14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shtatë kuvendarë të Malishevës ‘pa gojë’ në seancë

KDI ,shkurtInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014, notim dhe analizë kjo e bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevës janë: Muhamet Bytyqi (LVV) me 24.4 %, Januz Kastrati (LDK) me 16.7 %, dhe Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 10.8 % të vlerësimit të përgjithshëm derisa Islam Vrenezi (IQM), Rifat Mazreku (IQM), Liridona Maloku (IQM) , Veton Telaku (PDK), Florentina Zulfaj (PDK), Donjeta Foniqi (LVV), Driton Halitaj (AAK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Në gjashtë mujorin e parë të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës janë ngritur gjithsej 259 çështje, prej të cilave 73 % e tyre kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës, ndërkaq 27 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 42.0 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LVV-së me 28.0 % të çështjeve të ngritura dhe në këtë kontekst Muhamet Bytyqi (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 28 %, i përcjellë nga Januz Kasrati (LDK) dhe Ahmet Rrahamanaj (PDK) me nga 19.0 % përkatësisht 9.0 % të çështjeve të ngritura.

Sa i përketë pyetjeve parlamentare, në këtë periudhë anëtarët e këtij institucioni parashtrun gjithsej 35 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 6 % kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës ndërkaq 94 % nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës.

Anëtarët nga radhët e LDK-së në këtë periudhë prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me gjithsej 46 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 43 % të pyetjeve të përgjithshme. E në parashtrimin e pytjeve më aktiv kanë qenë Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 20.0 % i përcjellë nga Filloreta Bytyqi (LDK) dhe Muhamet Bytyqi me nga 14.0 % përkatësisht 9.0 % të pyetjeve të përgjithshme.

Në kuvendin e komunës së Malishevës në seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe ky institucion ka shqyrtuar apo ndryshuar Rregulloren komunale për ngarkesa, tarifa dhe gjoba komunale për vitin 2014. Krahas kësaj, Muhamet Bytyqi (LVV gjatë kësaj periudhe ka propozuar Rregulloren për ndarjen e bursave komunale.

Sa i përketë pjesëmarrjes në diskutim të anëtarëve lidhur me pikat e rendit të ditës të cilat janë shqyrtuar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, u vu re së diskutimi është nën trendin mesatarë.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Superliga në basketboll: Proton Cable Prizreni i shkon Trepçës

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të, ku do të përballen Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Lajmet e Fundit