14.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Lansohet trilleri i “Tri dritare dhe një varje”

20140730141158469600Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro. Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.

Është lansuar trilleri i filmit “Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes, i cili pas disa vitesh punë sivjet shfaq premierën e tij në festivalin e filmit në Sarajevë.
“Tri Dritare dhe një varje” me skenar të Zymber Kelmendit, do ta ketë premierën botërore me 19 gusht. Filmi është ftuar të marrë pjesë në konkurencë zyrtare të këtij festivali.

Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro.

Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.

Poashtu, në vitin 2013, në edicionin e 19-të të Festivalit të Sarajevës, në Seksionin “Work in Progress”, filmi ka fituar çmimin e parë, si projekti më premtues, çmim ky që jepet nga kompania prestigjioze e post-produksionit “Post Republic” nga Berlini e që ka vlerën prej 80 mijë euro shërbime të post-produksionit. / KultPlus.com

Më Shumë

Fjalët e fundit të shkrimtarëve të mëdhenj para vdekjes

Shkrimtarë të njohur të botës së letrave, para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… atë çfarë jeta...

Bën dasmën 500 mijë dollarë, mjeku nga Korça tregon historinë e bukur të dashurisë me indianen

Mjeku korçar është bërë shumë i njohur në rrjet, pasi ka bërë një dasmë tradicionale indiane, e cila ka kushtuar plot 500 mijë dollarë. Në...

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit