Home Blog Page 840

Moti në fundjavë, mëngjeset e ftohta e me mjegull

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj prezanton kandidatët në Rahovec

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e degës së partisë në Rahovec, me ç’rast ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti e ka futur Kosovën në rrethim kur për të dalë nga aty na duhet shumë punë.

“Jemi në Rahovec për të vendosur për katër vitet e ardhshme, për të ardhmen tonë të përbashkët. Ju kemi folur qysh moti për Kurtin, ju kemi thënë se ai është gabim dhe ashtu doli. Është goxha vështirë me nxjerrë Kosovën nga aty ku e ka futur Kurti. Është numër i madh i marrëveshjeve, kemi sanksione, pra Kosovën e ka futur në rrethim”, ka thënë Haradinaj, njofton zyra për informim e kësaj partie.

Haradinaj ka ripërsëritur rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës direkt në NATO, ndodh vetëm me Amerikën përmes Planit Aksional të Anëtarësimit. Unë jam futur në garë për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-së, sepse kjo garanton siguri për të ardhmen dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar, ndërsa njohja nga Serbia le të ndodh kur ajo është e gatshme ta bëj.

“Ne duhet t’i themi se Serbia kurdo që është gati me na njohtë, le ta bëj. Ne duhet t’i themi botës nuk po e ngushtojmë Serbinë, kurdo që ajo është gati me njoftë Kosovën, le ta bëj, ne kemi vendosur me ecë para në koordinim me Amerikën. Ne mundemi me marrë hua me miliarda për zhvillimin e vendit në mënyrë që mos me leju me na ikë rinia, po ashtu edhe me siguru të ardhmen duke qenë anëtare e NATO-së”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se lista e AAK-së i ka njerëzit më të mirë dhe më të zotë.

“Deputetët e kësaj legjislature nga Aleanca, kanë qenë vërtetë në krye të detyrës, kanë zenë të zëshëm dhe kanë trajtuar tema të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve. Në listën tonë të kandidatëve për deputetë, gjeni njerëzit më të mirë, më profesionistë, atdhetarë e të dëshmuar në etapa të ndryshme”, ka thënë Haradinaj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vaki kosovare, dy lojtarët e Lirisë shtyhen cili ta fut topin në rrjetë (Video)

0

Një moment qesharak është shënuar në fitoren e Lirisë ndaj Trepçës ’89, në kuadër të Ligës së Parë.

Ishte momenti i golit të dytë të cilin e realizoi Kulula, e që ia mori topin nga këmbët bashkëlojtarit Kasume.

E Kulula vazhdoi më pas për ta futur topin në rrjetë, meqë portieri nuk ishte në vendin e tij.

Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Dy vatra të reja mbeturinash në Prizren – Komuna premton ndërhyrje të shpejtë

0

Asnjëherë nuk po vetëdijesohemi për të mos hedhur mbeturina në vende ku është e ndaluar, aq më pak në ato që e shëmtojnë pamjen dhe ndotin ambientin. Në dy lokacione përgjatë rrugës që lidh qytetin e Prizrenit me Nashecin dhe fshatrat përreth, përfshirë zonën e Hasit, individë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina të ndryshme, duke krijuar pika të reja problematike – një dukuri shqetësuese që ka qenë e pranishme në Prizren prej kohësh.

Për këtë çështje, kemi kontaktuar drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, i cili, pasi u informua nga ekipi i mediumit tonë, shprehu keqardhjen për faktin se disa qytetarë dhe operatorë të papërgjegjshëm vazhdojnë të krijojnë këto vende të zeza me mbeturina në territorin e komunës. Drejtori theksoi se shqetësues mbetet edhe numri i vogël i inspektorëve të mjedisit.

Drejtori Lamaj deklaroi se komuna do të reagojë për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e këtyre pikave të zeza. Ai shtoi se do të shqyrtohen edhe forma preventive për parandalimin e kësaj dukurie, përfshirë vendosjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e keqbërësve. Mbeturinat e pranishme pritet të largohen së shpejti nga kompania “Eko Regjioni”, dhe shpresojmë që pamje të tilla të mos përsëriten më, ndërsa të gjithë të kontribuojmë për mbrojtjen e ambientit./tv prizreni/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kurti: E kemi shpëtuar trashëgiminë kulturore e historike që po degradohej

0

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka renditur projektet e përfunduara gjatë këtij mandati, ato që janë në realizim e sipër, si dhe ato që janë në procedim prokurimi, teksa ka thënë se tani ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj.

“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtyhet rigjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

0

Në mungesë të pesë dëshmitarëve, ka dështuar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjoheshin: Bashkim Lubovci, Ilir Baldedaj, Shpresa Vula, Shukran Zogaj dhe Afërdita Morina.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, ka deklaruar se mbrojtësi i të akuzuarit Kryeziu, avokati Kujtim Kërveshi, kishte për detyrë që në afat prej shtatë ditësh me parashtesë të njoftojë gjykatën për adresat e dëshmitarëve të propozuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas saj, për shkak se ky obligim nuk u përmbush nga avokati, dëshmitarët në fjalë nuk u thirrën për seancën e sotme.

Kurse, avokati Kërveshi njoftoi se kishte komunikuar me telefon me dëshmitarët dhe se deri dy ditë më parë ai kishte informacione se dëshmitarët do të paraqiteshin.

Por, tha se në pamundësisë për të arsyetuar mungesën e tyre tek punëdhënësit, dëshmitarët nuk u paraqitën në senacën e sotme.

Kërveshi tha se qëndron pranë propozimit për dëgjimin e Baldedajt dhe Lubovcit, ndërsa heq dorë nga dëgjimi i tre dëshmitarëve tjerë.

Propozimi i tij u aprovua nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Raima Elezi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren të akuzuarin Kryeziu më 21 shtator 2021 e ka liruar nga akuza për korrupsion, mirëpo Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren të ngritur më 2 gusht 2019, i pandehuri Nijazi Kryeziu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Nijazi Kryeziu, akuzohet se gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, TV Opinion.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kryeziu, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës  Prizrenit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas aktakuzës, Kryeziu, gjatë periudhës kohore 1 janar 2015 e deri më 31 dhjetor 2015, kishte lidhur kontratë me TV Opinionin, në vlerë prej 600 euro në muaj, dhe se për 12 muaj ka paguar 1 mijë e 200 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për herë të parë këtë stinor, Liria bën dy fitore radhazi

0

Skuadra e Lirisë duket të jetë pak më e këndellur me trajnerin e ri në ekip. Kështu, pas fitores si mysafir ndaj Rahovecit, që ka qenë e para e stinorit jashtë terrenit vendas, prizrenasit kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e dytë me radhë në kampionat, duke e fituar ndeshjen ndaj Trepçës’89 në “Përparim Thaçi” sot.

Bardhezinjtë kanë shënuar golat në pjesë të dytë, pas pjesës së parë shterpe në të dyja anët e fushës. Kanë qenë futbollistët afrikanë të Lirisë që kanë përcaktuar fatin e ndeshjes sot, ndërsa pas golit të epërsisë të shënuar nga Kambato, Kulula ka rehatuar vendasit për përfundimtaren: Liria – Trepça’89 2-0 [Uetuuru Kambato 58’, Erastus Kulula 89’].

Fitorja nuk e lëviz Lirinë nga pozita e gjashtë, vetëm se ia siguron atë edhe për një xhiro së paku, ndërsa ekipi prizrenas ka regjistruar fitoren e pestë kampionale sot, karshi mitrovicasve që pësuan për herë të pestë këtë stinorit dhe për momentin janë në pozitë të katërt me 19 pikë.

Në xhiron e radhës, Liria është mysafire e Mitrovicës ndërsa Trepça’89 pret Rahovecin./topsporti/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Spektakël në Superligë: Derbi i fundjavës sjell Yllin përballë Trepçës

0

Fundjava pritet të sjellë super ndeshje në elitën e basketbollit, ku zhvillohet xhiroja e nëntë e ProCredit Superligës.

Dueli i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, apo finalistëve të “Play-off”-it të edicionit të kaluar, ku ‘Xehetarët’ kishin fituar 3:2 në serinë finale. Therandasit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa mitrovicasit gjashtë fitore e dy humbje, andaj pritet një takim mjaft interesant. Në duelin e parë të këtij edicioni fituan mitrovicasit 77:67.

Përballje mjaft interesante shihet ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Kuqezinjtë kanë tri fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit shtatë fitore e një humbje. Humbjen e vetme e pësuan nga Trepça, fundjavën e kaluar. Sfidën e parë e fituan prizrenasit 72:51.

Të dielën do të zhvillohet takimi ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje, andaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndeshja Bora-Sigal Prishtina është shtyrë me kërkesë të Sigal Prishtinës.

ProCredit Superliga – Java 9

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

19:00 Vëllaznimi – Bashkimi

E diel

19:00 Proton Cable Prizreni – Peja

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në gjendje të dehur shkaktoi aksidentin fatal në rrugën Suharekë – Prizren, aktakuzë ndaj shoferit

0
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet B.Q i cili në gjendje të dehur kishte shkaktuar aksidentin fatal më 15 gusht të këtij viti në rrugën Suharekë – Prizren.

“Sipas aktakuzës, me datë 15.08.2024 rreth orës 06:15min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit” në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor”.

“Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkomtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të kanabisit – marihuana”, njofton prokuroria në Prizren

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në pikën kufitare Vërmicë

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 26 zyrtarëve policorë.

Në njoftim bëhet e ditur se të pandehurit janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale Marrja e ryshfetit”, bëhet e ditur në njoftim.