32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8294

Fillon takimi në Bruksel

0

Thaci dacic mynih(E plotësuar)Në Bruksel kanë filluar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton.

“Dialogu Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga BE ka filluar sot paradite. Catherine Ashton ka filluar dialogun me dy Kryeministrat dhe ekipet e tyre”, ka shkruar në Twitter, Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e Baroneshës Chatherine Ashton.

Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ky është raundi i dytë për këtë vit. I pari, i mbajtur më 27 janar, përfundoi pa marrëveshje. Këto bisedime po mbahen në kuadër të marrëveshjes së arritur më 19 prill ndërmjet dy vendeve për normalizimin e raporteve midis tyre.

Të dy kryeministrat të hënë vonë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, për Kosovën.

Thaçi e Daçiqi takohen sot në Bruksel

Një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të zhvillohet sot në Bruksel, ku të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, si zakonisht do të takohen në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.

Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës.

Fatura e krimeve për shtetin serb, jo për ‘Çakallët’

0

KrimetMinistri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Agim Çeku, thotë se dënimi i “Çakallëve” nga një gjykatë në Serbi është pranim i kryerjes së krimit nga Serbia.

Çeku, babai i të cilit, Hasani, është vrarë nga “Çakallët” në masakrën e Qyshkut, thotë se kjo – dhe masakrat tjera të asaj kohe – nuk janë krime të kryera vetëm nga “Çakallët”, por për to është përgjegjës vetë shteti serb.

Për kryesit e veprave të krimit në këtë masakër nga grupi “Çakallët”, një gjykatë në Beograd të martën ka dhënë një dënim në total me 106 vjet burg, për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë.

Ministri Çeku thotë për lajmi.net se shteti serb duhet që masakrat si të Qyshkut e të tjera mos t’i prezantojë krime të disa paramilitarëve, por ta pranojë fajin e organizmit të tyre nga vetë ky shtet.

“Vetë fakti se Serbia i ka dënuar ‘Çakallët’ e ka pranuar se krimi ka ndodhur dhe e ka pranuar se krimin mbi civilët shqiptarë e kanë bërë vetë ata. Kjo tregon shumë qartë përmasat e krimit”.

“Unë mendoj që dënimi maksimal t’u jepet atyre. Me vra njerëz të pafajshëm, civilë të paarmatosur, krim më të madh nuk ka”.

“Ne po e shohim përpjekjen e drejtësisë serbe që faturën e krimeve t’ua dërgojë paramilitarëve, grupeve të paorganizuara, grupeve jashtë kontrollit. Asgjë nuk ka qenë jashtë kontrollit gjatë luftës. E tëra ka qenë e planifikuar mirë nga shteti serb”.
Sipas Çekut, masakrat në Qyshk e vende të tjera ishin politikë shtetërore, me qëllim të spastrimit etnik dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë, me një platformë politike të quajtur ‘Patkoi’ dhe përderisa nuk kërkohet falje nga ta, të gjitha këto dënime janë të mirëpritura, por drejtësia nuk është ende në vend.

“Pavarësisht se dënimet janë të mirëpritura, përderisa shteti serb nuk e pranon që ka udhëhequr një politikë të tillë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk kërkon falje për krime të luftës, drejtësia nuk mund të shkojë në vend”.

Por, ai e konsideron dënimin e “Çakalleve” si të vonuar. Sidoqoftë, vlerëson se faktet konkrete me përmasa të jashtëzakonshme të Serbisë e kanë mbështetur në këtë rast shtetin serb për muri.

“Normalisht, është hap i vonuar. Po bëhen 15 vjet nga ky krim dhe vetëm dëshirojnë me përpjekje të vazhdueshme që krim të mbetet i pazbuluar, ose i papranuar nga Serbia. Por, faktet janë ndryshe, dëshmitë janë ndryshe. Dhe në këtë rast, Serbia u mbështet për muri me fakte konkrete me përmasat e jashtëzakonshme të krimit që kanë bërë”.

“Sikur të kishte drejtësi të mirëfilltë, ata duhet ta marrin dënimin maksimal”.

“Shteti duhet ta pranojë që kjo ka qenë masakër e qëllimtë e planifikuar nga shteti, nga kreu më i lartë i shtetit, dhe shteti t’i kërkojë falje gjithë popullit të Kosovës dhe gjitha familjarëve të viktimave për krimet e tilla. Atëherë ne, ndoshta, do ta kishim pasur më lehtë. Kjo nuk është që nuk e lehtëson dhimbjen për familjarët, por ne kërkojmë drejtësi”, thotë Agim Çeku

NEWBORN ‘vesh’ uniformën ushtarake

0

NewbornUshtarakMonumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, këtë 17 Shkurt do të jetë USHTARAK, sepse do të ngjyroset me larat e uniformave ushtarake të atyre që luftuan 15 vjet më parë, për ta çliruar Kosovën.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, thotë se simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.

“Për ta vazhduar traditën e ngjyrosjes së monumentit NEWBORN për çdo 17 shkurt, sivjet, për hir të flijimit të popullit tonë gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO), do të kremtohet viti jubilar i 15-të i paqes në Kosovë, me pamje të uniformave ushtarake të asaj kohe.”

“Çdo shkronjë do t’i ketë larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.”

“Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.”

“Qysh nesër do të fillojmë me përgatitjen e monumentit dhe gjatë ditëve në vijim do ta ngjyrosim sërish me ndihmën e qytetarëve, pa i krijuar asnjëherë shpenzime parasë së tatimpaguesit”, ka shkruar Ismaili. /PrizrenPress.com/

Beqiri: Mund të bëjmë koalicion me partinë e Limajt

0

IsmetBeqiriKryetari i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri ia ka ‘mbyllur’ derën një koalicioni të mundshëm me partinë në pushtet, PDK-në, por e ka lënë të hapur mundësin e koalicionit me Fatmir Limajn.

“Ne të gjitha format i shohim si të mundshme që kjo qeveri ta përfundojë sa më herët. Nuk e përjashtojmë as votëbesimin e qeverisë. Nuk e besoj që kjo qeveri do ta kalojë gjysmën e këtij viti. Atë ditë që do të jemi të sigurt që i kemi numrat për ta rrëzuar këtë qeveri, edhe do ta bëjmë”, ka thënë Beqiri në Klan Kosova, duke shtuar se nuk dëshirojnë t’i hyjnë një pune që nuk mund t’i dalin zot.

Duke folur lidhur me koalicionet eventuale, Beqiri ka thënë se në projeksionet e LDK-së për koalicione “PDK-ja nuk figuron fare në hartën e koalicioneve”, pasi që, sipas tij, kjo parti po i bën dëm Kosovës.

Mirëpo, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me subjekte të tjera politike, duke përfshirë këtu edhe partinë që do ta formonte Fatmir Limaj.

“LDK mund të bëjë koalicion me grupime të tjera, parti të reja. Mund të jetë edhe Limaj, nuk i dihet”, tha Beqiri.

Aksidentohet për vdekje një këmbësor në Prizren

0

Aksident shiritatNjë person ka humbur sot jetën aksidentalisht në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10 minuta, në rrugën “Vatrat shqiptare”, me ç’rast një këmbësor ka pësuar lëndime trupore nga një automjet i cili në momentin kritik po lëvizte mbrapa.

Sipas hetuesve të trafikut të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte edhe prokurori i shtetit, thuhet se shoferi i automjetit “Iveko” nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin, i cili menjëherë është dërguar nga qytetarët në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij,transmeton TVP.

Trupi i pa jetë i viktimës mashkull i vitlindjes 1941 është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi ndërsa shoferi është ndaluar në polici.

AAK falënderon kongresmenët amerikanë

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, falënderon kongresmenët amerikanë për iniciativën për anëtarsimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO.

Konsiderojmë se letra e kongresmenëve amerikanë të udhëhequr nga Kongresmeni Eliot Engël, dërguar Presidentit Obama dhe Sekretarit të Shtetit, Kerry, është vazhdimësi e traditës së përkrahjes së Kongresit dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të Kosovës.

AAK beson fuqishëm se anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe në NATO është garancë përfundimtare e paqes dhe sigurisë në rajon.

Jahjaga refuzon kërkesën e Haradinajt për zgjedhje të parakohshme

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thotë të ketë marr parasysh letrën të cilën i dërgoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por se nuk ka hapësirë për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Haradinaj i kishte dërguar dje presidentës një letër ku i kishte shpjeguar gjendjen politike, duke vlerësuar se duhet shpallur sa më parë zgjedhjet për të tejkaluar këtë situatë.

“Siç e dini, shpallja e mbajtja e zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, respektivisht nenit 66 dhe nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërkohë që në rast të nevojës për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, procesi rregullohet në bazë të neneve 82 dhe 66 të Kushtetutës, dhe nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në përgjigjen që presidentja Jahjaga i dërgoi Haradinajt.

Presidentja e shtetit i ka falënderuar megjithatë kryetarit të AAK-së për letrën e dërguar, dhe për vlerësimet rreth situatës dhe zhvillimet politike në vend, të cilën thotë se “e kam marrë parasysh dhe shqyrtuar”.

“Duke ju shprehur konsideratat e larta, ju falenderoj për bashkëpunimin dhe mbes e përkushtuar ndaj përmbushjes së rolit tim kushtetues që bashkarisht të punojmë në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen dërguar kreut të AAK-së të martën.

Prokuroria kërkon burgosjen e Mujës

0

Ramadan MujaNë Gjykatën Themelore të Prizrenit edhe sot ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij.
Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikeri, në seancën e sotme ka lexuar pikën 4 të aktakuzës.Kjo pikë e aktakuzës e ngarkon Mujën për ndalimin e ekspertëve të Gjeodezisë dhe Kadastrës në marrjen pjesë në lëndët e Gjykatës në Prizren.

Vikeri edhe sot ka kërkuar nga gjykata burgimin dhe ndalimin e ushtrimit të detyrës së kryetarit Ramadan Muja.

Ndërkaq, avokatët mbrojtës të të dyshuarëve edhe sot kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikeri, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Asllanaj nënshkruan marrëveshje për bashkëfinacimin e një projekti me Caritas Kosovën

0

641Kryetari i Suharekës Sali Asllanaj dhe drejtori i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopit, kanë nënshkuar sot marrëveshejn për bashkëfinacim të projektit “Përkujdesja shëndetësore – shtretërit shtëpiak “Home Care”.

Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i të gjitha shërbimeve mjekësore për përsonat e moshuar, që janë të pa lëvizshëm dhe atyre që kanë nevojë për regjim shtrati.

“Përkrahja dhe përkujdesi shëndetësor për përsonat e sëmurë që kanë nevojë për regjim shtrati do të vazhdojë edhe më tej” ,premtuan Asllanaj dhe Sopit.

Sipas kësaj marrëveshje nga vlera e përgjithshme e projektit që është 210 mijë euro, Komuna e Suharekës, do të bashkëfinanncojë me 160 mijë euro, kurse pjesën tjetër të mbetur 50 mijë euro do ta ndihmojë Caritas Kosova./PrizrenPress.com/

“Çakallët”, 106 vjet burgim për vrasjen e 120 shqiptarëve

0

GrupiCakalleve serbDepartamenti i posaçëm i Gjykatës së Lartë për Krime Lufte në Beograd, mori vendimin për nëntë anëtarë të formacionit paramilitar “Çakallët” për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Gjykatësja Snezana Nikolic Garotic njoftoi se të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubenic.

Viktima më e re e kësaj masakre i kishte vetëm 19 vjet, e më e vjetra 87, transmeton Koha.

I akuzuari i parë, Toplica Miladinovic, u dënua me 20 vjet burgim, Srecko Popovic me 10, Slavisa Kastratovic me 2 vjet burgim, Boban Bogicevic me 2 vjet, Abdulah Sokic me 12 vjet burgim, Milojko Nikolic me 20 vjet, Ranko Momic me 15 vjet, Sinisa Misic me 5 vjet dhe Dejan Bulatiovic me 20 vjet. Në tërësi të akuzuarit u dënuan me 106 vjet burgim.

Të liruar nga akuzat janë Radoslav Brnovic dhe Velko Koricanin.