13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025
Home Blog Page 8207

Begaj e Agani flasin për parandalimin e etheve hemorragjike

0

Agani BegajKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtori i QKMF-së, Besim Zogaj, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takime me dy institucionet kryesore të shëndetësisë të vendit, përkatësisht me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe drejtorin e IKSHP-së,Naser Ramadani, me të cilët ka biseduar për përgatitjet dhe masat mbrojtëse që po bëhen, kundër ethet hemorragjike.

Kryetari Begaj i ka njoftuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore, në nivel vendi me përgatitjet që po bën Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale, për luftimin e etheve hemorragjike, për fushatat e vetëdijesimit të cilat po bëhen në të shkollat, pastaj takimet e drejtpërdrejt me qytetar që po zhvillohen nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, si dhe reklamat mediale përmes radios.

Nga ana tjetër, ministri Agani bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve si hap të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërkohë që ka siguruar se Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e EHKK, të cilin e kryeson ai, ka bërë përgatitje për të dhënë një përgjigje sa më të mirë preventive dhe për të mbrojtur popullatën e zonave të prekura nga kjo sëmundje.

Edhe drejtori i IKSHP-së, z.Naser Ramadani, bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve, për masat vetëmbrojtëse, si masa më e mirë për tu ruajtur nga thumbimi i rriqrave dhe shfaqi gatishmërinë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), për angazhim maksimal gjatë tërë sezonit.

Ramadani, u shpreh i kënaqur edhe me angazhimin e komunës, për masat e para që janë ndërmarr, përmes fushatave të vetëdijesimit dhe gatishmërisë së komunës për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Malishevës. /PrizrenPress.com/

Zejnullahu i prinë garës për u.d. të Rektorit të UP-së

0

UP-rektoratiAbdullah Zejnullahu është zgjedhur ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka marrë 27 votat e senatit, ndërsa kundërkandidati i tij, Naser Zabeli, ka marrë 25, raporton KTV.

Ndërkaq, Sali Bashota nuk arriti të kualifikohet për procedurë të mëtejme meqenëse nuk ka arritur të fitojë shumicën e numrit të votave të anëtarëve të përgjithshëm të Senatit, përkatësisht 19 vota të domosdoshme.

Sakrifikon Parlamentin e Kosovës, për postin e nënkryetarit të Prizrenit

0

Kryetarja e NDS-it,Emilia RexhepiKryetarja e NDS-s,Emilia Rexhepi, ka marrë vendim që të jap dorëheqje nga pozita e deputetes në Parlamentin e Kosovës. Ajo tha se synim kryesor i saj aktualisht është që të bëhet nënkryetare e Komunës së Prizrenit.

Rexhepi, e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar vota për t’u bërë deputete në Parlamentin e Kosovës, tha se partia e saj nuk do të lejoj që postin e nënkryetarit në Komunën e Prizrenit, t’i jepet KDTP-së.

“Me asnjë kusht nuk do të lejoj që posti i nënkryetarit për komunitete në KK të Prizrenit t’i jepet partnerit të koalicionit KDTP”, ka thënë ajo për TV Prizrenin.

Ajo ka thënë se për këtë qëndrim është njoftuar edhe lideri i PDK-së,Hashim Thaçi dhe kryetari i partisë turke KDTP, Mahir Jagxhillar. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Ligji për veteranët, më i miri i mundshëm

0

thaci ,muharrem xhemajliKryeministri i Kosovës ka takuar të martën kryetarin e OVL-UÇK, Muharrem Xhemajlin. Në takim është diskutuar për Ligjin për veteranët e luftës, ku kryeministri ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që Ligji të miratohet gjatë këtij muaji në Kuvendin e Kosovës.Thaçi ka thënë se në të njëjtën kohë, është duke u bërë kategorizimi i veteranëve.

“Ne kemi punuar që të nxjerrim një ligj që është plotësisht në përputhje me vullnetin veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ligj që i qëndron kohës, që do të jetë funksional, një ligj që ofron unitetin e spektrit politik qytetar, që njeh dhe institucionalizon luftën e UÇK-së, që ka mbulesë financiare dhe, kemi punuar bashkërisht me shoqatat e luftës që kjo çështje të rregullohet, ashtu siç duhet të rregullohet dhe në asnjë rrethanë të mos ketë improvizime apo zgjidhje gjysmake. Prandaj, ndihem mirë edhe personalisht si veteran i UÇK-së, për zgjidhjen e kësaj çështje për të gjithë bashkëluftëtarët e lirisë. Unë ju siguroj se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do t’i kenë benificionet që as veteranët e vendeve tjera që kanë qenë në luftëra, nuk kanë pasur ligj më afirmativ për veteranët në nivel të rajonit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Muharrem Xhemajli ka thënë se pret që ky Ligj të miratohet në Kuvendin e Kosovës deri më 13 mars.

Ai ka thënë se ka pritur që Ligji të miratohet deri më 10 mars, siç kanë kërkuar veteranët, por për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk mblidhet këtë javë për shkak të Epopesë së UÇK-së, pritet që kjo të bëhet me 13 mars.

Rrahje masive në Prizren

0

ilustrim rrahjeNjë rrahja masive ka ndodhur në Prizren. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, tha se rrahja ka ndodhur rreth orës 03:15 minuta në ambientet e restorantit “Paradiso” në Prizren.

“Disa të dyshuar janë rrahur në mes vete me mjete të forta, por është përdorë edhe arma e zjarrit gjë të cilën e vërteton edhe një gëzhojë e gjetur në vendin e ngjarjes por për fat të mirë nuk është lënduar askush nga plumbi”.

“Rrahja ka ndodhur në kohën sa mysafirët e restorantit kanë qenë duke u argëtuar me muzikë “live”.

Sipas tij, në Spitalin e Prizrenit, është dërguar një i dyshuar për trajtim mjekësor të cilit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Mjekët kanë vendosur që i lënduari të ndalej për trajtim mjekësor, ndërkaq prokurori ka lëshuar urdhër arrest për personin e dyshuar dhe një patrullë policore e kishte siguruar të dyshuarin në ambientet e spitalit”.

“Pak më vonë, diku rreth orës 04:30 minuta në spital kishte arritur i dyshuari H. Gashi, i cili kishte tentuar t’i afrohet të dyshuarit që ishte nën përkujdesje policore dhe pasi nuk është lejuar nga policët, i njëjti i ka kanos dhe fyer policët në detyrë zyrtare të cilët kanë reaguar dhe e kanë arrestuar kërcënuesin”.

“Pas bastisjes në trupin e tij është gjetur një thikë ushtarake. Lidhur me ngjarjen është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”.

“Policia është në kërkim të të dyshuarve tjerë që kishin qenë pjesëmarrës në rrahje”/PrizrenPress.com/

Zbardhet agjenda e festimeve për ‘Epopenë e UÇK-së

0

adem-jashari-640x400Qeveria e Kosovës ka paraparë një sërë aktivitetesh në nderim të heroizmit të KOmandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Manifestimet do të nisin nesër me ceremoninë ushtarake të FSK’së dhe do të përfundon me 7 mars me Natën e Zjarreve në Prekaz.

“Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”.

“Manifestimit do t’i paraprijë turneu tradicional “Kupa Adem Jashari” në Vollejboll”.

Programi i manifestimit:

Më 5 Mars

Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së

Më 6 Mars

Duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Komunat e Republikës së Kosovës

Në orën 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Më 7 Mars

Duke filluar nga ora 17:45 fillon riti tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Coldplay nxjerr album të ri

0

ballRok grupi Coldplay do të publikojë albumi e gjashtë, me titull “Ghost Stories”
Albumi do të dalë në shitje më 19 maj. Detajet e albumit vinë një javë pas editimit të të këngës Midnight me videospot të prodhuar nga Jon Hopkins.

Kënga ngjalli polemika të shumta, meqë zëri i vokalistit të grupit, Chris Martin, ishte shumë i miksuar.

Albumi Ghost Stories vjen pas albumit shumë të suksesshëm, Mylo Xyloto.

Albumi i ri përmban këto këngë: ALbumi “Ghost Stories” përmban 9 këngë: “Always In My Head”, “Magic”, “Ink”, “True Love”, “Midnight”, “Another’s Arms”, “Oceans”, “A Sky Full Of Stars”, “O”.

Këtu mund të dëgjoni këngën Magic:

AAK, peticion për rrëzimin e Qeverisë

0

AAK-logoPasi kanë dështuar në mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për rrëzimin e Qeverisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se tani do të mbledhë nënshkrime të qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë.
Peticioni është organizuar në të gjitha qendrat e Kosovës, njofton AAK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar sot nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e Qeverisë.Ky peticion do të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim nga qytetarët në të gjitha qendrat e Kosovës” thuhet në njoftim.

AAK përsëri u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i ndihmojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Në prezantimin e kësaj iniciative, kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj tha se, përmes peticionit qytetar ne synojmë shkarkimin e qeverisë. Edhe sot ju bëjë thirrje të gjitha partive politike që të shqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin mocionin për shkarkim të qeverisë” ka n

Më poshtë mund të lezoni edhetekstin e plotë të peticionit të AAK’së

PETICION QYTETAR

Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur.

Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.

Papunësia po rritet.

Korrupsioni nuk po ndalet.

Kosova është vendi më i izoluar në Evropë.

Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.

Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet.

Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës dhe të politikës.

Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe nuk janë në gjendje që as politikisht e as moralisht tëvazhdojnë të qeverisin më tutje.

Kjo qeveri duhet të shkarkohet!

Kosova bëhet me ushtri

0

FSK12-16Qeveria e Kosovës të martën miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes.
Ky vendim do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Një ditë më parë ministri i FSK-së, Agim Çeku theksoi se Forca e Armatosura të Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Ai ka thënë se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës.

KD i UP-së pritet të emërojë u.d të Rektorit

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i cili u konstituua dje pasdite, ka filluar procedurat për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit.

Burime të Radio Kosovës, bëjnë të ditur se sot do të mblidhet Senati për të propozuar kandidatët për ushtrues detyre të rektorit.

Gjithashtu, edhe këshilli drejtues ka të drejtë të propozojë. Ndërkohë, kryesuese e Këshillit është zgjedhur Shefkije Islamaj.