Home Blog Page 8258

Një lidhje lesbikesh mes Bleonës dhe Anxhelas?

0

Bleona Qereti dhe Anxhela MartiniBleona Qereti dhe Anxhela Martini janë duke kaluar shumë kohë me njëra-tjetrën.

Fillimisht ato erdhën bashkë nga SHBA në Shqipëri, ku qendruan disa ditë.

Më pas udhëtuan sërish në SHBA, ndërsa tashmë ndodhen në Ibiza.

Ato kanë publikuar disa foto nga një clun nate në Ibiza.

Të dyja duken mjaft të afërta, madje në një foto Bleona e puth në shpatull me passion Anxhelën.

Kjo ka bërë që komentues të shumtë të ngrejnë pyetjen nëse kemi të bëjmë me një lidhje lesbike mes dy artisteve të njohura shqiptare.

“Kim Kardashini” shqiptar provokon sërish

0

fatmiraAjo u bë e famshme për ngjashmërinë me Kim Kardashianin.Jo vetëm kaq, por ajo u lidh me ish-bashkëshortin e Kim, Chris Humprhies, menjëherë pas ndarjes së këtyre të fundit.

Më pas, Fatmir Sinanaj, për të ecur në rrugën e Kim Kardashian, bëri edhe një video porno.

Megjithatë, ajo nuk arriti suksesin që priste, pra që të bëhej e famshme si Kim Kardashian.

Megjithatë, ajo duket se nuk heq dorë.

Këtë radhë shqiptarja që jeton në SHBA ka postuar disa fotografi shumë provokuees.

Femrat e Sulltanit e dashuronin Skënderbeun?!

0

skenderbeu uRomani më i ri i botuar në Francë lidhur me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, është ai me titull “Scanderbeg, ou les Aventures dy prince d’Albanie”.

I gjatë, i hijshëm, me tipare të skalitura dhe një pamje madhështore… Ikona kombëtare e shqiptarëve, Skënderbeu, ka mishëruar gjithmonë imazhin e një burri të fortë nga shumë dëshmi historike ndër shekuj.

Figura e tij ka frymëzuar vepra të shumta e të larmishme të fushave e zhanreve të ndryshme. Thuhej për të se dëfrimet e “shthurura” nuk i interesonin dhe se në vend të tyre parapëlqente gjahun, kalërimin e lojërat ushtarake. Ndoshta për këtë arsye romanet e para të shkruara për Skënderbeun flasin për dobësinë e burrave: femrat.

Një zonjë franceze, Anne de La Roche Guilhem (1644-1707) botoi më 1729, në Holandë, romanin e parë (në botë) me titull “Le grand Scandarbeg” (Amsterdam, 1688). Këtij romani i janë referuar më vonë shumë studiues vendas dhe të huaj, ndoshta dhe për kujtimet herë-herë “të paturpshme” të Zonjës Villedieu (personazh) mbi jetën në Sarajet e Sulltanit.

Ndërsa, krejt i panjohur mbetet një tjetër roman që u botua pak vite më pas në Paris: “Me urdhër të Imzotit Ministrit të Vulës, e lexova librin Skënderbeu ose Aventurat e Princit të Shqipërisë Histori Turke dhe jam i mendimit se mund të lejohej botimi i këtij libri 15 janar 1732. Jean de Crebillon”. Ky shënim fakton dhe datën e saktë të daljes së romanit “Scanderbeg, ou les Aventures dy prince d’Albanie” që botohej me Privilegj të Mbretit të Francës. Ky është dhe romani i parë që botohej në Francë për heroin Skënderbe.

Për autorin e këtij romani, i pari i botuar në Francë, dihet fare pak.

Në bibliografinë “Vepra të autorëve dhe studiuesve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shek. XVI-XX), përgatitur nga Etleva Domi dhe Afërdita Sharxhi, ai njihet me emrin Chevilly. Kur më vonë i janë referuar këtij romani, Chevillyt i janë referuar herë si autorja franceze e herë si autor.

“Nuk mund të rri pa ju lajmëruar, o trimi Skënderbej, që të ruheni nga joshjet e Sulltanes Alzelide. Nuk ka në Saraj asgjë që të mund të krahasohet me atë sa i përket bukurisë, ndonëse Sulltani nuk ka dhënë akoma asnjë shenjë që të ndjejë dashuri ndaj saj. Shikimet e saj, ngulur mbi ju, ngjatë ndeshjes, ndrojtjen që ajo shfaqte gjatë çdo rreziku që ju kërcënonte, më kanë bindur krejtësisht që ajo ju dashuron. Po kjo ndrojtje po më detyron gjithashtu të zbuloj para jush një dashuri të cilën ajo nuk do të guxonte kurrsesi t’jua shfaqte vetë. Prandaj, shikoje nesër në ballkon, nëse jua lejon shëndeti. Ajo do të gjendet në ballkon po në këtë orë bashkë me mua. Ju lutem që të më njoftoni përmjet të njëjtit eunuk, vullnetin tuaj”, i shkruan Skënderbeut në letrën e saj Melisa, e preferuara e Sulltanit.

Këtu zë e merr udhë dashuria mes Alzelides dhe Skënderbeut. Në përshkrimin e autores franceze, Skënderbeu na shfaqet si një mashkull i fortë, i hijshëm dhe që adhurohej dhe dashurohej nga gratë më të bukura të Sarajit të Sulltanit.

Sulltanë Alzelide ishte vetëm njëra prej tyre. Ajo ishte Princesha e Bullgarisë, por që në Sarajet e Sulltanit fshihej pas emrit që i kishin dhënë, Sulltane Alzelide. Këtë sekret ajo ia rrëfen vetëm Princit Skënderbe. Dashuria e tyre lind dhe rritet nga një histori në tjetrën.

“Nuk ka më kohë, Imzot”, i tha ajo, “për t’jua mbajtur sekret ndjenjat e mia ndaj jush. Virtytet e juaja e justifikojnë mjaft mirë dashurinë time. Princ, ju dashuroj. Dëgjojeni pra nga goja ime këtë pohim shumë të sinqertë. Po, ama, mos ma refuzoni sekretin që zemra ime nuk ka mundur t’jua mbajë sekret më gjatë, nëse është e vërtetë që dhe ju keni për mua të njëjtat ndjenja të ëmbla… Premtomëni se do ta braktisni Sulltan Muratin”, shkruan më e bukura e oborrit të Sulltanit, princesha Alzelide.

Të njëjtë ndjenjë dashurie kish ushqyer dikur dhe e preferuara e Sulltanit, e bukura dhe e mençura Melisa. Të rritur të dy në saraje në moshën 16-vjeçare, ata ishin rrëmbyer nga pasioni i dashurisë. Për një kohë Skënderbeu e pat dashuruar, por shumë shpejt e pa veten jo të tërhequr më nga nuri i bukurisë së saj.

Kjo sulltane e re dhe e bukur, që më vonë do të bëhej e preferuara e Sulltan Muratit, i qe përgjigjur dashurisë së Princit dhe i kishte mësuar atij “sekretin” se si të futej fshehurazi në sarajin e grave e ku të dy lëshoheshin në teprimet e pasionit të tyre.

Melisa ishte ambicioze, ndaj kjo e shtynte të preferonte dashurinë e Sulltanit mbi gjithë të tjerat, pavarësisht se ajo gjithmonë ndjente dhimbje për humbjen e princit Skënderbe, të cilin e kishte dashuruar marrëzisht.

Përveç kësaj romance, përshkruar me ndenja dhe stil nga autorja, ky libër është cilësuar dhe si një roman historik, sepse jo rrallëherë Chevilly është bazuar në fakte historike kur i referohet vendeve apo ngjarjeve historike që trajton.

Koha e romanit është kufizuar në jetën e Skënderbeut në oborrin e Sulltan Muratit.

Serbët, vendimtar në formimin e Qeverisë

0

serbetZyrtarë të lartë politik serb si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kanë nisur të shpërfaqin haptas bindjen se deputetët serb, e veçmas ata të Listës Srpska, do jenë faktor vendimtar në krijimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ndaras, në forma të ndryshme, pothuajse të njëjtën gjë, të hënën e kanë thënë ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq si dhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në fakt, pjesëmarrja e serbëve në Qeveri është një lloj obligimi kushtetues, por në rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të fundit, ku PDK si parti fituese ka mbetur pa partner për ta bërë Qeverinë, dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma ende nuk kanë bërë marrëveshje me Vetëvendosjen, përfaqësuesit serb kanë fuqizuar rolin e tyre.

Jevtiq dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës, Jasmina Zhivkoviq dhe Sasa Milosavljeviq, gjatë një vizite në Ajnovce të Komunës së Kamenicës dhe Kishën e Shën Maria Magdalena, së bashku me shtatëdhjetë besimtarë që morën pjesë në liturgjinë solemne dhe procesion, ka përmendur se ai ishte i sigurt se zgjedhje të reja në Kosovë nuk do të ketë dhe se nëntë deputetë të komunitetit serb do të jenë faktor` vendimtarë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës..

Ngërçi politik zgjat rrugën integruese

0

KuvendiKosoves5-27Ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po e thyen rekordin e vitit 2001, kur vendi pati mbetur pa Qeveri, për mbi tre muaj. Që prej 7 majit të sivjetmë ditën kur edhe është shpërbërë Kuvendi i Kosovës, ky organ ka zhvilluar vetëm një seancë. Edhe vendimet e dala prej saj kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Për rrjedhojë, Kuvendi është autorizuar që të përmbahet nga marrja e çfarëdo vendimi, të paktën deri më 17 shtator.

Analistët e vlerësojnë se kjo periudhë e gjatë e vakuumit po i kushton shumë Kosovës, si në raport me liberalizimin e vizave dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në raport me proceset tjera të brendshme. Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për gazetën ka thënë se Kosova ndodhet para shumë sfidave dhe se ky vakuum institucional do t’i kushtojë vendit në shumë procese nëpër të cilat po kalon,shkruan Tribuna.

“Kosova ka shumë sfida para vetes dhe natyrisht se humbja e kohës në kuptimin e formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit, nuk i duhet Kosovës”, ka thënë ai. Kosova, sipas tij, ka nevojë të menjëhershme që të adresojë një numër të madh të sfidave që dalin sidomos nga aspekti i liberalizimit të vizave.

Fqinjësi e ‘Ligë’

0

Turqia-637x424Një ditë tetori plot me diell në vitin 2009, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu rrezatonte krenari, teksa inauguronte konsullatën e vendit të tij në Mosul, një qytet iraken që dikur kish qenë pjesë e Perandorisë Otomane.

“Ne ju shohim si pjesë e vetes sonë. Unë jam ministri juaj”, deklaroi Davutoglu.
Fjalët e tij ofronin një ide të hershme për ëndrrën neo-otomane të një Turqie që udhëheq një hark myslimanësh sunitë që shtrihet në Ballkan, Azinë Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Pas pesë vitesh, konsullata turke shërben sot si seli e islamikëve të ISIS. Ky grup i frikshëm e brutal e sulmoi ndërtesën në 10 qershor, duke marrë peng të 49 pjesëtarët e stafit të konsullatës, përfshirë edhe konsullin e përgjithshëm, bashkë me dy fëmijët e tij. Shpresat që ata do të mund të liroheshin me rastin e festës së Bajramit ishin të kota.

Thuhet se xhihadistët po i përdorin turqit si mburojë njerëzore kundër një ndërhyrje të mundshme të perëndimorëve në Irak. Guvernatori në mërgim i Mosulit, Atheel Al Nujaifi, thirrjet e të cilit që turqit të evakuonin konsullatën ranë në veshë të shurdhër, thotë se nuk ka gjasa që ata të lirohen së afërmi.

Ngjarja e Mosulit ilustron se sa shumë ka rënë pesha e Turqisë në rajon. Deri kohët e fundit Turqia, një vend anëtar i NATO’s që është në bisedime për anëtarësimin në BE, përshëndetej si një shembull i një vendi mysliman ku Islami dhe demokracia mund të bashkëjetojnë. Por një përzierje e kryelartësisë, sektarizmi prosunit dhe gjykimi të gabuar nga ana e partisë AK të frymëzuar prej Islamit, ia ka tretur vendit këtë fuqi të butë.

Shenjat e para të telasheve erdhën pas prishjes së marrëdhënieve me Izraelin kur në vitin 2010 u vranë tetë turq dhe një turko-amerikan në bordin e anijes Mavi Marmara që ishte nisur për në Gazë. Më pas erdhi zënka me gjeneralët e Egjiptit për faktin që Kryeministri Erdogan kishte mbështetur Vëllazërinë Myslimane. Por, goditjen më të fortë e dha Siria.

Erdogani besonte se Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad mund të rrëzohej brenda gjashtë muajve. Davutoglu tha se duheshin edhe më pak. Turqia lejoi kalimin e armëve dhe rebelëve, përfshirë edhe xhihadistë, drejt Sirisë. ISIS kontrollon dy pika kufitare me Turqinë dhe ka sytë nga një tjetër, me kurdë sirianë. Kurdët këmbëngulin që Turqia i lejon luftëtarët e ISIS të përdorin territorin e saj si bazë në luftën kundër tyre.

Turqia i mohon këto pretendime. Por, ata po ekzaminohen në Washington, ku akuzat për marrëveshje të Turqisë me xhihadistët po shkaktojnë shqetësim.

“Ka një mosbesim të thellë ndaj Erdoganit”, thotë një zyrtar amerikan.
Kritikat më të fundit të Kryeministrit kundër Izraelit, përfshirë krahasimin e izraelitëve me HItlerin, nuk kanë ndihmuar aspak.

Por, hapësira e manovrimit të Amerikës po avullon.
“Nëse nuk vjen nga vetë Obama, çdo lloj kritike tjetër as nuk do dëgjohet prej Erdoganit”, thotë

Henri Barkey i Leigh University në Pensilvani.

Trysnia e amerikanëve e ka detyruar Turqinë të rendisë ISIS dhe Jabath al Nusra, një tjetër grup ekstremist në Siri, si “terroristë”. Por, zyrtarët e Turqisë rrëfejnë se nuk mund ta kontrollojnë plotësisht kufirin. Privatisht ata shprehin frikën se Turqia mund të jetë shënjestra e radhës e ISIS. takvahaber.net, një portal turk që lëvdon “fitoret” e grupit, nxit turqit që të mbështesin xhihadin global.

Dikur, Davutoglu e mbronte xhihadin për vende si Çeçenia dhe Afganistani. Ai e quante Izraelin “një tumor gjeopolitik”.

Këta dhe prononcime të tjerë të Davutoglusë u ribotuan nga Behlul Ozkan, një politolog në Universitetin e Marmarasë që ka skanuar më shumë se 300 artikuj të shkruar nga ish profesori i tij në vitet 1990. Por Davutoglu thotë se ISIS janë armiqtë e tij ideologjikë.
“Ai është më shumë në linjë me Vëllazërinë Myslimane”, thotë Ozkan.
Pavarësisht problemeve të fundit, nuk ka shenja që Davutoglu do të largohet.

“Me shumë gjasa ai do të vazhdojë të drejtojë politikën e jashtme të Turqisë sa kohë që AK do jetë në pushtet”, thotë Aaron Stein, një analist i RUSI, një think tank me qendër në Londër. Po kështu, ka zëra që Erdogani, i cili ka gjasa të bëhet i pari president i zgjedhur nga populli në Turqi, ka zgjedhur tashmë Davutoglunë si pasardhësin e tij në postin e kryeministrit. Me pak fat, fatkeqësia e Mosulit do i hedhë poshtë fantazitë e tij otomane. Megjithatë, për momentin nuk ka shenja që kjo ka ndodhur.

(The Economist) / Përshtati: Bota.al

Protestojnë para Rektoratit, kërkojnë shqyrtimin e testeve

0

 

Mjekesi-Protestojne para Rektoratit(E plotësuar) Një grup i të rinjve kanë dalë para rektoratit të UP-së për të kërkuar rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe shqyrtimin e testeve të grupit, pasi sipas tyre kanë qenë dy pyetje gabim.

Zyrtarët e UP-së i kanë ftuar nxënësit brenda në një takim me rektorin ku edhe janë aktualisht.

Sot protestohet para rektoratit të UP-së

Sot duke filluar nga ora 11:00 pritet të filloj një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga një grup i maturantëve të cilët nuk janë regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe disa studentë të cilët tashmë janë pranuar për të kërkuar përmirësimin e testit pranues në këtë fakultet i cili sipas studentëve kishte gabime në 2 pyetje.

Anita Kasumi, përfaqësuese e këtyre të rinjve që kanë paralajmëruar protestë, ka thënë se kërkesa e dytë e tyre është edhe rritja e numrit të studentëve në Fakultetin e mjekësisë në afatin e dytë të regjistrimeve.

Kurse Arianit Beqiri, përfaqësues i nxënësve maturantë, ka thënë se protesta do të filloj nesër dhe do të zgjas me ditë të tëra.

Ndërkohë, prorektori për Mësim në UP, Qerim Qerimi, ka thënë se UP ende nuk ka vendos se si të veproj me studentët, në provimin pranues të të cilëve kishte gabime në pyetje.

Kufizimi forcës së shtetit

0

Ali Hertica 6Shkruan: Mr.Ali Hertica

Me kalimin e shekujve, përmes revolucioneve popullore apo evoluimin e institucioneve përfaqësuese si parlamentet, kanë zhvilluar kontrolla më të mëdha në pushtet dhe një ndarje më të madhe të qeverisë në degë të pavarur. Sipas kushtetutave të pashkruara dhe të shkruara, parlamenti do të mund të veproj në mënyrë të njëanshme kundër vullnetit të popullit dhe në vend të kësaj duhej për të fituar miratimin nga parlamentet dhe t’i binden ligjit të themeluar. Ky zhvillim gradual i kufizimeve kushtetuese për pushtetin shtetëror ndonjëherë ka ndodhur në shoqëritë e në kontinente të tjera, por në përgjithësi shtetet kryesore të Azisë, dhe Amerika. Eksperimenti modern e popullor i vetëqeverisjes, i cila filloi të zgjerohet me shpejtësi në fund të shekullit të 18-të, kishte për qëllim të kufizojnë pushtetin shtetror përmes njerëzve dhe jo interesat e fisnikërisë dhe zotërinjëve.

Populli, dikur si subjekt i kurorës me disa të drejta, u bë qytetarë me të drejta të plota dhe të barabarta, pavarësisht nga klasa. Ku qeveria u bë instrument për realizimin e vullnetit të popullit të shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Kosovë, nga shkelja e të drejtave themelore, e ndarë në qeverinë dhe degë të ndryshme që nuk do të kontrollojnë njëra -tjetren, duke parandaluar çdo shkelje ku zgjerohet shumë pushtet të abuzuar me autoritetin e saj nga liderët kosovarë. Edhe pse në Shtetet e Bashkuara këtë ide të vetëqeverisjes fillimisht aplikohej vetëm për meshkujt e bardhë me pronën e mjaftueshme, dhe e bashkëjetuar me praktikën e urryer të skllavërisë, me kalimin e kohës koncepti u zgjerua për mirëkuptim universal se qeveria duhet të jetë e, nga, dhe për të gjithë njerëzit.

Disa filozofë politikë kanë argumentuar se demokracia e drejtpërdrejtë-në të cilen të gjithë qytetarët votojnë direkt në ligjet dhe politikat e një politike të komunitetit-është forma ideale i qeverisjes. Demokracia direkte, megjithatë, ka provuar në përgjithësi jopraktika dhe ka pak shembuj të saj në histori. Edhe Athina e lashtë, vendosi nga një kuvendi demokratik të të gjithë qytetarëve të saj meshkuj, mbështetur në zyrtarët e zgjedhur në një farë mase, dhe në fund të fundit nuk arriti të ruajë pavarësinë e tij në një rajon armiqësor.

Politikat themelore të komunave të vogla që janë të vendosur, gjithashtu shërbejnë si mekanizma për zgjedhjen e zyrtarëve përfaqësuese. Në mënyrë të ngjashme, në kuadër të shoqatave lokale dhe sindikatave, anëtarët zgjedhin zyrtarët dhe komitetet për të kryer vendimet e tyre. Në të vërtetë, ndërsa disa vendime mund ose edhe duhet të bëhet me referendum (të gjithë qytetarët të votojnë mbi një çështje të caktuar), disa grupe të konsiderueshme e qytetarëve kanë qenë në gjendje për të kryer punët e tyre vetëm në bazë të demokracisë direkte.

Themeluesit amerikanë ishin thellësisht skeptik për sundimin e drejtpërdrejtë popullor te demokracia përfaqësuese, të argumentuara në atë, që ishte shumë më superiore se sa tampon që u krijua në mes të njerëzve dhe politikës së shtetit të lejuara për reflektim, debati i arsyetuar mes pozicioneve të ndryshme, dhe kompromisit midis interesave të kundërta. Demokracia direkte do të thoshte potenciali i tiranisë së shumicës mbi pakicën, apo më keq, e drejta e grumbullimit, pa asnjë përmbajtje të impulseve të njohura apo keqpërdorim të pushtetit. Sot, demokracia është kuptuar përgjithësisht si një sistem i institucioneve të zgjedhura lirisht përfaqësuese me limitet kushtetuese.

Duhet të instalohet qeveria Haradinaj

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK dhe Nisma të instalohet qeveria Haradinaj.

Isufi ka thënë për Epokë e Re se koalicioni LDK-AAK e Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse, siç është duke propozuar PDK’ja.

Ai ka bërë me dije se koalicioni ndërmjet tri partive i ka votat edhe për ta ndryshuar Kushtetutën në raport me Gjykatën Speciale për Krime Lufte.

E duke folur për vendimet e fundit të Qeverisë në largim, Isufi ka thënë se këto vendime janë antiligjore dhe kanë për qëllim të fusin në borxhe Qeverinë e ardhshme.

PDK-ja, Jahjaga e Gjykata Kushtetuese, fajtorë për bllokimin institucional

0

jahjaga thaci enver hasaniQë nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit nacionale në vend, në Kosovë është krijuar një ngërç politik dhe nuk po dihet askush çfarë funksioni ka. Deri më tani është zgjedhur Kryetari i Kuvendit në seancën konstituive dhe dy nënkryetar, mirëpo nuk vonoj të pezullohet ky vendim me kërkesën e PDK-së, drejtë Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e pamundëson edhe krijimin e Qeverisë, ani pse numrat janë krijuar për Kuvend e Qeveri. Megjithatë Gjykata Kushtetuese po vonon të jap një vendim, madje mund të shtyjë këtë çështje deri në vjeshtë. Ndonëse nuk ka Qeveria, ajo në ikje po merr vendime sikurse para shpërbërjes së Kuvendit dhe nuk po i ‘bëhet vonë’.
Andaj Qeveria në ikje po ‘kujdeset’ që të mos shkaktohet bllokim institucional dhe të marr vendime vetëm me pëlqimin e tyre.

Vakum institucional

Profesori i çështjeve juridike Mazllum Baraliu thotë se nuk është krijuar një bllokim institucional mirëpo më tepër një vakum tek institucionet. Ai i bën apel Gjykatës Kushtetuese që sa më parë të tejkalojë këtë gjendje.

“Mendoj se është krijuar një vakum institucional pikërisht me vendimin paraprak, apo me masën paraprake apo të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese që është imponuar me vetë aktin e parashtresës së deputetëve të PDK-së, drejtë Gjykatës Kushtetuese. Pra kemi një vakum institucionale i cili do të duhej shumë më shpejtë të tejkalohej dhe kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese të veprojë shpejt, dhe në kuadër të kësaj të veprohet, mirëpo edhe të shpejtohet dhe duhet të veprojë më shpejtë në mënyrë që të debllokohet kjo gjendje dhe të tejkalohet ky vakum institucional”, thotë Baraliu për “Bota sot”.