13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Seminari Albanologjik theu blloqet

Seminari AlbanologjikNë ditën e dytë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare, është shënuar 40-vjetori i këtij institucioni. Me këtë rast të gjithë ish-drejtorët e Seminarit, janë nderuar me mirënjohje nga dekani i Fakultetit Filologjik. Njëri nga ta, akademiku Rexhep Ismajli, ka vlerësuar se Seminari gjatë viteve të ‘70-a dhe ‘80-a, ka thyer blloqet politike e ideologjike, duke mbledhur albanologë nga e gjithë bota

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe.

Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sivjet Seminari është duke u mbajtur për herë të 33-të. Por krejt këto vite, e karakterizojnë këtë ngjarje me histori të ndryshme e vështirësi të shumta. Pikërisht për shkak të tyre, të martën, dekani i Fakultetit Filologjik të UP-së, Sedat Kuqi, ka ndarë mirënjohje për ish-drejtorët e Seminarit, atyre që janë gjallë dhe atyre tashmë që nuk janë në mesin tonë.

“Meritat e profesorëve, por edhe të themeluesve dhe institucioneve tjera, nga i pari deri tek i fundit, kanë kontribuuar për ekzistimin e këtij Seminari”, është shprehur Kuqi. Të parit që ia ka ndarë mirënjohjen, ka qenë akademik Idriz Ajeti, e pas tij është nderuar ish-drejtori Zejnullah Rrahmani, por i cili nuk ishte prezent.

Me mirënjohje është nderuar edhe Bahri Beci, ish-drejtor i Seminarit, derisa ky i fundit është mbajtur në Shqipëri. Mirënjohje postmortum i është ndarë ish-drejtori Fadil Raka, të cilën e ka pranuar djali i tij. Me mirënjohje është nderuar edhe profesor Imri Badallaj, Imri Matoshi e Rexhep Ismajli. Ky i fundit ka folur në emër të të gjithë ish-drejtorëve. Ismajli tha se nuk e kishte menduar asnjëherë historinë kaq të gjatë të Seminarit, pasi para luftës së fundit në Kosovë, jeta sipas tij ka qenë e paqëndrueshme.

Më Shumë

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Osmani ia jep Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit ‘Oda’

Presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda” për promovimin e...

Lajmet e Fundit