me këto format e religjionit që janë tradicionale në Kosovë. Mirëpo, në atë kohë në grupet punuese ka pasur edhe ndërkombëtarë. Nga Këshilli i Europës, nuk më takohet emri, nuk më kanë lejuar të dorëzojë këtë ligj në Parlament duke thënë se kjo cenon të drejtën njerëzore. Kur e kam pyetur se nëse interesi shtetëror i shtetit tënd rrezikohet nga një dicka e tilla, a do t’i respektosh ato vlera njerëzore dhereligjioze, më ka thënë se ndoshta jo. Atëherë, ju kam thënë se pse atëherë me Kosovën bëhen eksperimente. Ai ligj është vonuar dy tri vjet dhe nuk është proceduar.

Express: Pas aksioneve të policisë, cilat janë informacionet tuaja se a janë duke vazhduar qytetarët e Kosovës të shkojnë në Siri e Irak?
B. Rexhepi: Nuk kemi të dhëna nëse janë duke shkuar, mirëpo, besoj se edhe nëse ndonjëri shkon përmes Turqisë, ai fluks është ndaluar goxha shumë. Një fenomen që ka qenë shumë i keq pos shkuarjes së individëve në Siri, ka pasur paralajmërime se ndonjëherë i kanë marrë gratë dhe fëmijët me vete. Kjo është shumë tragjike dhe pavarësisht se është gruaja apo fëmijët e një individi ai nuk ka të drejtë të rrezikoj jetën e tyre. Kjo është e kundërligjshme dhe në këto raste kemi thënë se ku te kemi informata duhet t’i ndalojmë dhe të mos i lejojmë të shkojnë. Bile, një rast ka qenë para do kohe, një familje nga aeroplani e kemi kthyer pasi kemi marrë informatën.Mirëpo, ka raste që mund të shkojnë edhe në forma tjera, ndoshta, edhe të shkojnë deri në Turqi e pastaj në Siri e Irak. Por, të dhënat 100 për qind nuk kemi. Mirëpo, ky fluks i shkuarjes është minimal nëse nuk është ndalur krejt.

Express: Sot është raportuar se një pjesëtar i AKI’së i infiltruar në grupet terroriste në Siri është vrarë. Cilat është e vërteta?
B. Rexhepi: Unë nuk kam informacione të sakta dhe nuk dua të jap një mendim për diçka që s’kam informata. Ju e dini se AKI’ja është Agjencion i Pavarur që i përgjigjet Kuvendit, jo MPB’së. S’është punë e jona dhe s’kemi një informatë të tillë. Unë nuk kam informatë të saktë dhe nuk është punë e jona. AKI është agjencion i pavarur.

Rrëshqitjet masive vrasin 27 persona në Japoni

0

Japoni-rreshqitjeTë paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur në Japoni, pas rrëshqitjeve masive të tokës.

Fatkeqësia ndodhi në një zonën rezidenciale pranë në Hiroshima si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit.

“Sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë, numri i të vdekurve u rrit me 27 dhe 10 të tjerë janë në kërkim”, tha një zy rtar i menaxhimit të fatkeqësive naty rore për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Televizioni “NHK” transmetoi pamjet ku shfaqen shtëpi tërësisht të shkatërruara.

Maqedoni: Sanksione ligjore për ata që përfshihen në luftëra të huaja

0

Al-Nusra ne SiriBashkësia Fetare e Maqedonisë, e ka përshendetur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në bazë të cilit parashihen sanksione ndaj organizatorëve të grupeve dhe atyre që inkurajojnë dhe rekrutojnë njerëz të shkojnë dhe të luftojnë në konflikte jashtë shtetit.

“Në këtë drejtim, ne si BFI, jemi të mendimit se institucionet shtetërore janë vonuar shumë; megjithatë me vetë faktin se tani seriozisht mendohet për miratimin e një ligji, me të cilin do të shihen sanksione për ata të cilët përshihen në luftërat e huaja, mendojmë se kjo do të kontribuojë në vetëdjësimin e të rinjëve, të cilët ndoshta kanë pasur ndërmend që të përfshihen në luftëra të ngjashme”, thekson sekretari i përgjithsëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje edhe një herë të rinjëve që “të mos bien pre e manipulimeve”, sepse luftërat të cilat zhvillohen në Lindjen e Mesme, janë, siç thotë, “luftëra vëlla-vrasësë dhe nuk kanë të bëjnë me moralin që njeh Xhihadi”.

BFI së fundmi ka shtuar dhe apelet e saja drejtuar popullatës muslimane në Maqedoni, në veçanti të rinjve që të kenë “shumë kujdes në kuptimin e përfshirjes së tyre në luftëra të huaja, pavarësisht se në cilat vende zhvillohen ato”, thotë zoti Tahiri.

Ndërkohë, ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se në Kodin Penal do të inkorporohet edhe ndëshkimi për ata që marrin pjesë personalisht në luftëra të huaja.

“Personalisht mendoj se ka vend për forcimin e mëtejshëm të rregullores, d.m.th përcaktimin e një vepre të re penale apo zgjerimin e asaj aktuale, ku do të parashikohen dënime për personat ndaj të cilëve do të vërtetohet pjesëmarrja në akte dhe veprime të tilla”, është shprehur për mediat vendore zonja Jankullovska.

Ekspertë për çështje sigurie theksojnë se qyetarët nga Maqedonia, të cilët përfshihen në luftimet në Siri dhe Irak, me kthimin e tyre ne vendlindje paraqesin rezik jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin më të gjërë.

“Personat e këtillë, me një edukim të këtillë fetar, të aftësuar edhe me shkathësi luftarake, në një moment të caktuar absolutisht mund të shfrytëzohen nga qarqe, të cilat i kanë rekrutuar, nëse paraqitet nevoja për të reaguar në vëndet evropiane dhe ata do të jenë në radhë të parë të luftimeve” , shprehet Vlladimir Pivovarov, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Universitetit FON të Shkupit.

“Këta persona, kur të kthehen në Maqedoni, paraqesin forcë serioze dhe mund të destabilizojnë vendin”, thekson Pivovarov.

Ndryshe, deri më tani, në opinion janë publikuar emrat e 4 shtetasve nga Maqedonia të vrarë në Siri. Dikasteri i policisë ka theksuar se nuk ka të dhëna zyrtare se sa qytetarë nga Maqedonia marrin pjesë ose kanë qenë luftëtarë në në Lindjen e Mesme.

Në këtë drejtim, Afrim Tahiri, konsideron se këta të rinjë “keqpërdoren nga grupe të caktuara, përkatësisht njerëz të caktuar, përmes formave të ndryshme të komunikimit, përmes rrjeteve sociale” .

“Gjithsesi, nëse institucionet shtetërore, gjegjësisht ministria e punëve të brendshme si dhe ajo e punëve të jashtme në Maqedoni nuk kanë informacione, BFI nuk mund të disponojë me të dhëna të tilla, për arsye se shkuarja e këtyre të rinjëve nuk organizohet nga BFI dhe as nga njerëz të institucionit që përfaqësojnë, si xhamitë e shumta të Republikës së Maqedonisë”, nënvizon sekretari i përgjithshëm i BFI-së në Maqedoni, Afrim Tahiri./REL/

Edhe një muaj arrest shtëpiak për ish-drejtorin e Prizrenit, Mehmet Bytyc

0

Mehmet-bytyc1Ish-drejtorit të Ekonomisë dhe Financave në  Prizren, Mehmet Bytyc i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për një muaj.

Zëdhënësjan e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se Bytycit i është vazhduar arresti shtëpiak me kërkesë të Prokurorisë.

“Gjyqtari ka miratuar kërkesën me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, e cila kërkoi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak”, tha Kicaj.

Mytyc dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të miture.Ai po ashtu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në vendin e tij të punës. /PrizrenPress.com/

Një muaj paraburgim për Enes Xhemën dhe Hysni Kryeziun nga Prizreni

0

Prizren-Qendra paraburgimitGjykata Themelore në Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim për Enes Xhema dhe Hysni Kryeziu nga Prizreni. Ata dyshohen për kryerjen e vepres penale të përdorimit të armës, lëndim të rëndë trupor, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

“Të pandehurve, ju caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 18.08.2014 në ora 10:00, dhe do të zgjasë deri me datën 17.09.2014”, njoftoj zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit me qëllim të frikësimit dhe kërcënimit kanë përdorur armën e zjarrit, në vende ku frekuentojnë njerëz gjatë natës, duke shtënë pranë restorantit ,,Paradisa,, ndaj të dëmtuarëve B.SH. dhe J.K. duke shtënë me armë në drejtim të tyre, e cila godet veturën pronë e të dëmtuarit J.K. për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur rreth një femre. Si rezultat i mosmarrëveshjes, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke i grushtuar të dëmtuarit B.SH dhe S.SH. si dhe duke marrë parasysh se Enes Xhema është recidivist i kryerjes së veprave penale të kësaj natyre”. /PrizrenPress.com/

OSBE përkrah komunën e Malishevës në punëtorinë për hartimin e buxhetit

0

Begaj-OSBE14-20Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ekipin e OSBE-së, për Komunën e Malishevës, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me punën e Komunës, ndërsa OSBE ka ofruar përkrahjen e saj për organizimin e punëtorisë për hartimin e buxhetit komunal, për vitin 2015.

Fillimisht Begaj, është njoftuar me anëtarin e ri të ekipit të OSBE-së, Yusuke Hara, i cili zëvendëson anëtaren e deritanishme, Kristina Jovanovska.

Ekipi i OSBE-së, ka ofruar mbështetjen e saj teknike, për drejtorinë për Buxhet dhe Financa, në organizimin e punëtorisë që ka të bëjë me hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, në mënyrë që pjesëmarrja përfaqësuesve të fshatrave të jetë sa më e mirë dhe kontributi i tyre në hartimin e buxhetit të jetë sa më i madh, me qëllim të hartimit të buxhetit në harmoni me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, ndërsa është vlerësuar si një hap shumë demokratik dhe shumë transparent, kjo formë e përpilimit të buxhetit, para se ai të dërgohet për miratim në Kuvendin e Komunës.

“Politikat e mia, janë të orientuar në këtë formë, që qytetari të jetë drejtpërdrejt i kyçur në vendimmarrje, prandaj edhe shqyrtimin e buxhetit e kemi paraparë në këtë formë, që hartimi i buxheti të bëhet nga qytetarët, bazuar në nevojat dhe kërkesat e tyre dhe që termi transparencë të mos përdoret vetëm në deklarata publike, por të transparenca të praktikohet”, tha Begaj, duke e arsyetuar formën e hartimit të buxhetit, në bashkëpunim me qytetarët.

Begaj dhe ekipi i komunal i OSBE-së, kanë biseduar edhe për punët e përditshme dhe për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, pastaj rrjedhat në Asamblenë Komunale dhe çështje tjera. /PrizrenPress.com/

Lufta për t’i shpëtuar vdekjes, në 120 minuta film

0

dokufest ne prizren1Një rrëfim për Amerikën e viteve ’80, kur një grup njerëzish që vuanin nga virusi AIDS po kërkonin përkrahje për të mposhtur sëmundjen dhe një tjetër që ka protagonistë të izoluarit për shkak të gjakmarrjeve në Shqipëri, ishin disa nga rrëfimet që u pasqyruan në ekranin e madh të “DokuFestit”.

Ata nuk e dinë sa gjatë do të jetojnë, por janë të përkushtuar që edhe atë pak kohë që u ka mbetur të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Act Up” është një grup i njerëzve të prekur nga Sida të cilët i kishin vënë një mision vetes: të gjenin ilaçin i cili do t’u ndihmonte të prekurve nga ky virus.

Lufta e tyre është e drejtpërdrejtë me qeverinë e cila konsideron se kjo sëmundje lidhet ngushtë me komunitetet siç është ai i “Lezbikeve, Gejëve, Biseksualëve dhe Transsekusualëve”. E për shumëkë ata edhe meritonin të vdisnin. /KD/