Home Blog Page 8259

Kryediplomati i ardhshëm duhet të jetë person me integritet

0

minisria e puneve te jashtmePartia Demokratike e Kosovës nuk garanton se Enver Hoxhaj do të jetë sërish ministër i Punëve të Jashtme, nëse ky subjekt politik arrin të formojë qeverinë e re.

Por PDK e vlerëson punën e tij të deritashme.

Ngjashëm me PDK-në, edhe në koalicionin LDK-AAK-Nisma, thonë që se postin e Ministrit të Jashtëm duhet ta ushtrojë një person i pastër dhe me integritet, shkruan sot Koha Ditore.

Nevojën që diplomacinë ta drejtojë një autoritet i pranueshëm ndërkombëtar e mbështesin njohësit e politikës në vend. Kjo, meqë sipas tyre Kosova duhet të përballet me imazhim e dëmtuar pas publikimit të raportit të kryeprokurorit Clint Williamson, i cili drejton hetimet e supozuara në periudhën e luftës dhe pasluftës.

Sandra Bullock, aktorja më e paguar në Hollywood

0

Sandra BullockFituesja e çmimit Oskar, Sandra Bullock, është aktorja më e paguar në Hollywood, me fitime prej 51 milionë dollarë për 12 muaj.
Pas saj, sipas revistës amerikane, Forbes, renditen, Jennifer Lawrence dhe Jennifer Aniston.

Bullock, 50 vjeçare, ka qenë pjesë e një filmi tejët të sukseshëm vitin e kaluar, “Gravity” i cili fitoj shtatë Oskar, përfshirë edhe për Regjisorin më të mirë, Alfonso Cuaron, ndërsa filmi në tërësi ka fituar 716 milionë dollarë.

Edhe Bullock ishte e nominuar për Oskar në kategorinë e aktores më të mirë, por nuk fitoj. Ajo e ka fituar Oskarin në vitin 2010 me rolin në filmin, “The Blind Side”.

“Ylli i filmit ‘Gravity’ nuk e fitoj çmimin për aktoren më të mirë sivjet, por ajo padyshim se ka fituar një ton me para”, shkruan sot Forbes.com, raporton Retuers.

Aktorja e “The Hunger Games”, Jennifer Lawrence, 23 vjeçare, ka fituar 34 milionë dollarë, ndërsa Aniston, 45 vjeçare, ka fituar 31 milionë dollarë.

Gwyneth Paltrow e cila për një vit ka fituar 19 milionë dollarë dhe Angelina Jolie, e cila ka fituar 18 milionë dollarë, janë pjesë e pesëshës më të paguar në Hollywood. Ndonëse këto aktore kanë fituar shumë këtë vit, ato prap se prap fitojnë gjysmën e asaj që e fitojnë meshkujt në Hollywood.

Leonora Jakupi nuk ndahet nga nëna

0

leonora jakupi me nanenKëngëtarja Leonora Jakupi nuk ndahet nga nëna e saj për asnjë moment të vetëm. Përveç që nuk ndahet nga nëna, Leonora është aktive edhe nëpër ahengjet familjare duke i lënë anash mbrëmjet muzikore.

Në një foto të hedhur në Instagram, Leonora duket mjaft atraktive dhe e buzëqeshur për krah të së ëmës. Përkundër këngëtareve të tjera që në këtë sezon janë të ngarkuara me koncerte e mbrëmje, Leonora po tregohet e kujdesshme ndaj familjes dhe rrethit shoqëror duke qenë prezent në gëzimet e tyre e jo duke “vrapuar” mbrëmjeve që sjellin përfitime.

Në këtë sezon veror, Leonora ka lansuar këngën “Ma Ngat” në bashkëpunim me Getoarin Selimin dhe deri më tani kënga grumbulluar rreth 1 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe është shumë e kërkuar edhe në mediet e ndryshme kosovare.

Gani Geci nga arratia tregon pse e vrau Ruzhdi Shaqirin

0

Gani Geci-ish deputetI dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirir, Gani Geci, ka folur për portalin ‘Rugova Press’ nga arratia.

Ai ka shpjeguar ngjarjen në versionin e tij.

“Ditën kur Ruzhdi Shaqiri e ka kërcënuar redaksinë e gazetës ‘Bota Sot’, atë ditë me ka sha, më ka thënë kam me ta ** nanën, kam me ta ba ma zi se atyre, pyteni gazetarin N. Të “Bota Sot”, nga ajo ditë nuk e kam pa më, e sot ai ish ardhë në Skënderaj, unë kur kam hy në atë kafe (Qosh Bar) ai nuk ka qenë aty dhe duke dalë e kam pa, më ka sha, e ka çu dorën në allti edhe unë e kam nxjerrë shpejt krejt 5 sekonda kanë qenë në pyetje”, ka rrëfyer Geci ngjarjen për ‘Rugova Press’.

“Kërkoj prej Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it ta pyesin N. Edhe Idriz Morinën. Unë kam mendu se u ardhë me m’vra edhe prej frike që po më vret pas shpine kam shti. Edhe rasti ka ndodhë në afekt as nuk e kam ditë që u ardhë as se kam pa, ai ka ardhë pas meje në atë kafe. Më vjen keq që ka ndodhë por ky është realiteti. Merreni numrin tim 044633335, vërtetoni SMS-të që m’i ka shkru dhe vërtetone. Pyeteni N, atij ia ka marrë telefonin dhe më ka e më ka kërcënu atë ditë që e ka kërcënu ‘Bota Sot’, ai ka qenë një person i varur nga droga edhe jam friku që po më vret. Edhe une do ti përgjigjem drejtësisë në çdo kohë por do pres derisa prokuroria e EULEX-it t’i merr hetimet dhe ta merr rastin në dorë”.

“Ai ka qenë një vrasës me pagesë, Brahim Qorri më ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit e Tahir Zemës e në vrasjen e Haxhi Imerit dhe të Xhemajl Mustafës dhe i ka plagosur nëntë persona në Prishtinë edhe ka qenë normale me u friku dhe masi e ka çu dorën në prezë, kam shti”, ka thënë Geci për ‘Rugova Press’.

Shteti në dorën e pakicave

0

Kosove-Pakicat serbeSipas analistëve, tentimi për t’i bërë numrat e nevojshëm në Kuvend për formimin e Qeverisë, përmes minoriteteve, është i gabuar. Sipas tyre, kjo nuk prodhon stabilitet për vendin, e aq më pak qeveri stabile.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike Politike, thotë se në rast se krijohet Qeveria pa Lëvizjen Vetëvendosje e me minoritete, kjo qeveri do të dirigjohet nga urdhrat e Listës Srpska që diktohet nga Beogradi, transmeton Rrokum.

Sipas tij, kjo qeveri do ta ketë të vështirë t’i shtyjë para çështjet e rëndësishme për vendin.

Televizioni Rrokum ka provuar gjatë tanë ditës të marrë qëndrimin e Partisë Demokratike për këtë çështje. Por, zyrtarët e PDK kanë hezituar të flasin para kamerës.

Nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, nuk e ka mohuar mundësinë që nëse PDK e krijon Qeverinë, këtë nuk e synon me deputetët e pakicave.

Ndërsa, Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-NISMA synon qeveri të shumicës shqiptare.

Përfshirja e minoriteteve në Qeverinë e vendit, është garanci e dhënë me Kushtetutën e Kosovës. Por, kjo garanci ka sjellë jo rrallë telashe.

Tërmeti në Kinë, mbi 400 të vdekur

0

Tërmeti ne KineMijëra punonjës shpëtimi në Kinë, po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga një tërmet i fuqishëm që goditi provincën jugperëndimore Yunnan dje, duke shkaktuar vdekjen e afro 400 vetëve.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtarët po hasin vështirësi nga shirat e dendura, ndërsa kërkojnë në rrënojat e mijëra ndërtesave që u rrëzuan nga tërmeti, që shkakoi gjithashtu plagosjen e mbi 1 mijë e 800 vetëve. Shumë të tjerë figurojnë ende të humbur.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua thotë se tërmeti prej 6.1 ballësh shkatërroi 80 mijë shtëpi dhe dëmtoi 124 mijë të tjera. Autoritetet kineze thanë se ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur krahinën Yunnan në 14 vjet.

Përfunduan xhirimet e filmit “Çlirimi”, të luftës së Kosovës

0

Filmi Çlirimi-Burim HalitiKanë përfunduar xhirimet në qytezën e Lipjanit të filmit të metrazhit të shkurtër “Çlirimi” me regji dhe skenar të Burim Halitit, thuhet në njoftim për media.

Ky film trajton temën e luftës në Kosovë. Skenari i filmit paraqet një arsimtar dhe një nxënës, të cilët mbesin të ngujuar në një shkollë fillore. Ata mbijetojnë brenda shkollës për disa muaj, deri sa në fund ndodhë diçka e papritur.

“Xhirimet kanë shkuar me sukses dhe janë përmbyllur sipas planit, kanë qenë 7 ditë xhirime ku është punuar me intensitet të madh”, shprehet regjisori Burim Haliti.

Burim Haliti, ndryshe është i njohur për filmin e tij “Hekurishtja”, i cili ka marr pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe i ka sjell regjisorit mjaft sukses.

Filmi është në fazën e postproduksionit dhe pritet që të kompletohet në shtator të këtij viti, ndërsa premiera mendohet të jetë në ndonjë festival të filmit ndërkombëtar në Europë, thuhet me tutje në njoftim.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 9 mijë euro dhe është prodhim i kompanisë “Eureka Film & Production”, në rolet kryesore janë Xhelal Haliti dhe Valmir Selimi.

Bieber ngacmon nënën e Kim Kardashian

0

Bieber-KendallPas sherrit që pati me Orlando Bloom, në lidhje me ish bashkëshorten e tij, tashmë Justin Bieber ka vijuar të ngacmojë bukuroshet e familjes Kardashian.

Me anë të fotove të postuara në Instagramin e tij, këngëtari ka aluduar se ka fjetur edhe me nënën e Kim Kardashian, Kris Jenner, si dhe motrën e saj nga nëna, Kendall Jenner.

20-vjeçari ka publikuar një fotografi ku përqafon 58 vjeçaren, ndërsa në një koment ka shkruar: “Kendall Jenner, Kris Jenner, kush është babi…”.

Ai nuk është ndalur me kaq, ndërsa ka postuar edhe një tjetër fotografi, në të cilën shihet pranë Kendall.

Kërcimi “i egër” i Nicki Minaj (Video)

0

Kërcimi i Nicki MinajAjo është një nga femrat, që cilësohet me format më të bukura në “showbizz”-in amerikan.

Dhe, për këtë, Nicki Minaj nuk humbet asnjë shans për t’u shfaqur fansave të saj të pasmet e saj, të bollshme dhe të rrumbullakosura si mos më mirë, nëpërmjet videos së saj të “egër” për markën e re të saj “Anaconda”.

Ylli i muziës ka publikuar një video të re 20 sekondëshe, me pamje nga pjesë të xhunglave të lashta, në instagramin e saj gjatë mbrëmjes së të dielës, duke eksituar të gjithë ndjekësit e saj.

“Shihni një pjesë të videos “premierë botërore” të Anacondas. Të plotë mund ta gjeni në iTunes”, shkroi ai bashkangjitur videos së shkurtër.

E stiluar si një mbretëreshë e Amazonës, Nicki shfaqet në një platformë bambuje, e shoqëruar nga 4 kërcimtare të tjera të veshura me bikini.

http://youtu.be/ohGpH1HxFk4

Gani Geci dyshohet se ka vrarë një person

0

GaniGeci7-06Një person rreth të 50-ave është vrarë sot në orët e pasdites në Skënderaj. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje me armë.

Personi i plagosur është transportuar në Mitrovicë, por ka ndërruar jetë rreth orës 20:00 ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Policisë se vrasësi është ish-deputeti i LDD-së Gani Geci, por policia nuk ka arritur ta konfirmojë këtë e as ta lokalizojë Gecin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri, përkatësisht në “Qosh Bar”, në sheshin kryesor të Skenderajt “Adem Jashari”.