23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Malishevë: Inspektorët largojnë ndërtimin pa leje mbi ‘Tumën ilire’

Malisheve-Tuma ilireDrejtoria e Inspektoratit në Malishevë, sot ka filluar largimin e ndërtimit pa leje, mbi “Tumën Ilire”, në afërsi të qendrës së qytetit në Malishevë. Mbi këtë hapësirë, po largohet një fontanë dhe një hapësirë me kubëza betoni, të vendosura nga pronari i një lokali afarist hotelier, ndërsa kjo hapësirë, do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në largimin e këtij ndërtimi, inspektorët komunalë, kanë qenë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, por nuk ka pasur rezistencë nga ana e pronarit dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

“Kthimin në gjendjen e mëparshme të “Tumës Ilire” e kishte kërkuar edhe Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK), pas një inspektimi që kishin bërë në këtë hapësirë, në shkresën dërguar në organet përkatëse, kishin kërkuar që urgjentisht, bazuar në ligjin mbi Trashëgimin Kulturore, të largohen kubëzat, fontana dhe tavolinat e vendosura, pasi sipas IAK, pronari ka vepruar jashtëligjshëm”, thotë shefja e Zyrës për Informim në Malishevë, Pranverë Kastrati.

“Po ashtu bazuar në dokumentacionin në drejtorinë komunale për urbanizëm, ai ndërtim në atë hapësirë, është bërë pa leje ndërtimore”.

“Kjo hapësirë e cila supozohet të jetë “Tumë Ilirie”, në vitin 2000, me vendim të Komunës së Malishevës, është shpallur zonë e mbrojtur, e po ashtu kjo Tumë, është e mbrojtur edhe me ligj dhe është në listën e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së, me numër rendor 161, statusi/nr. vendimit 0301-8000/88, me numër unik të Databazës 003016”.

“Me këtë rast, mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, Ligjit për Procedurën Administrative nr.02/L-28, Ligjin e Ndërtimit nr.04/L-110, Ligjit mbi Trashëgimin Kulturore nr.02/L-88, Vendimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës nr.01.112/00, shkresës së IAK nr.152-03, shkresës nga drejtoria e Urbanizmit nr.05/174, procesverbaleve të inspektorëve, drejtori i Inspektoratit ka dhënë urdhëresë, për kthimin në gjendjen e mëparshme, ku është kërkuar që fillimisht kjo të bëhet nga pronari në mënyrë vullnetare, apo në të kundërtën, konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, të veprohet në kthimin e gjendjes së mëparshme të asaj hapësire”.

Deri në ditën e premte, hapësira pritet të kthehet në gjendjen e mëparshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit