Rajmond Ransi, dënohet me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë

Njeriu me maskGjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit Rajmond Ransi, prej 5 viteve burgim dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro, si bashkëkryerës, ndërsa për veprën e dytë armëmbajtje pa leje dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro.

“I akuzuari së bashku me vëllain e tij të mitur, paraprakisht të përgatitur, me maska dhe të pajisur me kallashnikov ndërsa i mituri me shufër të metaltë dhe me automjetin e markës “Golf 6“ me targa 044-925-DG, ishin nisur në drejtim të pompës së derivateve “Petrol Company“ e cila gjendet në dalje të qytetit të Prizrenit në drejtim të Suharekës, hynë në kabinë ku ishin të dëmtuarit, R.N. dhe R.B. dhe duke i kërcënuar seriozisht me jetë, nga ata marrin shumën e të hollave në vlerë prej 1.427 euro dhe dy telefona mobil “LG” dhe “Iphone” dhe gjatë ikjes i akuzuari Rajmond gjuan në drejtim të dëmtuarve”, thotë zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Në dënimin me burg prej 5 vitesh do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 25.04.2014 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit