22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8278

Diplomat e dyshimta të Egjiptit, zyrtar nga BIK janë pajisur me ato

0

bikTë gjithë ata imam, profesor të Medresesë “Alauddin” dhe zyrtar të BIK, që kanë marrë diploma nga “Universiteti i Hapur i Amerikës” në Kajro, nuk vlejnë. Kjo pasi vet ky universitet ende nuk është i akredituar.

Kjo është konfirmuar nga vet ueb-faqja e Universitetit në të cilin shkruan “jemi duke pritur konfirmimin mbi kërkesën tonë për rikthim të marrëveshjes për akreditim me Al-Azhar. Sapo të marrim përgjigje do ta bëjmë publike menjëherë”, shkruan Zëri.

Kjo dëshmon se ky Universiteti nuk posedon akreditim.

Kuvendi shpërbëhet në maj

0

KuvendiKosoves5-27Me kushtetutë është përcaktuar se Kuvendi mund të shpërbëhet me vullnetin e 2/3 të deputetëve.

Në një rast të tillë të pritshëm, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Orientimisht, Kuvendi mund të shpërbëhet para fillimit të majit, në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen kah mesi i qershorit,shkruan Tribuna.

Kështu, marrëveshja në parim e arritur mes dy liderëve të PDK’së dhe LDK’së pritet t’ua shkurtojëmandatin deputetëve së paku tetë muaj para kohe.

 

Partneri i Ferid Aganit, haraç donatorëve

0

ferid agani PDNjë skandal tjetër me vënien në haraç të donatorëve ka ndodhur tash në Kosovë.

Organizata “Gjysmëhëna e Kuqe”, që udhëhiqet nga Adem Ademi, zyrtar i Partisë së Drejtësisë, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ferid Aganin, ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i PD’së, shkruan Tribuna.

Por, një donator arab është ankuar se pas kësaj marrëveshje i janë kërkuar para për t;u jetësuar faza e dytë e një projekti që 20 fëmijëve kosovarë do t’ua kthejë dëgjimin dhe të folurit.

“Is Company” nga Prizreni,padit Ministrinë e Dardan Gashit

0

bageriEdhe Ministria paditet për Prevallën. Kompania “Is Company” nga Prizreni ka hedhur në gjyq Ministrinë që udhëhiqet nga Dardan Gashi. Pronari i kompanisë pretendon se Ministira i ka bërë dëm firmës së tij me mbi 450 mijë euro gjatë rrënimeve në Prevallë. Ndërtimet thotnë se i kanë bërë me leje të komunës së Prizrenit. E Ministria deri më tani ka dorëzuar në Prokurori 20 kallëzime penale.

Kështu nuk është vetëm Ministria e Mjedisit ajo që po ngritë padi për ndërtimet në Prevallë. Kësaj radhe një kompani që kishte investuar në këtë fshat turistik të Kosovës e ka paditur MMPH-në. Padia fillimisht kishte shkuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, por që tash ka shkuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative,shkruan Tribuna.

Is-Company, firmë e vëllezërve Bajraktari nga Prizreni ka hedhur në gjyq Ministrinë duke pretenduar se i është bërë dëm gjatë rrënimeve në Prevallë. Ismet Bajraktari, pronar i kompanisë sqaron për gazetën se Ministria i ka bërë shumë dëme firmës së tij. Sipas Bajraktarit, gjithë investimi i tij në Prevallë ka qenë me leje dhe sipas ligjit.

“Në vitin 2007 kam marrë leje nga komuna e Prizrenit për të investuar në Prevallë. Përveq që kemi ndërtuar vila, kontejnerë ne kemi investuar edhe në rrymë, ujë, kanalizim dhe rrugë. Me një fjalë gjithë puna jonë 18 vjeçare në Zvicër është prishë për një ditë nga Ministria”, thotë Bajraktari për gazetën “Tribuna”. Ai pretendon se dëmi që i është bërë kap vlerën rreth 450 mijë euro. Bajraktari shpreson në drejtësi dhe se do ta fitojë këtë rast në gjykatë. “Nëse ka ligj do të fitoj. As unë nuk jam për me prishë pasurinë e shtetit por krejt këto çka kam bërë i kam bërë me lejen e tij”, thotë Bajraktari. Ai madje ankohet në qeveritarët të cilët sipas tij prishën gjithçka para vetes pa pyetur për leje e as për ligje. “18 vjet mund në Zvicër me u prishë për një ditë. Unë kam ardhë me investu në Kosovë e jo me mbet rast social”, thotë Ismet Bajraktari.

MPB: Kosovarët shkojnë në Siri veç për para

0

siria kosovaretKosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Kështu është thënë në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Organizatorët e shkuarjes atje, nuk i ka përmendur por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, po. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i qojnë kosovarët në atë luftë.

MPB këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Koha Ditore, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, derisa askund nuk përmendet se kush është ai organizator që i shpie atje.

Qosja: Politika kosovare është çoroditur

0

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se Kosova është duke u dëmtuar nga korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar dhe intrigat e denoncimet nëntokësore të LDK-së ndaj subjekteve politike të dala prej UÇK-së.

“Gjashtë vjetët e shkuara ishin vite të entuziazmit pse, më në fund, u bëmë shtet, prandaj edhe nuk ua kemi kushtuar vëmendjen e duhur vështirësive me të cilat ballafaqohej Kosova e këto vështirësi ishin: pengesat, problemet, diversionet që na shkaktonte Serbia në veriun e Kosovës: problemet në procesin e ndërrimit demokratik të institucioneve shtetërore; problemet që shkaktoheshin në funksionimin e këtyre institucioneve -të vetëdijshme a të pavetëdijshme, denoncimet e dyshimta që disa parti, në radhë të parë LDK-ja, ua bënin partive të dala prej UÇK-së para ndërkombëtarëve dhe, sidomos, korrupsioni, krimi i organizuar dhe nepotizmi”, ka thënë Qosja në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se Kosovën gjatë këtyre gjashtë vjetëve prej se është shpallur shtet i pavarur dhe sovran e ka parë si shtet në ndërtim e sipër.

“Si shtet që, megjithatë, ka shënuar disa përparime, por përparimit të të cilit një varg pengesash ia kemi bërë ne vetë. E kam parë si shtet për punët e të cilit më shumë se sa sovrani i vërtetë – populli, vendosin faktorë ndërkombëtarë ,para së gjithash EULEX-i si me të tjerë”, ka deklaruar Qosja.

Duke folur për kohën e mbajtjes së zgjedhjet parlamentare, Qosja ka thënë se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbahen në muajt e parë të vjeshtës.

“Kjo është punë me të cilën duhet të merren dhe të vendosin, partitë e, sidomos, Gjyqi Kushtetues i Kosovës. Si qytetar i Kosovës për këtë çështje lejohem të them: sa më shpejt do të duhej të miratohej reforma zgjedhore e, mandej, të mbahen zgjedhjet që, ndoshta, do të ishte më së miri në muajt e parë të vjeshtës – në shtator a në gjysmën e parë të tetorit”, ka thënë akademik Qosja.

Adem Demaçi: Doja të bashkohej Kosova me nënën Shqipëri, por dy vendet u bënë motra

0

Adem Demaci(E plotësuar) Adem Demaçi tha se ndarja e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nuk ishte ndarje në bazë të parimeve për Kosovën. Ai thotë se harruan Kosovën dhe hynë në interesa personale.

“Nuk ka parime për Kosovën , kanë harru Kosovën dhe hynë në interesa personale. Për hesapin tim ata kur kanë hyrë në luftë kan menduar të vdesin”, thotë veç tjerash Demaçi.
Demaci: Ndarja e Limajt e paarsyeshmeby GazetaExpressTV

Adem Demaçi: Doja të bashkohej Kosova me nënën Shqipëri, por dy vendet u bënë motra

Adem Demaçi thotë se ka kaluar vjetët në burg, duke kërkuar që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe të bashkohej me Shqipërinë.

Në emisionin “Shqip” Demaçi thotë se donte që Kosova t’i bashkohej nënës Shqipëri.

“Doja të çlirohej Kosova nga Serbia dhe të bashkohej me nanën Shqipëri. Mirëpo dy vendet u bënë motra”.

Ai tha se burgu nuk kalohet pa një ideal të fortë, e ai tha se kishte ideal lirinë.

Demaçi tha se u dëshpërua kur e pa se Shqipëria dhe Tirana nuk ishin ato që ai i kishte menduar. Kjo për të, ishte vdekja e dytë, pasi si vdekje të parë e merr arrestimin dhe burgimin.

 

Antoneta Papapavli, artistja e dashur e publikut në vite

0

Antoneta PapapavliAntoneta Papapavli aktorja e dashur e kinemasë dhe teatrit sot do të mbushte 76 vjeç, Sëmundja nga e cila vuajti prej vitesh qe i mori jetën disa muaj më parë , nuk mundi t’i zbehë imazhin e një artisteje mjaft të dashur për publikun.

Ndër rolet ku ajo spikati gjatë karrierës 20 vjeçare, renditen Ngjela tek “Komisari i Dritës”, Hatixheja tek “Tinguj Lufte , gruaja labe tek “Ata ishin kater”, mamaja e Asimese tek “Pertej mureve të gurta”, Lefka tek një “Shoqe nga fshati”.

Me imazhin e saj mjaft tërheqës dhe paraqitjen e kuruar, Papapavli mbahet mend për rolin e drejtoreshës tek filmi aq i dashur për fëmijë, “Shoku ynë Tili”, mamaja e Margarites tek “Dora e ngrohtë” dhe mësuesja e pianos tek filmi “Apasionata”.

Në teatër spikati në dhjetëra role si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, gjyshja te “Hijet e natës”, personazhi kryesor tek “Cuca e maleve”, etj.

Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën e famshme”Thesin Aga!” në filmin “Përballimi”. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme./ATSH

Muja: 17 Shkurti-ditë e bekuar për Kosovën

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, e ka vlerësuar historike dhe ditë të bekuar 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se për të arritur deri të këjo ditë është sakrifikuar shumë.

“Falë luftës së UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve sot festojmë 6 vjetorin e Pavarëisë së Kosovës”, tha Muja.

Sipas tij, për 6 vjet të pavarësisë, Kosova ka shënuar shumë përparuime.
Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike kanë vlerësuar historike datën e 17 Shkurtit./PrizrenPress.com/

 

Përurohet objekti i ri i Emergjencës në Prizren

0

spitali i prizrenitPër nder të ditës së Pavarësisë, është përuruar sot në Prizren objekti i ri i Emergjencës, objekt në të cilin Komuna e Prizrenit ka investuar rreth 500 mijë euro dhe i cili do të fillojë punën që nga dita e nesërme. Me rastin e përurimit të këtij objekti, kryetari Muja tha se tashmë Prizreni e ka një qendër moderne të emergjencës.

Ai duke u lutur që qytetarët të kenë sa më pak nevojë për shërbime shëndetësore tha se me këtë emergjencë sigurohen shërbime shumë të shpejta shëndetësore dhe shumë cilësore.

Drejtori i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare Mehmedali Hoxha, tha se për ndërtimin e këtij objekti meritat më të mëdha i shkojnë kryetarit Muja. Pa angazhimin e kryetarit tha ai ky objekt nuk do të mund të ndërtohej, ndërsa objektin e quajti grandioz.

Ky objekt është i pajisur me aparaturën më moderne.

Drejtori i Shëndetësisë Nexhip Berisha tha se me këtë objekt  plotësohen nevojat për shërbime emergjente. Puna në këtë objekt do të fillojë që nga dita e martë.