2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Strugë: Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Vevçan

Policia-strugeDy persona janë vrarë mbrëmë në një kafene në komunën e Vevçanit në afërsi të Strugës.

Sipas informacioneve të policisë, autori i vrasjes së dyfishtë është identifikuar dhe bëhet fjalë për postierin Zdravko Srbakoski, i cili ka lënë të vrarë pronarin e kafenesë Vlado Popeski dhe mikun e tij Matej Gjurcevski. Në këtë sulm të armatosur janë plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin në të njejtën tavolinë, transmeton INA.

Bëhet e ditur se vrasësi kishte borxhe nga bixhozi dhe se ai ditëve të fundit ishte zënë me pronarin e kafenesë.

Policia në një njoftim të shkurtër ka informuar se vrasësi rreth orës 21:30 ka hyrë në kafenenë “Piazza” dhe ka nisur zënkën me pronarin e lokalit dhe më pastaj ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj katër të pranishmëve që ishin në një tavolinë. Vrasësi menjëherë është arratisur, por ai ka rënë në duart e policisë dhe është arrestuar.

Banorët e kësaj komune minore që banohet nga maqedonas janë shprehur të shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm.

Më Shumë

Fatmir Limaj merr pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, do të marrë pjesë sot në një debat me qytetarët e Prizrenit. Në këtë debat do të diskutohet për zhvillimet...

Të gjitha grupet e finaleve të Euro 2024

Franca do të ndeshet sërish me Holandën në fazën e grupeve në Euro 2024. Të dy skuadrat ishin pjesë e të njëjtit grup në...

Lajmet e Fundit