21.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Përballje për mercenarizëm në Këshill të Sigurimit

keshilli i OBJava e fundit e muajit gusht pritet t’i mbledhë në seancën e rregullt tremujore në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Prishtinën dhe Beogradin me vendet anëtare, për të shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon për zhvillimet dhe progresin në Kosovë. Ndonëse ende nuk është konfirmuar, 25 gushti përmendet si datë e mundshme për mbajtjen e kësaj seance.

Varësisht nga niveli, Kosova mund të përfaqësohet qoftë nga presidentja Atifete Jahjaga apo ministri në largim, Enver Hoxhaj. Përfaqësimi pritet të jetë i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe se kjo çështje nuk është definuar ende. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se kurdo që të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit, Kosova do të përfaqësohet në nivelin e barabartë me atë të Serbisë.

“Nuk përjashtohet mundësia që Kosovën ta përfaqësojë presidentja Jahjaga sikur edhe në muajin maj. Të gjitha modalitetet janë duke u harmonizuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare”, ka deklaruar Vllahiu../tribuna/

Më Shumë

Rahoveci kujton Avdullah Bugarin e Gëzim Hamzën në 26 vjetorin e rënies së tyre

Sot, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, u nderua fillimi i luftimeve për Rahovecin, kujtimin për 17 korrikun 1998, kujtimin për martirët dhe dëshmorët...

Fillon renovimi i tërësishëm i katit të parë të objektit të Administratës Komunale në Prizren

Ka filluar renovimi i tërësishëm i katit të parë të Objektit të Administratës Komunale, të cilat punime po zhvillohen me intensitet të lartë për...

Lajmet e Fundit