Home Blog Page 8220

Muja në betejë me ligjin, a po ngec Komuna?

0

RamadanMuja-makinaPesë muaj pas dënimit me 2 vjet burgim me kusht, të shqiptuar nga Gjykata Themelore (GJTH) në Prizren, kryetari i komunës, Ramadan Muja, vazhdon punën normalisht, në pritje të vendimit të një gjykate më të lartë, asaj të Apelit, derisa shoqëria civile kritikon se kjo ka ndikuar në vështirësimin e funksionimit normal të Komunës, sidomos në realizim projektesh.

Muja është dënuar për shpërdorim të pozitës nga një trup gjyqësor i EULEX-it. Kur vendimi të bëhet i plotfuqishëm, Muja do ta ketë të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh. Bashkë me Mujën fajtorë janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak sesa shefi i tyre. Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka parashtruar ankesë.

Avokati mbrojtës i Mujës, Ruzhdi Berisha, tha se është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit rreth ankesës së parashtruar ndaj vendimit të GJTH-së. “Nuk ka ndonjë datë se kur duhet ta bëjë këtë. Jemi optimistë se ankesa jonë do të aprovohet”, tha për “Zërin”.

Elmedina Baxhaku, nga OJQ “Ec Ma Ndryshe”, që monitoron punën e Komunës, vlerëson se ajo po funksionon me ngecje në vendimmarrje dhe ekzekutim projektesh, të premtuara gjatë fushatës elektorale. “Për këtë dëshmon më së miri fakti rreth marrjes së vendimeve të shumta në takimet e ekzekutivit, vetëm sa për të treguar së punët po ecin mbarë e në realitet jemi dëshmitarë të asaj se për gjithë këtë periudhë kohore, nuk ka pasur lëvizje pozitive”, ka thënë ajo.

Sipas saj, marrja e vendimeve gjatë muajit me rreth 80 sosh, tregon më së miri seriozitetin e institucionit, që këto të mbeten vetëm fjalë në letër.

“Ekzekutivit i kemi prezantuar rreth 40 rekomandime, por disponimi i tyre për përmirësim ka qenë shumë i mangët, pothuajse pa interesim. Kjo për vetë faktin se janë ngulfatur me të papritura dhe angazhim me telashe personale, që po e lënë udhëheqjen pezull vetëm sa për të mbetur në letër”, ka thënë Baxhaku.

Naim Cahani nga KDI-ja, thotë se sigurisht që kjo situatë ka reflektuar edhe në punën dhe mosefikasitetin e organeve vetëqeverisëse lokale. “Këtë e tregon edhe rregullimi i sheshit të “Lidhjes së Prizrenit”, që ka filluar së ndërtuari qysh me fillimin e vitit dhe trendi i punimeve duket shumë i ngadaltë”, ka thënë ai.

Cahanaj mendon mosefikasitet po tregohet edhe në hartimin e politikave publike, rreth hartimit të buxhetit komunal, ku tanimë në mes të gushtit nuk është paraparë një iniciativë për të organizuar dëgjimet publike për projektbuxhetin e vitit 2015.

Deklarimet e shoqërisë civile i ka demantuar Hasan Hasani, që prej dy mandatesh është drejtor i Shërbimeve Publike.

“Komuna po funksionon për merak. Tjetër janë deklarimet e OJQ-ve. Kryetari po bën punën e tij në pritje të përgjigjes nga Gjykata, ndërsa kemi realizuar projektet e parapara. Varësisht nga mundësitë buxhetore dhe zotimet, Komuna realizon atë çfarë ka paraparë. Ndërsa, për këtë dëshmitarët më të mirë janë vetë qytetarët, të cilët falë kësaj qeverisjeje kanë një standard shumë më të mirë jetësor”, ka tha thënë ai për “Zërin”.

Nga vendimi i GJA-së varet edhe e ardhmja e Komunës, nëse Prizreni do të shkojë apo jo në zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘Babastars’ nuk e lëshon Shqipërinë

0

BabastarsLabeli ‘Babastar’ është duke qëndruar dhe performuar këngët e tyre gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ghetto Geasy përmes një postimi në Twitter ka treguar që mbrëmjen e së martës ishte në Velipojë ku ka kënduar edhe këngën me të re ‘MMV’ të cilën e ka në bashkëpunim më këngëtaren nga Maqedonia Altuna Sejdiun.

Kurse, përmes të njëjtin rrjet edhe Skivi ka bërë një tjetër ‘tweet’ ku shkruan se tashmë ‘Babastar’ gjenden në qytetin e Shkodrës ku do të përformojnë për gjithë fansat e tyre.

“Koncert jo, po festival krejt Shkodra ‘Babastars’”, ka shkruar Visari.

Ndërsa edhe Tuna ka postuar në shkrim në ‘Twitter’ ku shkruan se ajo kurrë nuk do t’i lë vetë fansat e saj.

“I never let my fans down”, ka shkruar Tuna.

‘Babastars’ koncerte ka mbajtur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Zgjedhjet si (mos)zgjidhje!

0

Zgjedhje-kosove-logoZgjedhjet tjera të parakohshme do ta zgjasnin edhe për një kohë vakumin institucional. Por, nëse blloku paszgjedhor në njërën anë dhe PDK-ja në anën tjetër nuk do të arrijnë ta krijojnë një qeveri të qëndrueshme, me të paktën me 60 deputetë shqiptarë plus minoritetet, atëherë zgjedhjet e reja shihen si opsion.

Në parim, analistët nuk i shohin zgjedhjet si zgjidhje të favorshme, por mbrojnë qëndrimin se vendit i duhet sa më shpejt t’i ketë të konsoliduara institucionet-legjislativin dhe ekzekutivin, shkruan Tribuna.

Kosova, sipas tyre, nuk ka kohë për të humbur. Të paktën këtë mendim e ndajnë Avni Mazreku dhe Halil Matoshi.

Mazreku ka deklaruar se zgjedhjet tjera të parakohshme nuk janë zgjidhje dhe se ato do të duhej të ishin opsion vetëm nëse asnjëri prej blloqeve nuk do të arrinte ta formonte qeverinë.

“Jo, definitivisht jo, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje. Zgjedhjet do të duhej të ishin opsion vetëm nëse asnjëri prej blloqeve nuk do të arrinte ta formonte qeverinë. Kurse situata në Kosovë është e qartë pas konstituimit të Kuvendit se nuk kemi problem më shumicën e nevojshme për ta krijuar qeverinë. Prandaj them se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe as opsion për vendin”, ka thënë Mazreku.

‘Kulla e Jetimit’ në Prevallë, vendtakimi i ‘kokës’ së ekstremistëve

0

Kulla e Jetimit te ekstremisteve“Kulla e Jetimit”, në Prevallë, ka qenë pikëtakim i një grupi imamësh të Kosovës, përfaqësues të disa organizatave “humanitare”, ligjërues nga Arabia, imamë nga Maqedonia edhe nga Shqipëria.

Aty pos takimeve janë mbajtur ligjërata dhe trajnime për propaganduesit e thirrjeve për të shkruar në Siri edhe aktivitete kohë pas kohe me fëmijë jetim, shkruan Zëri.

Xhihadistët drejt Amerikës?

0

xhihadistetSHBA-ja de fakto i ka shpallur luftë ISIS-it dhe tani duhet të shtrëngohet për mundësinë e bartjes së luftës nga militantët në Amerikë, kanë paralajmëruar disa ligjbërës dhe analistë

Teksa Shteti Islamik po fiton terren dhe po shton rekrutët e huaj për luftime, grupi xhihadist llogaritet i aftë për të kryer sulme edhe në tokën amerikane. Këtë alarm e kanë lëshuar këtë javë disa ligjbërës dhe analistë të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, të cilët argumentojnë se vendi de fakto i ka shpallur luftë Shtetit Islamik duke kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it, dhe tani duhet të shtrëngohet për mundësinë e bartjes së luftës nga militantët në Amerikë.

“Zotëri President, bëhuni i sinqertë për rrezikun që na kanoset”, ka thënë senatorja republikane nga Karolina Jugore, Lindsey Graham, në Fox News. “Ata po vijnë”, ka paralajmëruar Graham.

Vërejtja e senatores Graham ka ardhur pas asaj që është dukur të jetë kërcënim i një luftëtari të Shtetit Islamik për të “ngritur flamurin e Allahut në Shtëpinë e Bardhë”. Një foto e përhapur gjerësisht në internet ka shfaqur një mbështetës të ISIS-it duke bërë një foto me një flamur të grupit xhihadist përpara, dhe me Shtëpinë e Bardhë në prapavijë, duke sinjalizuar mbase se ISIS është para portës së Shtëpisë së Bardhë. Legjenda e fotografisë shumë të diskutuar, megjithëse të paverifikuar, thoshte “Ne jemi këtu”, dhe ishte shoqëruar me ikonën e një fytyre të buzëqeshur.

Ekziston, megjithatë, një dallim i madh ndërmjet aspiratave për të sulmuar Amerikën në tokën e saj dhe mundësisë për t’i realizuar aspiratat. A kanë luftëtarët e ISIS-it aftësi apo mjete më të përsosura se Al-Qaeda, e cila kërcënon që më shumë se një dekadë pas sulmeve të 11 Shtatorit me një sulm tjetër të madh në tokën amerikane, por e cila kurrë nuk ka arritur ta realizojë atë?

“Këta njerëz (të ISIS-it, v.j.) janë të përgatitur për të luftuar, dhe ata i janë nënshtruar trajnimeve të rëndësishme në Siri dhe në Irak për të gjitha llojet e taktikave dhe teknikave, përfshirë krijimin e bombave”, thotë Samuel Brannen, pjesëtar i Programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ata i kanë duart e përlyera me gjak – nuk janë tipa që kanë lexuar në internet”, shton ai. “Kjo është diçka që ata tashmë kanë bërë – kanë shtënë me armë ndaj njerëzve. S’bëhet fjalë për posedim të aftësive të reja, por të aftësive të praktikuara”.

Për më tepër, gjithnjë e më shumë luftëtarë të ISIS-it tani janë perëndimorë, kanë paralajmëruar senatorja nga Kalifornia, Dianne Feinstein, dhe disa senatorë të tjerë amerikanë. “Ata nuk po aplikojnë për viza për në SHBA”, thotë Brannen. “Ata vetëm po i tregojnë pasaportat e tyre”.

Përballje për mercenarizëm në Këshill të Sigurimit

0

keshilli i OBJava e fundit e muajit gusht pritet t’i mbledhë në seancën e rregullt tremujore në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Prishtinën dhe Beogradin me vendet anëtare, për të shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon për zhvillimet dhe progresin në Kosovë. Ndonëse ende nuk është konfirmuar, 25 gushti përmendet si datë e mundshme për mbajtjen e kësaj seance.

Varësisht nga niveli, Kosova mund të përfaqësohet qoftë nga presidentja Atifete Jahjaga apo ministri në largim, Enver Hoxhaj. Përfaqësimi pritet të jetë i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe se kjo çështje nuk është definuar ende. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se kurdo që të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit, Kosova do të përfaqësohet në nivelin e barabartë me atë të Serbisë.

“Nuk përjashtohet mundësia që Kosovën ta përfaqësojë presidentja Jahjaga sikur edhe në muajin maj. Të gjitha modalitetet janë duke u harmonizuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare”, ka deklaruar Vllahiu../tribuna/

Album për ditëlindje

0

Cohen-637x405555Përfaqësuesi i Cohen nuk ka mund ta konfirmojë albumin, fjalët për lansimin e të cilit rrodhën javën e kaluar në ‘Eventin Leonard Cohen 2014’, që organizohet prej fansave të tij, në Dublin.

Edhe në Amazon France, albumi Popular Problems është listuar për 22 shtator.
“Leonard Cohen ka punuar shumë në albumin e tij të radhës, i cili përbëhet tërësisht nga këngë të reja”, thotë Jarkko Arjatsalo, i cili drejton faqen zyrtare The Leonard Cohen Files – që lidh fansat me këngëtarin.
“Ai më ka kërkuar t’u tregoj se albumi i tij Popular Problems do të dalë në fund të shtatorit, menjëherë pas ditëlindjes së tij të 80’të”, ka thënë ai.

Arjatsalo ka konfirmuar për Rolling Stone deklaratën e mësipërme. Ai ka pohuar se kjo informatë

është marrë drejtpërdrejt nga Cohen.
Albumi i fundit i Cohen është Old Ideas, i vitit 2012.

Enver, sa shtete e kanë njohur Kosovën?

0

Enver HoxhajjMinistria e Punëve të Jashtme ende s’ka hartuar një listë me numrin e saktë të shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Sipas faqes zyrtare të MPJ-së, 96 është numri i shteteve që deri më tani ia kanë njohur subjektivitetin Kosovës.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk ka nota verbale, derisa janë injoruar vendet që kanë konfirmuar njohjet, shkruan Koha Ditore.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë thënë se me njohjen e fundit nga Ishujt Solomon- ishull në Oqeani, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën ka shkuar në 108. Paqartësitë rreth njohjeve ata i kanë arsyetuar me ridizajnimin e faqes, për të cilën ishte thënë se do të përditësohet qysh në shkurt të këtij viti.

“Kur të bëhet dizajni dhe plani i faqes së re do të vendosen edhe njohjet e sakta. Aktualisht faqja është në mirëmbajtje minimale. Por janë 108 njohje dhe lista e njohjeve është në Ministrinë e Jashtme”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Haradinaj: Në shtator ia nisim punës

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në pjesën e dytë të shtatorit do ta drejtojë Kosovën si kryeministër për katër vitet e ardhshme.

Ai, në një intervistë për Epokën e re,  ka bërë të qartë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka numrat për ta formuar Qeverinë dhe ka përjashtuar çfarëdo bashkëqeverisje me PDK’në.

Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë për PDK’në dhe Thacin që këtë herë ta japin kontribtin duke qenë pjesë e opozitës.

Haradinaj ka deklaruar se do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, por është shprehur i gatshëm t’i japë përgjegjësi në këtë proces edhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se koalicioni ende nuk i ka ndarë postet ministrore por sipas tij, hisen e qeverisjes e kanë ndarë në bazë të kuotës.

Familja e Pistës kërkon drejtësi nga Thaçi

0

Elvis Pista-ThaciE indinjuar me mungesën e përparimit në zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës, familja e tij i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon të ushtrojë ndikimin e tij “politik dhe institucional” ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që hetimet rreth vrasjes së Pistës të përmbyllen dhe përgjegjësit për këtë krim të dalin para drejtësisë.

Në letër – një kopje të së cilës “Koha Ditore” e ka siguruar nga familjarët e Pistës, dhe e cila u është drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, prej të cilëve në mënyrë eksplicite përmendet vetëm kryeministri Thaçi – shprehet besim tek institucionet e Kosovës dhe kryeministri Thaçi, por paralajmërohet se “ky besim mund të zbehet në rast se vazhdon të mos ketë rezultate konkrete nga hetimet. Ky besim mund të shndërrohet në zhgënjim, e zhgënjimi është i madh edhe në mesin e qytetarëve të Kosovës, e qytetarëve të Rahovecit”.