Home Blog Page 8219

KDI: Prizreni dhe Dragashi pa nënkryetarë për komunitete

0

KDI55Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konferencë për media ka publikuar raportin e punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit për periudhën janar-qershor 2014.

Në këtë raport të punës së këtyre institucioneve, janë pasqyruar aktivitetet, vendimet e marruara nga këto institucione por edhe shkeljet procedural dhe ligjore që kanë ndodhur në kuadër të punës së këtyre institucioneve gjatë gjashtë mujorit të parë 2014.

Naim Cahanaj, zyrtar i KDI-s duke shpalosur të gjeturat tha se “ bazuar në nenin përkatës të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të gjitha kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit kanë arritur që të mbajnë numrin minimal të seancave në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kësisoj, kuvendet e komunave në regjion të Prizrenit kanë thirrur 38 seanca në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014.

Gjatë monitorimit të punës së gjashtë komunave të regjionit të Prizrenit, është vërejtur se “Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Malishevës nuk kanë respektuar afatin kohorë në raportimet financiare në Kuvendin e Komunës, ku në bazë të legjislacionit këta të fundit kanë për obligim që të raportojnë në kuvend jo më vonë se 31 marsi i vitit kalendarik. Lidhur me raportimet tre mujore financiare konformë legjislacionit në fuqi, një anashkalim të afatit kohorë për raportim tre mujorë financiarë në këtë institucion kanë bërë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Rahovecit. Si rezultat i mos respektimit të afateve kohorë për raportimet financiare, kuvendet e komunave mbesin jashtë suazave në kontrollin e shpenzimit të parasë publike.

Konfiguracioni i popullatës në disa nga Kuvendet e Komunave të regjionit të Prizrenit, mundëson që në kuadër të organeve komunale të kenë edhe zgjedhjen nënkryetarit për Komunitete. Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete, dhe në bazë të regjistrimit të popullsisë një obligim të tillë ligjor duhet ta kryen Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe ai i Dragashit bashkë me Kuvendet e Komunave përkatëse. Dy nga Kryetarët e Komunave të regjionit të Prizrenit bashkë me kuvendet e komunave përkatëse, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti nuk kanë arritur të kenë nënkryetarin e Komunës nga radhë e Komunitetit. Mirëpo, Kryetari i Komunës së Mamushës ka propozuar që të ketë Kryetarin për Komunitete dhe i njëjti propozim është mbështetur nga Kuvendi i Komunës, kësisoj kjo komunë mbetet komuna e vetme që ka zgjedhur Nënkryetarin për Komunitete edhe përkundër asaj që nuk ka një obligim të tillë ligjor.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të gjeturave të monitorimit dhe raportimit mujor, i ka rekomanduar kryetarëve në fjalë që të plotësojnë këtë vakum institucional mirëpo në këtë gjashtë mujor të parë të vitit 2014, ky rekomandim i KDI-s nuk ka gjetur zbatim nga këto institucione. Lidhur me këtë çështje, nuk është vërejtur ndonjë intervenim edhe nga ana e MAPL-së si organ mbikëqyrës për evitimin e këtij vakuumi institucional, që pos tjerash konsiderohet shumë i rëndësishëm në integrimin dhe avancimin e pozitës së komuniteteve në komunat përkatëse.

Haxhi Seferqaj-zyrtar tjetër i KDI-së vazhdoi me të gjeturat tjera ku tha se “pas konstituimit të institucioneve vetëqeverisëse lokale, Komunat e regjionit të Prizrenit kanë ndërmarrë hapat në drejtim të themelimit të Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) dhe të gjitha kuvendet e komunave kanë themeluar këtë mekanizëm mjaft domethënës në vetëqeverisjen lokale.

Edhe në themelimin e këtij mekanizmi, kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit çaluan (pos Suharekës) që të kërkojnë nga ky mekanizëm të prezantojë pranë tyre Planin Vjetorë të punës dhe të kërkojnë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) raportime për aktivitetet dhe punën e këtij mekanizmi institucional.

Në lidhje me transparencën e punës se Kuvendeve të Komunave të regjionit të Prizrenit, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti kishte lëshime të dukshme nga tri komunat e regjionit të Prizrenit. Nga gjashtë kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit një respektim të obligimeve ligjore kanë bërë vetëm Komuna e Suharekës, Dragashit dhe ajo e Malishevës derisa komunat tjera në regjion të Prizrenit (Prizrenit, Rahovecit dhe Mamushës) nuk kanë respektuar dispozitat e tilla ligjore në njoftimin e publikut përse ueb faqeve për mbajtjen e mbledhjeve të këtyre institucioneve.

Po ashtu, në bazë të vrojtimit dhe përcjelljes permanente të ueb faqeve të Komunave mbi respektimin e Udhëzimit Administrativ 05/2013 për transparencë në komuna, rezulton se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, vendimet e kuvendeve në ueb faqe i kanë të pasqyruara vetëm Kuvendi i Komunës së Malishevës dhe Dragashit derisa Kuvendi i Komunës së Prizrenit i ka të pasqyruara pjesërisht vendimet e marruara në seancat e kuvendit në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014. Në këtë kontekst, Kuvendi i Komunës së Rahovecit, Suharekës dhe Mamushës çalojnë sa i përket respektimit të dispozitave ligjore për publikimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës së ueb faqen zyrtare.

Rekomandimet :
– Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) sa më parë të ndërhyjnë dhe të obligojë Komunën e Prizrenit dhe Dragashit në procesin e zgjedhjes së Nënkryetarit për komunitete në këto dy komuna, duke respektuar Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ 2014/01 për procedurën e emërimit të nënkryetarëve në komuna.
– Të respektohet Udhëzimit Administrativi 05/2013 për transparencë në komuna në lidhje me njoftimin e publikut dhe publikimin e akteve dhe dokumenteve në ueb faqet e komunës.
– Kërkimi i vazhdueshëm i raporteve financiare dhe respektim të afateve kohore konform ligjit për menaxhimin e financave dhe përgjegjësit me qëllim të kontrollimit të shpenzimit të parasë publike nga kuvendet komunale
– Kuvendet e Komunave të kërkojnë nga Kryesuesi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që të hartojë planin e punës dhe këta të fundit të miratojnë atë.
– Kuvendet e Komunave të kërkojnë raportet e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për aktivitetin që kanë realizuar dhe të njoftohet publiku i gjerë rreth punës së këtij mekanizmi.
Raporti i punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com/

Një muaj paraburgim për të gjithë të dyshuarit për terrorizëm

0

terroristet kosovar ne siri

Me vendimin gjykatësit në Gjykatës Themelore, 40 të arrestuarve të akuzuar për pjesëmarrje e nxitje pjesëmarrjeje në luftërat ndërarabe si dhe për terrorizëm, u është shqiptuar një muaj paraburgim.

40 të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftërat në Siri e Irak, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Hadi Nurës, i arrestuar ditë më parë.

“Gjykata Themelore publikoi aktvendimin. Pra, u është caktua masa e paraburgimit për 40 të ndaluarit dhe ata do të mbahen në fazën e paraburgimit në qoftë se ky vendim nuk do të ndryshohet në fazën ankimore në afat prej 30 ditësh”, ka theksuar ai.

Berisha për më tepër ka thënë se nëse vërtetë Gjykata ka arritur të vërtetojë dyshimin e bazuar për këta persona, atëherë ky është një dështim i madh për institucionet e sigurisë në Kosovë për mos intervenim me kohë.

“Nëse Gjykata ka arritur ta vërtetojë dyshimin e bazuar për këta persona, atëherë konfirmon një dështim të institucioneve të sigurisë për mos intervenim të mëhershëm dhe mosmarrjen e masave preventive. Po ashtu, në si palë mbrojtëse e konsiderojmë një vendim që është marrë një shkelje të parimit të arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe sigurisht i mungojnë arsyet veç e veç për secilin të ndaluar”, tha ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, si të dyshuar për terrorizëm. Përmes një komunikate të lëshuar për media, policia ka sqaruar se dy nga të arrestuarit janë personat me inicialet Z.Q, i lindur në vitin 1980 në Gjilan, si dhe L.K, i lindur në vitin 1987 në Polac të Skenderajt.

Sipas komunikatës së policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë, përderisa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij. Gjatë urdhër kontrolleve janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat për të cilat dyshohen ata.

Gjithashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një personi me emrin N. Abdyli në Prizren. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e rrjetit të grupit të të arrestuarve që dyshohen për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Personave të arrestuar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Fan Noli, jeta pa luks në rrugën “Blagden”

0

Fan NoliFan Noli në kujtimet e bashkëkohësve, Anton Athanasi, Dhimitër Athanasi dhe Peter Prifti. Jeta në apartamentin e thjeshtë mes librave

Peter Prifti, ish-sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe redaktor i gazetës “Dielli”, merrte shpesh rrugën për në “26 Blagden Street”, Boston, vetëm 2-3 minuta larg zyrave të “Vatrës” për të vizituar Fan Nolin që jetonte në atë rrugicë. Orët te Noli zgjateshin pa fund, për shkak të bisedave që nuk kishin të mbaruar. Shqipëria dhe gjithçka që ndodhte me komunitetin shqiptar në SHBA, çështje të gjuhës shqipe apo situatën politike në Shqipërinë e largët, vinin në biseda në atë apartament tepër të thjeshtë. “Ishte një apartament i vogël, me mobilie të thjeshta dhe me një pamje pak si të zhveshur, pak si të vjetruar. Pjesës së pasur të zyrtarëve të ‘Vatrës’ u vinte si turp nga ky apartament, se mendonin që vendbanimi i Nolit bënte figurë të keqe në sytë e amerikanëve. Por kishte një të mirë ky apartament: ndodhej në një rrugë të vogël e të shkurtër dhe shumë të qetë. Ideale për studime, lexime dhe shkrime”, shkruan Peter Prifti në kujtimet e tij. Krejt ndryshe nga dimensioni i tij i madh, ishte jeta e tij. Fan Nolit i pëlqente të jetonte thjesht. Për të nuk kishte rëndësi se çfarë mbarte brenda apartamenti, për sa kohë ai i krijonte kushte për të lexuar.

Miqtë e tij të shumtë që hynin e dilnin në këtë apartament, kanë shënuar në ditar përshtypje nga këto vizita. Dhimitër J. Thanasi, atdhetar shqiptar në SHBA, tregon në kujtime, se Nolit nuk i pëlqente luksi. “Noli si person ishte njeri i thjeshtë, atij nuk i pëlqenin lukset dhe banoi gjithë pjesën e fundit të jetës, 1934-1965, në një apartament të vjetër, me mobilie shumë të vjetra. Ishte shumë i kursyer. Rronte më shumë me perime dhe rrallë hante mish. Vishej me rroba modeste, por të paqme. Ishte mikpritës. Dera e tij ishte e hapur jo vetëm për miq, por edhe për ata kundërshtarë që e vizitonin. Të priste me buzëqeshje e fisnikëri, por jo sipas zakonit shqiptar, se asnjë kupë me ujë nuk të nxirrte dhe jo se s’kishte, por ashtu ishte zakoni i tij”, shkruan Thanasi.

Anton Athanas, një prej personaliteteve shqiptare më të njohura në Amerikë, me një kontribut të çmuar në çështjen shqiptare, duke mbështetur shoqërinë “Vatra” ishte mik i Nolit. Ai e quan spartane jetën e Nolit në atë apartament. “Jeta e Nolit në apartamentin e tij të thjeshtë në ‘26 Blagden Street’, ishte spartane. Dyshemenë e kishte të shtruar me lecka dhe dhomën me mobilie të vjetra. Një tavolinë në dhomën e ndenjjes përbënte ‘zyrën’ e tij dhe aty ai priste vargun e pafund të vizitorëve. Zakonisht mbathte sandale të hapura. Shtëpia e tij ishte pranë Bibliotekës së madhe Publike të Bostonit në ‘Copley Square’ dhe ai kalonte me kënaqësi orë të frytshme duke kërkuar materiale për krijimtarinë e tij letrare”, kujton Athanas. Ajo çfarë të binte në sy sapo futeshe në atë apartament ishin librat.

Një përshkrim tjetër për mënyrën e jetesës së Nolit gjejmë dhe në një intervistë që redaktori i “Diellit” në vitet ‘58-’59, Peter Prifti, i pat marrë Nolit, që ato kohë jetonte vitet e fundit të pleqërisë në Kryekishën e Shën Gjergjit. Në fakt, Peter Prifti e ka emërtuar atë jo intervistë, por audiencë me Hirësinë e Tij, me kryepeshkopin mitropolit F. S. Noli. Atij i kishte bërë përshtypje të thellë përgjigjja që i kishte dhënë imzot Noli, njërës prej pyetjeve që ai i kishte drejtuar: Imzot, cila është vepra juaj më e çmuar për Kombin? Ai i ishte përgjigjur: “Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1920?, sepse i dha fund copëzimit të trojeve shqiptare nga fqinjët! Natyrisht që pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve është merita e padiskutueshme e Fan Nolit, falë oratorisë dhe diplomacisë së tij, por kryeveprat e Nolit janë të shumta, pat menduar atëherë gazetari që e intervistonte. Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte sponsorizimin e Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Audienca me kryepeshkopin është botuar në gazetën “Dielli” në numrin e 10 dhjetorit 1958. Në tre paragrafët e para, Prifti përshkruan takimin në rezidencën e kryepeshkopit: “E takuam në rezidencën e tij në rrugën ‘Blagden’, një vend i mobiluar me modesti, ku ai ka punuar e ka jetuar për shumë vjet…. Në studion e tij, syri sheh rafte të tëra me libra. Kur dikush e pyeti një herë se a ndihej i vetmuar pa njeri pranë për të biseduar, Noli i tha: ‘Ata janë të gjithë miqtë e mi, unë mund të bisedoj me secilin prej tyre’”. Librat, muzika, historia kanë qenë po kaq të rëndësishme në jetën e tij sa feja. Megjithatë, në intervistën për Priftin, ai pohon: “Jam marrë me histori, letërsi dhe muzikë me raste, por feja ka qenë puna e jetës sime, sepse e fillova karrierën time si njeri i Kishës më 1908-n dhe jam akoma njeri i Kishës pas 50 vjetësh”. Ç’mendon ai për muzikën moderne, poezinë, oratorinë dhe diplomacinë? Përgjigjja është se i interesojnë të dyja format e këtyre arteve, si modernia ashtu edhe antikja, sepse, sikurse Gëte, ai është universal në shije. Tepër modest, gjë që reflektohet dhe në jetën e tij, Noli ishte dhe pijedashës dhe me sens humori. Në një fjalim të mbajtur në banketin e Detroitit në Miçigan më 22 nëntor 1953, ai ia dedikon mikut të tij, Faik Konica, faktin që është kthyer në një vegjetarian.

a.b.

Box

Si më ktheu Konica në vegjetarian

“Do t’ju tregoj se kush më ktheu në vegjetarian. Këtë e bëri miku ynë i vjetër, Faik Konica, i cili shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Uashington nga 1926-a, më 1939-n, dhe që ishte i bindur se asnjë ditë nuk ishte e përsosur pa dy biftekë: një për drekë dhe një për darkë, nganjëherë edhe një për mëngjes.

Konica besonte te vegjetarianizmi, por e keqja ishte se ai thjesht nuk i thoshte dot ‘Jo’ një bifteku të madh e të lëngshëm. Nganjëherë ndërgjegjja e tij prej vegjetariani brengosej aq shumë sa i duhej të rezervonte së paku një ditë vegjetariani në javë. Më ka qëlluar ta shoh një ditë tek hante një sasi të madhe ushqimi vegjetarian dhe t’i jepte fund me një biftek duke thënë: ‘Motra jonë lopa ia ka ngenë të hajë ushqim vegjetarian gjithë ditën. Ne qeniet njerëzore duhet të pushojmë së ngrëni, se kemi punë të tjera për të bërë. Kjo është koha kur shfaqet bifteku’. Konica ishte nga ata njerëz që e shijonte dhe e donte ushqimin. Besonte si te sasia, edhe te cilësia.

Një ditë e kam parë t’ia fillonte me një tas të madh me midhje të përvëluara, vazhdoi me një aragostë, pulë të pjekur dhe… biftekun e domosdoshëm. Pas ëmbëlsirës ra në një gjumë hipnotik dhe unë pandeha se u sëmur nga mbingrënia. Por kisha gabuar. Shpejt zbulova se ajo që e shqetësonte ishte diçka krejt tjetër. Pa orën e dorës dhe tha: ‘Ora qenka pesë. Së shpejti do të vejë gjashtë. Kur do të hamë darkën?’. Fjalët e fundit të Konicës në shtratin e vdekjes, drejtuar shërbëtores së tij zezake, ishin: ‘Hatti, më sill një biftek, por që të mos jetë i pjekur mirë, të jetë i kuq e i lëngshëm, përndryshe do ta kthej mbrapsht’. Ai ishte i mendimit se duhej të vdiste me stomakun plot.

(Fjalimi i Nolit në një banket në Miçigan më 22 nëntor 1953)

Eli Fara:Në Shqipëri artistët paguhen më mirë se në SHBA

0

Eli_FaraKëngëtarja Eli Fara, e cila vijon të ruaj një bukuri rinore, shpreht se pamja e saj është natyrale dhe se nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

“Bëj gjithçka që bëjnë edhe moshataret e mia. Përdor shumë kremrat;më shumë se domosdoshmëri, i kam një hobi.Më pëlqen shumë të grimohem edhe kur jam në shtëpi. Dua që kur të kaloj para pasqyrës të ndeshem me një imazh të bukur.Gjithashtu, konsumoj shumë ujë. Këto janë sekretet e mia” , shprehet ajo.

Për sa i’u përket klipeve këngëtarja shprehet se, “Më pëlqen ekstravaganca. Më pëlqen që në klipet e mia të vij ndryshe, më me shije. Natyrisht flas për ekstravagancën brenda normës, kur bëhet fjalë për klas dhe delikatesë. Unë këtë e quaj ekstravagancë tek vetja, kur nuk kalon masën dhe përcjell veten tënde më së miri”,pohon Eli për “Summer Pages”.

E pyetur se ku paguhen më mirë artistët në SHBA apo Shqipëri,ajo ndan këtë mendim,”Në Shqipëri paguhen më mirë se në SHBA, e kam fjalën për artistët elitarë këtu. Koncertet dhe spektaklet në vendin tonë paguajnë më mirë se në çdo vend tjetër. Pagesat këtu janë më të larta”.

A do të futet nën mbrojtjen të UNESCO-s Eposi i Kreshnikëve?

0

Eposi i kreshnikevePas Dosjes së Këngëve të Jugut Iso-Polifonia Shqiptare, e cila që nga viti 2006 është pranuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization – UNESCO), si vlerë e trashëgimisë gojore të njerëzimit dhe përfaqëson Shqipërinë, edhe Eposi i Kreshnikëve kërkon mbrojtje nga kjo organizatë botërore, për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës.

Po bëhen një vit qyshkur një grup ekspertësh shqiptarë në krye me Dr. Zymer Nezirin, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe etnoepikolog, dhe Ministria e Kulturës e Kosovës, dorëzuan në selinë e UNESCO-s në Paris, kërkesën që Dosja e Eposit të Kreshnikëve të vihet nën mbrojtjen botërore të kësaj organizate, si një ndër kryeveprat e trashëgimisë gojore të njerëzimit.

Bartësi i këtij projekti, Zymer Neziri, thotë se nuk ka informacione nëse kërkesa e Ministrisë së Kulturës është shqyrtuar nga UNESCO, por ai shpreh besimin Dosja e Eposit të Kreshnikëve, për karakterin e saj heroik-legjendar dhe fuqinë artistike, do të shpallet nga UNESCO-ja si vlerë e trashëgimisë orale të njerëzimit, pavarësisht faktit që Kosova ende nuk është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Këngët e epikës legjendare janë monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare. Ky epos, që ende bën jetë të gjallë, kryesisht në viset malore në Shqipëri, në Kosovë e në Mal të Zi, është një nga eposet e fundit të gjalla në Evropën Juglindore”, thotë Zymer Neziri.

Vite më parë Qeveria e Kosovës e kishte licencuar një komision ekspertësh në përbërje nga Zymer Neziri nga Prishtina, Shaban Sinani dhe Vasil Tole nga Tirana, që ta hartonin Dosjen e Eposit të Kreshnikëve, si një përpjekje e institucioneve të Kosovës që t’i promovonte vlerat kulturore brenda organizatave në varësi të OKB-së.

Neziri tha se gjatë hartimit të Dosjes së Eposit të Kreshnikëve për të aplikuar në UNESCO, një mbështetje të madhe këtij projekti ia kishin dhënë edhe dy studiues të huaj – dr. David Elmer nga Universiteti i Harvardit, përgjegjës i deritashëm i Koleksionit të madh të epikës gojore në Universitetin e Harvardit, Kembrixh (Cambridge), SHBA dhe Nicola Scaldaferi, nga Universiteti i Milanos, Itali, etnomuzikolog.

Epikologu Neziri shtoi se në aplikacionin e dorëzuar në UNESCO janë shtruar të gjitha karakteristikat e epikës shqiptare, ku jepen të gjitha detajet karakteristike që ka Eposi i Kreshnikëve, siç janë: vjetërsia e ciklit të këngëve të kreshnikëve; koleksionet më të njohura (ato të botuara, si dhe ato të cilat ende bëjnë jetë të gjallë nëpër disa vise të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë së Veriut; Koleksionet e botuara në gjuhët botërore etj.

Ndryshe, vetëm një javë më parë, në Prishtinë u mbajt një konferencë shkencore në Institutin Albanologjik me temën “Gjendja e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi”. Studiues shqiptarë por edhe të huaj, në këtë konferencë u pajtuan se hulumtimet në fushën e epikës popullore, sidomos ato të Ciklit të Këngëve të Kreshnikëve, duhet të vazhdojnë ende, sepse, sipas një pjesë bukur e madhe e këtij visari shpirtëror shqiptar ende bënë “jetën” e gjallë në viset veriore të Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të mblidhet dhe të studiohet, para se të shuhet nga zhvillimet e globalizmit dhe të “agresionit” të teknologjisë informative. /Albinfo/

Një baladë nga Besart Halimi dhe Dani

0

besart halimiKëngëtari simpatik i cili kohëve të fundit po kërkohet shumë nga publiku, do të sjellë një bashkëpunim. Bëhet fjalë për këngëtarin Besart Halimi, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi-Danin, e po ashtu do të lansojë dy albume të reja

Besart Halimi sapo ka lansuar këngën e tij të re “Në Prishtinë” të cilën e ka ripërpunuar e tash po vjen me një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi-Dani.

Në një intervistë për gazetën Tribuna Besarti ka treguar se kënga që do ta sjellin këta dy këngëtarë është baladë dhe vjen në treg pas përfundimit të sezonit veror “Kënga është kryer, tash kemi filluar me incizua unë pjesën time Dani pjesën e vet, më pas do të fillojmë të realizojmë edhe videoklipin, kam me qenë një baladë një këngë me një tekst shumë të mirë, muzikën e kam bërë vetë unë kurse orkestrimin Florent Boshnjaku e tekstin e ka shkruar Krenare Halimi”, tregon Besarti.

E pasi që është baladë ai thotë se është më mirë ta lansojnë pas përfundimit të sezonit veror. “Kënga mbasi që është baladë duhet të dalë pas përfundimit të sezonit të verës” thotë ai. Besarti njëherë për njëherë nuk po mendon të ketë ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Do të ketë bashkëpunime tjera por më vonë ndoshta. Ai, përveç kësaj kënge që është duke e punuar, do të sjellë edhe dy albume të tij, njëri album do të jetë me këngë të tij të realizuara nga ai, e tjetri album do të jetë me këngë popullore të kënduara live.

“Po mendoj ta bëj albumin tim të dytë me këngët e mia të cilat i kam realizuar, gjithashtu do të bëjë edhe një album me këngë popullore të kënduara live besoj që njerëzve do t’u pëlqejnë këto këngë popullore pasi që tashmë kam filluar të këndoj edhe nëpër ahengje të ndryshme e në dasma”, thekson këngëtari, duke shtuar se këto albume do të dalin në treg në fund të muajit shtator.

I kënaqur me përfitimet

Sezoni veror po sjell shumë punë e shumë angazhim për këngëtarët tanë e po ashtu edhe për Besartin ky sezon është i tillë. Ai tregon se është shumë i kënaqur me mbrëmjet e tij muzikore dhe shpreson të vazhdojnë kështu.

“Mbrëmjet muzikore po shkojnë shumë mirë, ky është viti im i dytë që këndoj nëpër ahengje e dasma të ndryshme por këtë vit kërkesat janë më të shumta, shpresoj të vazhdojë kështu”. Ku ka punë ka dhe përfitime. Në pyetjen se sa është i kënaqur ai me përfitimet e mbrëmjeve muzikore, Besarti përgjigjet duke thënë “Normal edhe përfitimet janë shumë mirë, pa pas përfitim në një punë askush nuk e bën, ka edhe shumë të tjerë që bëjnë muzikë vetë për qejf, por pak me përfitu pak për kënaqësi kështu që të dyja”.

Sa i përket jetës private ai vazhdon ta ruajë me xhelozi. “Nuk kam dëshirë të flas për jetën private, preferoj ta mbaj jetën private vetëm për vete” thotë për fund Besarti.

15 seanca gjyqësore

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 15 seanca gjyqësore.

“Departamenti i Përgjithshëm do ti procedojë 11 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti për Krime të Rënda do ta mbaj 2 seancë gjyqësore”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Askush s’e ka tapinë t’i fyejë shqiptarët!

0

Agim MuhaxheriShkruan:Agim Muhaxheri

Të dyshuarit për akte terroriste në Siri e Irak hyjnë në “rëntgenin” e gjyqit. Seanca dëgjimore mbahet në Prishtinë. Më i zi se Lavdrimi (Muhaxheri) është don Anton Kqira, i cili në një fjalim të tij (2007) në SHBA shqiptarëve të Kosovës “iu ka qepur ‘bishta’ dhe i ka quajtur ‘qenë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”. Dikur Milosheviqi i grahte propagandës. Kur fliste për Kosovën diplomatëve amerikanë e evropianë ua tërhiqte vërejtjen: “Mos e krijoni shtetin mysliman…”. Kosovën e shpëtoi Zoti, Amerika e miqtë evropianë. Ndërsa disa tipa ia kthejnë shpinën, bëhen bashkë me ISIS-in e Al Nusra-n !!!

Së pari je shqiptar, pastaj je mysliman, ortodoks apo katolik. Kështu kanë thënë Gjergj Fishta, Faik Konica e rilindësit e tjerë, mesazhet e të cilëve mjerisht e fatkeqësisht nuk i përfillim. As arabi, as turku, as indoneziani e të tjerët, të besimit mysliman, nuk i vënë vetes parashtesën mysliman. Të vetmit jemi ne që i dalim “trenit përpara”, e quajmë veten mysliman! Heqim dorë nga përkatësia kombëtare. Dhe shi për këtë: Bëhemi më arabë se arabët!

Gjeniu i letrave tona Faik Konica, më 1899, s’e ka thënë më kot: “Çka të bëjë myslimanëria dhe krishtëria për shqiptarët”. E drejta e besimit, identitetit fetar, është e garantuar me Kushtetutë. Askujt nuk i mohohen liritë dhe të drejtat.

Një thënie latine thotë: “Uti, non abuti” që i bie – Përdor, por mos shpërdor.Tipat e ndryshëm e shpërdorin fenë, dalin jashtë kornizës, hyjnë në rrafshin politik, i bien flakaresh shtetit. Natyrisht, shteti reagon. Përdor dhunën.

Shteti është aparat i dhunës, këtë e dinë më mirë juristët dhe politologët.Ligjet veprojnë “erga omnes”, njësoj për të gjithë, qofshin ata të besimit mysliman a të krishterë.Nëse shkel parimet kushtetuese, ligjin, të kap paragrafi për çka mund të ndëshkohesh me burg.Po ashtu me Kushtetutë garantohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Ku të duan ata mund të shkojnë, në Turqi, Egjipt, Siri, Irak etj., por nëse në këto vende përfshihesh në grupet terroriste, shteti s’ta falë, ndëshkohesh.

Dikur evropianët kishin aversion ndaj shqiptarëve. Me qëllim ua vënin parashtesën “muslim”. Kështu vepronte edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi. Ky tip i Lombrozës, e dinte kush janë shqiptarët, por i grahte propagandës. Madje, ai përçonte mesazhe te diplomatët amerikanë dhe evropianë. Kur është fjala për Kosovën, diplomatëve u thoshte: Mos lejoni të krijohet shteti mysliman në Evropë.

E ata që s’dinë ç’është kombi e shteti, ranë në grackën e Milosheviqit. Ranë në grackë me vetëdije o pa vetëdije.

E keqja më e madhe, individë të ndryshëm me vetëdije a pa vetëdije hyjnë në zonën kriminale. Ata nxirren para gjyqit se kanë shkelur rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.
Kjo vepër penale është e natyrës politike, me të cilën ngarkohen 40 të dyshuar nga anë të ndryshme të Kosovës.

Shumica e të pandehurve janë të rinj. Më i riu është 20 vjeç, ndërsa më i vjetri 52 vjeçar.
Të dyshuarit për akte terroriste në Siri e Irak hyjnë në “rëntgenin” e gjyqit. Seanca dëgjimore mbahet në Prishtinë, në kinemanë ABC. E mërkura (13 gusht) është dita e dytë e dëgjimit të tyre. Prokurorët e gjykatësit kanë punë si “në mulli”.

Flitet se numri i të pandehurve do të rritet, të jetë 60 e më tepër. Vala e hetimeve do t’i përfshijë edhe disa imamë. Kush janë ata?

Brenda e jashtë gjykatores së improvizuar ka forca të shumta të sigurisë. “Zhurnalin” po e ndjekin një numër i madh i gazetarëve, të cilët raportojnë për rrjedhën e këtij procesi të pazakontë.

Më vonë “shfaqet filmi”!
Një ditë pas furtunës, të martën (12 gusht) nisi dëgjimi i tyre. Prokurorët kërkojnë paraburgosjen. Fjalën e fundit e thotë gjyqi.

Ata dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS-it dhe Al Nusra-s, në Siri e Irak.
Si prova janë paralajmëruar konfiskimet e armëve të ndryshme, i mjeteve elektronike, kompjuterëve e laptopëve etj.

Se dikush ka kryer veprën penale, vlerësohet me prova e fakte juridike.
Paragjykimet, ai ka mjekër, vishet me pantallona trefërtal, ai është “fllishtan” janë fyerje për besimtarin islam. Me asnjë ligj nuk është e sanksionuar si vepër penale që dikush t’i veshë edhe pantallonat trefërtal. Kjo është shija e besimtarit. Atij s’mund t’i cungohet kjo e drejtë.
Por nëse “mjekroshi” hyn lakrave, merret me akte terroriste, këtë nuk e lanë as deti, nuk ka pardon për të, jep llogari dhe ndëshkohet me burg. Sipas Kodit tonë penal (2013), i pandehuri për shkelje të rendit kushtetues dhe rrezikimit të sigurisë, për organizim të terrorizmit, ndihmës, rekrutimit, mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

Një nga krerët e ISIS-it e të Al Nusra-s është shqiptari Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili veten e quan musliman (lexo: mysliman).
Krimet janë pjellë e kohës, ato i lind koha.
Kriza ekonomike dhe ajo morale e reflekton krimin.
Kosova zgjohet. Përballet me ata, të cilët, sipas të dhënave të para, e krijuan imazhin e keq shtetit tonë.

Dolën në skenë xhihadistët dhe antixhihadistët.
Xhihad (fjalë arabe) do të thotë: Lufa e shenjtë kundër të pafeve.
Në këtë luftë janë të përfshirë edhe shqiptarët nga Kosova.
Paria jonë politike, por edhe BIK-u e mbështeti këtë proces.
Disa nga politikanët mbajtën “orë politike”, të pandehurit a priori i shpallën fajtorë. Këtë e bënë për “poenë politikë” !

Tjetër është politika, tjetër drejtësia.
Ata dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS-it dhe Al Nusra-s, në Siri e Irak.
Si prova janë paralajmëruar konfiskimet e armëve të ndryshme, i mjeteve elektronike, kompjuterëve e laptopëve etj.

Ti konfiskosh dikujt kompjuterin, nëse nuk ke prova se ai është i përfshirë në aktet terroriste, nuk do të thotë se ai është terrorist.

Se dikush ka kryer veprën penale, vlerësohet me prova e fakte juridike.
Një nga krerët e ISIS-it e të Al Nusra-s është shqiptari Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili veten e quan musliman (lexo: mysliman). Kanë lidhje të pandehurit me këtë xhihadist apo me të tjerët, për këtë do të dihet në këtë proces.

Njeriu që postoi foton e tij duke ia prerë kokën një të riu irakian, 25-vjeçari nga Kaçaniku Lavdrim Muhaxheri, ka thënë në një intervistë përmes internetit se çdo kujt që tradhton do t’ia presë kokën. Kjo foto ka bërë xhiron e të gjitha medieve të botës.

Më i zi se Lavdrimi (Muhaxheri) është don Anton Kqira që rron në SHBA.
Ky prift nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as At Hil Kabashi… etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” shqiptarëve të Kosovës (viktimave të holokaustit çetniko – fashist serb) “iu ka qepur ‘bishta’ dhe i ka quajtur ‘qenë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”, me rastin e kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989 – 1999).

Fjalimin e tij triumfues e mbajti në Qendrën e Shqiptarëve, në SHBA, më 13 maj 2007.
Më vonë (K)qira i ra pishmanit, kërkoi falje.

Në gazetari lajmi vret. Ndërkaq, reagimi, kërkimfalja është si një thes i mbushur me pupla, i cili hedhet në ajër, pastaj ecë e tuboj puplat… Shpata e drejtësisë e kap edhe këtë prift. Ai çdo gjë mund të jetë, edhe serb, por jo shqiptar.

Dallimi ndërmjet Muhaxherit e Kqirës është, se i pari i pret kokat e të huajve, ndërsa i dyti – “të shqiptarëve”.
Për vatan të huaj nuk luftohet, nuk jepet jeta.
Jeta jepet për vatanin tënd.
Ai që s’e do popullin e vet nuk e do as vetveten.
Nëse vërtetohen akuzat e të pandehurve, ndaj tyre s’duhet të ketë mëshirë.
Askush s’e ka tapinë të flasë në emër të shqiptarëve, t’i fyejë shqiptarët.
Kosovën e shpëtoi Zoti, Amerika e miqtë evropianë. Ndërsa disa tipa ia kthejnë shpinën, bëhen bashkë me ISIS-in e Al Nusra-n, organizata këto të shpallura terroriste!!!

Strugë: Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Vevçan

0

Policia-strugeDy persona janë vrarë mbrëmë në një kafene në komunën e Vevçanit në afërsi të Strugës.

Sipas informacioneve të policisë, autori i vrasjes së dyfishtë është identifikuar dhe bëhet fjalë për postierin Zdravko Srbakoski, i cili ka lënë të vrarë pronarin e kafenesë Vlado Popeski dhe mikun e tij Matej Gjurcevski. Në këtë sulm të armatosur janë plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin në të njejtën tavolinë, transmeton INA.

Bëhet e ditur se vrasësi kishte borxhe nga bixhozi dhe se ai ditëve të fundit ishte zënë me pronarin e kafenesë.

Policia në një njoftim të shkurtër ka informuar se vrasësi rreth orës 21:30 ka hyrë në kafenenë “Piazza” dhe ka nisur zënkën me pronarin e lokalit dhe më pastaj ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj katër të pranishmëve që ishin në një tavolinë. Vrasësi menjëherë është arratisur, por ai ka rënë në duart e policisë dhe është arrestuar.

Banorët e kësaj komune minore që banohet nga maqedonas janë shprehur të shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm.

Ja cilët yje kanë gjak mbretëror

0

JohnnyDepp6-06Shumë mbretër kanë pasur shumë gra dhe shumë fëmijë, kurse ata që janë mjaft këmbëngulës në kërkime, mund të zbulojnë se mund të kenë ndonjë paraardhës mbretëror. Këta yje e dinë që në veten e tyre kanë edhe gjak “blu”.

Sipas gjenelogut, Nick Barat, Johnny Depp është një kushëri i mbretëreshës Elizabeth II, në brezin e 20-të, pasi të dytë e ndajnë një të afërm të përbashkët. Kushërira e largët e Johnny-it ishte Margaret Percy, e cila ishte bija e Earl-it të tretë të Northumberland-it, një pasardhës i mbretit Edward III.

ParisHilton1128Edhe Paris Hilton është kushërira e mbretëreshës, Elizabeth II, në brezin e 20-të, nga ana e babait të saj, Rick-ut. Paraardhësi i tyre i përbashkët është Henry II, i cili kishte disa fëmijë dhe ishte i martuar me Eleanor-ën nga Aquitaine.

Michael Douglas është një kushëri i mbretëreshës, Elizabeth II, në brezin e 19-të, nga ana e mbretit të Anglisë, Edward III. Emri i mbretit Edward është përmendur shumë herë dhe për këtë ekzistojnë shkaqe të arsyeshme. douglasEdward III kishte tetë bij dhe secili prej tyre kishte një fëmijë me një nga anëtarët e familjeve mbretërore si: Tudors dhe Lancaster. Përveç kësaj, ai kishte edhe gjashtë vajza, ku shumica prej tyre ishin martuar në familje mbretërore.