Home Blog Page 8279

Orlando Bloom grushta me Justin Bieber

0

Orlando Bloom-Justin BieberAktori i hollivudit Orlando Bloom ka goditur me grusht popstarin Justin Bieber, në një restorant në Ibiza, dhe duket se arsyeja e zënkës ka qënë ish- bashkëshortja e Orlandos, Miranda Kerr.

Raportohet se Miranda Kerr ka pasur një flirt me Justin Bieber dhe kjo ka bërë që Orlando, në rastin e parë që i është dhënë, t’i japë një grusht Bieber-it. Agjentët e sigurisë që ndodheshin në restorant janë munduar të mbajnë yjet e showbizzit larg njëri tjetrit.

Menjëherë Bieber ka postuar një foto më Kerr në Instagram, por fansat nuk e kanë mbështetur këtë veprim, duke bërë që ai të heqë mënjëherë foton nga rrjeti social.

Bloom dhe Kerr tashmë të divorcuar, kanë një fëmijë së bashku.

Ray J pendohet për videon seksi me Kim Kardashian

0

Ray J kim kadrRreperi Ray J, i bërë i famshëm më së shumti për publikimin e videos “hot” me Kim Kardashian në 2007, kohë kur vajza amerikane e spektakleve ishte e lidhur me të shprehet i penduar për aktin e bërë.

33-vjeçari pritet të dalë së fundmi me një album të ri ku në një këngë prej 2 minuta e gjysmë pendohet për diçka në të shkuarën e tij me vargjet “nuk duhet ta kisha kryer kurrë atë”.

Videoja e publikuar në 2007-ën i hapi jo pak telashe si këngëtarit ashtu edhe Kim. Por kjo e fundit arriti të hedhë pas krahëve skandalin, madje edhe ta shfrytëzojë atë për t’i shtuar shumë më tepër dozë famës së saj, ndërsa rreperi përfundoi në një sërë skandalesh të tjera, përfshirë zënka dhe kundërshtime ndaj policisë.

Koreja Veriore i ka hedhur raketat në oqean

0

raketa ne oqeanZyrtarë të mbrojtjes së Koresë Jugore thonë se Koreja Veriore i ka shkrepur katër “projektilë” kah oqeani në bregdetin e saj lindor.

Këta zyrtarë jugkoreanë kanë thënë se Pheniani i ka hedhur dy projektilë sot në mëngjes dhe dy pasdite, në serinë e fundit të testeve raketore dhe artilerike.

Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, ka raportuar se dy projektilë të lansuar në mëngjes dështuan ta arrijnë detin dhe e kanë goditur territorin e Koresë Veriore.

Edhe dy muaj paraburgim për “kasapët” e “Arbanës”

0

BurguSazan Berishës, Arijanit Berishës, Shemsedin Berishës, Leutrim Avdylagës , Ramiz Avdylagës, Avni Bytyqit, Fadil Avdylagës, dhe Arbër Berishës iu është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi. Ata akuzohen për vrasje dhe posedim të armëve.

“Të pandehurve do t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Sazan Berisha, Shemsedin Berisha dhe Arbër Berisha akuzohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa të pandehurit Leutrim Avdylaga, Ramiz Avdylaga, Fadil Avdylaga dhe Avni Bytyqi, se në bashkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, gjatë së cilës kohë pritet që të pandehurit të dalin në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit”.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve”.
“Të pandehurit u akuzuan për shkelje të Kodit Penal, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, pasojat e të cilave kanë përfunduar me fatalitet, vdekjen e një personi dhe lëndimin e shumë të tjerëve, veprat penale janë kryer me pjesëmarrjen e shumë personave ku janë përdor armë dhe mjete të ndryshme, e që kanë rezultuar me pasoja shumë të mëdha , dënimet e parapara me ligj për veprat e lartë përmendura penale për të cilat të pandehurit dyshohen se i kanë kryer”/PrizrenPress.com/

Ramadan Muja shpenzoi 64 mijë euro për dreka zyrtare

0

Ramadan Muja 2Në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit për dreka zyrtare janë shpenzuar afër 64 mijë euro, apo 18 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Zyrtarët komunal kanë thënë ndërkaq se këto shpenzime nuk janë bërë vetëm nga Administrata komunale , pasi që në këtë buxhet hyjnë edhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit dhe Shëndetësisë,shkruan KD.

Në raportin përmbëledhës të shpenzimeve nga 1 janari deri me 30 qershor 2014, është shënuar se për dreka zyrtare janë shpenzuar 64 mijë euro , derisa 11 mijë euro janë shpenzuar për manifestime të ndryshme dhe mbi 11 mijë euro për furnizim me ushqim dhe pije./PrizrenPress.com/

A do të mbetet e pazbuluar edhe vrasja e Elvis Pistës?

0

ElvisPista14-15Kanë kaluar më shumë se gjashtë javë dhe ende s’ka asnjë të dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Zyrtarët e Prokurorisë që po merren me këtë rast kanë thënë se mënyra profesionale e vrasjes së Pistës e ka vështirësuar zbardhjen e rastit.

“Vetë mënyra profesionale e vrasjes i tregon të gjitha”, ka thënë Kryeprokurorja Shpresa Bakija.

Megjithëkëtë, ajo premton se Prokuroria dhe organet tjera të hetuesisë janë duke punuar në të gjitha pistat për t’i nxjerrë autorët e vrasjes para drejtësisë.

“Nuk ka të dyshuar për momentin. Jemi duke punuar me të gjitha forcat për zbardhjen e kësaj vrasje”, ka thënë Bakija, për Express, të mërkurën.

“Pistat e hetimeve janë ato që kanë qenë në fillim. Jemi duke analizuar, shqyrtuar dhe duke ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore. Ende nuk e kemi përfunduar”.

Elvis Pista ishte vrarë të dielën e tretë të muajit qershor, apo një javë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, ku ai ishte kandidat i PDK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash, më shumë se 40 persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, por te asnjëri s’kanë gjetur elemente se mund të jetë vrasësi i Pistës.

Ndryshe, në fotot e më poshtme mund ta shihni vendin se ku ishte vrarë Elvis Pista dhe prej nga kishte ikur vrasësi.

Shtatë kuvendarë të Malishevës ‘pa gojë’ në seancë

0

KDI ,shkurtInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014, notim dhe analizë kjo e bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevës janë: Muhamet Bytyqi (LVV) me 24.4 %, Januz Kastrati (LDK) me 16.7 %, dhe Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 10.8 % të vlerësimit të përgjithshëm derisa Islam Vrenezi (IQM), Rifat Mazreku (IQM), Liridona Maloku (IQM) , Veton Telaku (PDK), Florentina Zulfaj (PDK), Donjeta Foniqi (LVV), Driton Halitaj (AAK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Në gjashtë mujorin e parë të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës janë ngritur gjithsej 259 çështje, prej të cilave 73 % e tyre kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës, ndërkaq 27 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 42.0 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LVV-së me 28.0 % të çështjeve të ngritura dhe në këtë kontekst Muhamet Bytyqi (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 28 %, i përcjellë nga Januz Kasrati (LDK) dhe Ahmet Rrahamanaj (PDK) me nga 19.0 % përkatësisht 9.0 % të çështjeve të ngritura.

Sa i përketë pyetjeve parlamentare, në këtë periudhë anëtarët e këtij institucioni parashtrun gjithsej 35 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 6 % kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës ndërkaq 94 % nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës.

Anëtarët nga radhët e LDK-së në këtë periudhë prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me gjithsej 46 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 43 % të pyetjeve të përgjithshme. E në parashtrimin e pytjeve më aktiv kanë qenë Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 20.0 % i përcjellë nga Filloreta Bytyqi (LDK) dhe Muhamet Bytyqi me nga 14.0 % përkatësisht 9.0 % të pyetjeve të përgjithshme.

Në kuvendin e komunës së Malishevës në seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe ky institucion ka shqyrtuar apo ndryshuar Rregulloren komunale për ngarkesa, tarifa dhe gjoba komunale për vitin 2014. Krahas kësaj, Muhamet Bytyqi (LVV gjatë kësaj periudhe ka propozuar Rregulloren për ndarjen e bursave komunale.

Sa i përketë pjesëmarrjes në diskutim të anëtarëve lidhur me pikat e rendit të ditës të cilat janë shqyrtuar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, u vu re së diskutimi është nën trendin mesatarë.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Bota m’u përmbys

0

Catherine-637x424Catherine Zeta-Jones tha se për të e gjithë bota u përmbys dhe se nuk dinte se si të vepronte, duke pësuar një bllokim total, në momentin që mori vesh se bashkëshorti i saj, Michale Douglas u diagnostikua me kancer.

Michael Douglas mësoi për sëmundjen e tij në vitin 2010.

Aktorja 44 vjeçare ka folur në një konferencë me një audiencë prej 3000 doktorësh.

“Unë isha një lëmsh i vërtetë. Dua të jem e sinqertë me ju, isha vërtetë shumë konfuze dhe nuk dija ç’të bëja. Të jesh e martuar me një burrë i cili ka këtë lloj bindje për jetën… Ai lufton që gabimet t’i bëjë të drejta. Për herë të parë ai po luftonte për jetën e tij”.

“Unë jam shumë e lumtur që jam në këtë mëngjes me bashkëshortin tim. Dua të them me plotë gojën, jam shumë e lumtur që jam këtu me bashkëshortin tim”.

Michael, 69 vjeç, i cili ka një vajzë Carys 11 vjeç dhe një djalë Dylan 13 vjeç, i diagnostikuar me kancer tha: “Me plotë kuptimin e fjalës, jam me fat që ndodhem këtu sot.”

Duke falenderuar skuadrën mjekësore të Memorial Sloan Kettering Cancer Center in New York, ai shtoi: “Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Faleminderit që më shpëtuat jetën”.

 

“Dita zë fill” i Gentian Koçit në Sarajevë

0

Gentian KoçiProjekti i parë për film artistik i Gentian Koçit hyn në tregun e Festivalit të Sarajevës mes shumë konkurrentëve nga Evropa Juglindore. Filmi është një dramë sociale që në thelb jep ndarjen e thellë dhe të shpejtë klasore që ka pësuar shoqëria shqiptare

Tregu i bashkëprodhimit filmit Cinelink, më i madhi i Evropës Juglindore që mbahet në ditët e festivalit të Sarajevës 20-23 gusht, është hap i rëndësishëm për projektin “Dita zë fill” i Gentian Koçit. Skenari i tij i parë për film të gjatë, është ndër 14 projektet e zgjedhur midis 200 pretendentëve.

Histori e mirë që të flasë me gjuhë moderne, janë çka përzgjedhësit në Cinelink duan të mbështesin, me perspektivë përfaqësimin në festivalet e kategorisë A ku kriter mbi të tjerë është niveli artistik. Ndër 14 projektet vërejmë edhe emra si ai i rumunit Kristian Munxhu fitues i palmës së artë në Kanë.

Historia e Gentian Koçit flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis pasanikësh të rinj.
Me pak aktorë, e ambientuar në interierë, kjo dramë sociale do të ketë fytyrën e aktores Luli Bitri.

Ndërkohë që producenti shtetëror, Qendra Kombëtare e Kinematografisë brenda shtatorit, duke kapur edhe kohën e humbur të dy viteve të fundit, do të ketë një përgjigje për kineastët në proces ku hyn edhe Koçi.

Pas dy filmave të shkurtër dhe dokumentarit “S’është lavazh” me qarkullim të mirë në festivale ndërkombëtarë, projekti i ri i Koçit po ndjek rrugën e kërkimit të producentëve të huaj. / KultPlus.com

Lansohet trilleri i “Tri dritare dhe një varje”

0

20140730141158469600Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro. Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.

Është lansuar trilleri i filmit “Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes, i cili pas disa vitesh punë sivjet shfaq premierën e tij në festivalin e filmit në Sarajevë.
“Tri Dritare dhe një varje” me skenar të Zymber Kelmendit, do ta ketë premierën botërore me 19 gusht. Filmi është ftuar të marrë pjesë në konkurencë zyrtare të këtij festivali.

Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro.

Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.

Poashtu, në vitin 2013, në edicionin e 19-të të Festivalit të Sarajevës, në Seksionin “Work in Progress”, filmi ka fituar çmimin e parë, si projekti më premtues, çmim ky që jepet nga kompania prestigjioze e post-produksionit “Post Republic” nga Berlini e që ka vlerën prej 80 mijë euro shërbime të post-produksionit. / KultPlus.com