Italia synon t’i ndreqë Tiranën me Beogradin

80Italia do të iniciojë dialogun trepalësh: me rëndësi stabiliteti i rajonit dhe do të jetë ndërmjetëse për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Njofimi u bë nga Ministrja e Jashtme e Italisë, Federika Mogherini gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa për ministrin Ditmir Bushati raportet Shqipëri-Itali duhet të jenë model edhe për marrëdhëniet me Greqinë.

“Do doja këtu të përmendja rolin kyç dhe vendimtar të Shqipërisë përsa i përket stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Për këtë do të kem mundësinë që të flas dhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë ditën e hënë në Beograd dhe shpresoj që të arrijmë të realizojmë edhe një takim tripalësh, mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, pikërisht për të çelur këtë dialog të ri mes 3 vendeve dhe për t’i dhënë rëndësi më të madhe rolit, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon”, deklaroi diplomatja italiane, transmeton T.CH.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit