10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Begaj e Agani flasin për parandalimin e etheve hemorragjike

Agani BegajKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtori i QKMF-së, Besim Zogaj, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takime me dy institucionet kryesore të shëndetësisë të vendit, përkatësisht me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe drejtorin e IKSHP-së,Naser Ramadani, me të cilët ka biseduar për përgatitjet dhe masat mbrojtëse që po bëhen, kundër ethet hemorragjike.

Kryetari Begaj i ka njoftuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore, në nivel vendi me përgatitjet që po bën Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale, për luftimin e etheve hemorragjike, për fushatat e vetëdijesimit të cilat po bëhen në të shkollat, pastaj takimet e drejtpërdrejt me qytetar që po zhvillohen nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, si dhe reklamat mediale përmes radios.

Nga ana tjetër, ministri Agani bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve si hap të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërkohë që ka siguruar se Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e EHKK, të cilin e kryeson ai, ka bërë përgatitje për të dhënë një përgjigje sa më të mirë preventive dhe për të mbrojtur popullatën e zonave të prekura nga kjo sëmundje.

Edhe drejtori i IKSHP-së, z.Naser Ramadani, bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve, për masat vetëmbrojtëse, si masa më e mirë për tu ruajtur nga thumbimi i rriqrave dhe shfaqi gatishmërinë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), për angazhim maksimal gjatë tërë sezonit.

Ramadani, u shpreh i kënaqur edhe me angazhimin e komunës, për masat e para që janë ndërmarr, përmes fushatave të vetëdijesimit dhe gatishmërisë së komunës për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit