Home Blog Page 839

Dukagjini triumfon ndaj Feronikelit në fund, Gjilani e Suhareka barazojnë

0

Dukagjini ka shënuar fitore kundër Feronikelit 74, ndërsa Gjilani dhe Suhareka kanë ndarë pikët.

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Edhe pse Dukagjini ka luajtur me dy lojtarë më pak për një periudhë të konsiderueshme, ekipi nga Klina ka arritur të shënojë golin vendimtar në minutën e fundit të ndeshjes, duke fituar me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa në minutën e pesëdhjetë e tetë Berisha e ka çuar Dukagjinin në epërsi. Feronikeli ka barazuar në minutën e tetëdhjetë e tetë me golin e Ioannidis, por vetëm një minutë më vonë, Vitor Hugo ka shënuar për 2-1, duke siguruar fitoren për vendasit. Dukagjini ka luajtur me dy lojtarë më pak pas përjashtimit të Berishës me karton të kuq në minutën e shtatëdhjetë e katërt dhe të Faton Nezirit në minutën e tetëdhjetë e një.

Ndërkohë, në Gjilan, takimi mes Gjilanit dhe Suharekës ka përfunduar baras 1-1. Suharekasit kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Stijepovic në minutën e tridhjetë e një, ndërsa pas vetëm pesë minutash, Jarovic ka barazuar për Gjilanin.

Tabela e Superligës aktualisht kryesohet nga Ballkani me njëzet e dy pikë, po që ndiqet nga Malisheva dhe Drita me të njëjtin numër pikësh, ndërsa Feronikeli vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

Një përballje e fortë na pret sonte mes Vëllaznimit dhe Bashkimit

0

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Bashkimit pritet të jetë një përballje mjaft interesante, sidomos duke marrë parasysh rezultatet e fundit të dy ekipeve.

Vëllaznimi ka arritur tri fitore dhe ka pësuar pesë humbje, ndërsa Bashkimi ka një rekord mbresëlënës prej shtatë fitoreve dhe vetëm një humbje, e cila erdhi kundër Trepçës fundjavën e kaluar.

Në sfidën e parë ndërmjet këtyre ekipeve, Bashkimi dominoi me rezultat 72:51.

Ndeshja do të zhvillohet sot në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës dhe nis në orën 19:00./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Vogëlushi Ezan Morina nga Hasi ka nevojë për ndihmë urgjente

0

Vogëlushi Ezan Morina nga fshati Kushnin i Hasit, ka nevojë urgjente për ndihmën e shoqërisë për të mbijetuar.

Ai nga lindja  ka kaluar një periudhë të vuajtjes dhe trajtimeve intensive pas diagnozës së një tumori agresiv në kokë.

Pavarësisht tre operacioneve të rënda, tumori ka vazhduar të përsëritet dhe ka ndikuar rëndë në shëndetin e tij.

Në muajt e kaluar, Ezani ka ndjekur trajtim në Spitalin Amerikan në Tiranë, ku ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale (më 2 korrik dhe 18 korrik 2023, si dhe një tjetër më 8 korrik 2024).

Megjithatë, mjekët e kanë konfirmuar se nevojitet një trajtim i avancuar i radioterapisë në Spitalin e Universitetit të Heidelbergut në Gjermani, një trajtim që ka një kosto të lartë prej 150,000 Euro.

Përballë kësaj shume të madhe dhe pa mundësi financimi, familja e Ezanit  bën apel për ndihmën e çdo individi të gatshëm të kontribuoni për të shpëtuar jetën e tij. Kjo është një mundësi e fundit që mund t’i japë Ezanit një shans për të mbijetuar dhe për të jetuar një jetë normale.

Si mund të ndihmoni:

Për ata që dëshirojnë të kontribuoni, mund të bëni një donacion nëpërmjet informacionit të mëposhtëm:

Emri i Bankës: BKT (Banka Tregtare)

Emri i Personit: Zog Ismajl Morina (prindi)

Numri i Telefonit për informacion: +38349589549

IBAN: XK051911011732021180

SWIFT Code: NCBAXKPRXXX

Çdo ndihmë është një mundësi më shumë për të shpëtuar jetën e këtij vogëlushi që po lufton me guxim dhe shpresë. Një kontribut i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Bashkë mund t’i japim një mundësi për jetën!

Faleminderit për çdo ndihmë dhe mbështetje!

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

0

Policia e Kosovës ka paraqitur raportin nëntëmujor (janar-shtator 2024) të rendit publik që përfshin të dhëna për vrasjet, lëndimet trupore, vjedhjet, grabitjet, dhuna në familje, aksidentet, etj.

Sipas këtij raporti dhuna në familje ka rritje për 4.4 për qind dhe rritje të gjobave në trafik. Po ashtu rritje ka edhe të numrit të personave të arrestuar, ndalimit në qendra si dhe të konfiskimit të armëve.

Në takimin e së premtes të drejtorit të përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha me drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, nga drejtori i Departamentit të Rendit Publik, është bërë prezantimi i ‘Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024’ të këtij departamenti dhe janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, në vijim paraqesim statistikat në fushën e rendit, sigurisë publike për këtë periudhë kohore: Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%”, thuhet në njoftim.

Disa statistika të Policisë së Kosovës rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament dhe krahasimi me nëntë muaj të vitit 2023.

Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,

Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,

Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,

Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,

Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,

Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,

Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.

Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:

Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për – 2.4%,

Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,

Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,

Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.

Gjatë kësaj periudhe kohore:

Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,

Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,

Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.

Policia e Kosovës theksoi se çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

 

Ylli përballet me Trepçën për hakmarrje

0

Kjo fundjavë në Superligën e Basketbollit të Kosovës sjell një sfidë të madhe në xhiron e nëntë, ku Golden Eagle Ylli dhe Trepça do të përballen në një ndeshje plot tension. Ky duel është gjithashtu derbi i javës, pasi dy ekipet ishin finalistë të Play-off-it sezonin e kaluar, ku Trepça arriti të triumfojë në serinë finale me rezultat 3:2.

Takimi do të zhvillohet sot, në Palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me fillim nga ora 17:00.

Golden Eagle Ylli, që ka regjistruar pesë fitore dhe tri humbje deri tani, ka një sfidë të vështirë përballë Trepçës, e cila ka gjashtë fitore dhe dy humbje në këtë edicion. Kjo përballje jo vetëm që mban rëndësi për renditjen e skuadrave, por pritet të sjellë emocion dhe intensitet të lartë në parket.

Në takimin e tyre të parë për këtë sezon, Trepça fitoi 77:67, dhe kësaj here Golden Eagle Ylli synon një hakmarrje të plotë për të ruajtur avantazhin në garën për kreun./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

71 vite nga vdekja e Dylan Thomas, poeti i njohur uells

0

Dylan Marlais Thomas ishte poet dhe shkrimtar i Uellsit, veprat e të cilit përfshijnë poezitë “Mos ecni mirë në atë natë të mirë” dhe “Dhe vdekja nuk do të ketë sundim”, tregime dhe transmetime radiofonike të tilla si Krishtlindja e Fëmijës në Uells dhe Portreti i Artistit si Qen i Ri. Ai u bë shumë popullor në jetën e tij dhe mbeti kështu pas vdekjes së tij të parakohshme në moshën 39 vjeçare në New York City. Deri atëherë ai kishte fituar një reputacion, të cilin e kishte inkurajuar, si një “poet i dehur dhe i dënuar”.

Thomas u lind në Swansea, Uells, në vitin 1914. Një nxënës i paarsyeshëm, ai e la shkollën në moshën 16 vjeç dhe u bë gazetar për një kohë të shkurtër. Shumë nga veprat e tij u shfaqën në shtyp ndërsa ishte ende adoleshent; megjithatë, ishte botimi në vitin 1934 i “Prishjes së dritës ku nuk shkëlqen dielli” që kapi vëmendjen e botës letrare. Ndërsa jetonte në Londër, Thomas u takua me Caitlin Macnamara, me të cilen ai u martua në vitin 1937. Marrëdhënia e tyre u përcaktua nga alkoolizmi dhe ishte reciprokisht shkatërrues. Në pjesën e hershme të martesës së tyre, ata u vendosën në Laugharne, nje fshati peshkataresh në Uells.

Thomas u vlerësua si një poet popullor gjatë jetës së tij, megjithëse ai e gjeti të vështirë të jetonte si shkrimtar. Ai filloi të shtonte të ardhurat e tij me turne leximi dhe transmetime radio. Regjistrimet e tij të radios për BBC gjatë viteve 1940 e çuan atë në vëmendjen e publikut dhe ai u përdor shpesh nga BBC si zë populist i skenës letrare.

Thomas udhëtoi për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950. Leximet i sollën atij një shkallë të famës, ndërsa sjellja e tij e çrregullt dhe pirja e keqësuan. Koha në Amerikë ka forcuar legjendën e tij, dhe ai vazhdoi të regjistrojë në vinyl vepra të tilla si Krishtlindjet e Fëmijës në Uells. Gjatë udhëtimit të tij të katërt në Nju Jork në vitin 1953, Thomas u sëmur rëndë dhe ra në koma, nga e cila nuk u shërua kurrë. Ai vdiq më 9 nëntor 1953. Trupi i tij u kthye në Uells, ku ai u caktua në oborrin e fshatit Laugharne më 25 nëntor 1953.

Megjithëse Thomas shkroi ekskluzivisht në gjuhën angleze, ai është pranuar si një nga poetët më të rëndësishëm të Uellsit të shekullit të 20-të. Ai është i njohur për përdorimin e tij origjinal, ritmik dhe të zgjuar të fjalëve dhe imazheve. Pozita e tij si një nga poetët e mëdhenj modernë është diskutuar shumë, dhe ai mbetet popullor per publikun./KultPlus.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Zhduket një vajzë në Malishevë

0

Një vajzë është raportuar e zhdukur nga babai i saj në Malishevë

Rasti është paraqitur në Polici më 7 nëntor.

“Fsh. Rud, Malishevë 07.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Prizreni synon fitoren përballë Rilindjes

0

Në javën e 12-të të Ligës së Dytë të Kosovës, FC Prizreni, kryesuesi aktual i kampionatit, do të përballet sot me KF Rilindjen.

Kjo ndeshje e rëndësishme do të zhvillohet në orën 13:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ekipi vendas synon të vazhdojë marshimin triumfues drejt objektivit të madh – ngjitjen në një nivel më të lartë të futbollit kosovar.

Me ambicie dhe përkushtim, FC Prizreni, me 28 pikë, kërkon një fitore tjetër për të forcuar pozitën në krye të tabelës, ndërsa KF Rilindja, me 14 pikë, kërkon të ngjitet më lart në renditje dhe të përfitojë nga ky duel i rëndësishëm./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

0

9 nëntori është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së re gjermane. Një ditë, me të cilën gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin, që nga nata e pogromit 1938 e deri tek rënia e Murit të Berlinit 1989.

Më 9 nëntor Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi real-socialst në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.

09.11.1918
Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamenti) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: “Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasim punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura – monarkia – u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë.”

09.11.1923
Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermanidhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore

09.11.1938
Gjatë kësaj lufte hebrejtë u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrejve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 njerëz u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqendrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.

09.11.1989
Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur askush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufij’.

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë radhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i unifikimit së brendshmi ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror.

Prishtina me fitore të rëndësishme në Prizren

0

Në kuadër të xhiros së pestë të Superliga Femrat, skuadra e Prishtinës ka triumfuar ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 62:73 (17:10, 9:20, 21:20, 15:23).

Skuadra vendase e filloi mirë dhe arriti të kalonte në epërsi me 7 pikë pas çerekut të parë. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe u rikthye në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 30:26.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante dhe e ngushtë, me të dyja skuadrat që luftuan për fitoren. Prishtina tregoi një performancë të shkëlqyer, sidomos në dhjetë minutat e fundit, duke siguruar një fitore të merituar me rezultatin përfundimtar 73:62.

Më e dalluara te Junior 06 ishte Tanya Gordon me 30 pikë, 13 kërcime, një asistim, derisa te Prishtina ishin Alaina Rice me 18 pikë, 19 kërcime, 12 asistime dhe Kayla Johnson me 19 pikë, 8 kërcime.

Pas pesë xhirove, Junior 06 ka një fitore dhe katër humbje, derisa Prishtina ka arritur tri fitore dhe dy humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve