17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 8390

Rogova dha dorëheqje nga UPZ për arsye materiale dhe jo parimore

0

UPZMenaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka reaguar rreth deklaratave që ish-ushtruesit të të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe profesorit z. Ermir Rogova, ka lëshuar në drejtim të këtij institucioni.
“Menaxhmenti i UPZ-së e ka pritur me befasi dorëheqjen e u. d. Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe profesorit z. Ermir Rogova”
“Menaxhmenti i UPZ-së e inkurajon debatin e brendshëm dhe atë publik si vlerë e shtuar e demokracisë, nëse bëhet për çështje parimore dhe me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të UPZ-së dhe interesit të përgjithshëm. Mirëpo, akti i dorëheqjes së njëanshme dhe pohimet e Rogova nuk janë aspak parimore dhe nuk i kontribuojnë zhvillimit të Universitetit dhe institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë. Deklaratat e tij se gjoja jep dorëheqje për arsye të pranimit të stafit jo adekuat nuk qëndrojnë aspak, dhe janë shpifje të tij të ulëta”

“ UPZ ka pranuar një sërë kuadrosh të reja, me vendim të Senatit, me qëllim të shtimit të stafit të rregullt akademik në këtë universitet, i cili i ka munguar. Profesorët e pranuar kanë thirrje adekuate akademike dhe i duhen universitetit, si një institucion universitar në zgjerim e sipër”.
“Për më tepër, dorëheqja e tij nuk është aspak parimore, pasi që është bërë pak kohë pasi ka marr një kontratë të rregullt pune të nivelit menaxherial, me pagë më të lartë se në UPZ, në një institucion privat të arsimit të lartë. Pra janë arsyet materiale ato që e kanë shtyrë z. Rogova të jep dorëheqje dhe jo çështjet parimore”.

“Aq më tepër, kur dorëheqja e z. Rogova bëhet në kohën kur UPZ gjendet në një proces zgjedhor të brendshëm, dhe rizgjedhja e tij në këtë pozitë është sfiduar pasi që në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, janë tetë mësimdhënës të rregullt, të cilët potencialisht mund të ja zënë pozitën, pas procesit zgjedhor demokratik”.

“Menaxhmenti i UPZ-së sqaron opinion e gjerë se arsyeja pse ka qenë deri më tani z. Rogova u. d. i Dekanit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është nga mungesa e stafit të rregullt në këtë Fakultet. Menaxhmenti vazhdimisht ka shpreh pakënaqësi ndaj mospunës së tij, duke marr parasysh edhe ankesat e një pas njëshme të studentëve, por gjerë më tani nuk ka pas alternativ pasi ka munguar stafi akademik i rregullt në këtë Fakultet”.

“Për më tepër, dorëheqja e tij nuk është komfor Statutit dhe Ligjit, pasi që z. Rogova ka obligime ndaj Universitetit të Prizrenit, pasi që ai ka kontratë të rregullt pune, dhe në UPZ e ka marr gradën akademike “Profesor asistent”, dhe nuk mund ta shfrytëzoj atë për t’i siguruar favore një institucioni privat të arsimit të lartë”.

“Pasi që pohimet publike të z. Rogova nuk përkojnë me realitetin, dhe nuk i kontribuojë aspak zhvillimit të mëtutjeshëm UPZ-së, dhe pasi që ai ka shkelur detyrimet që janë në Kontratën e Punës, përmes dorëheqjes së një anshme të pa arsyeshme, komfor Ligjit për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit dhe Kodeksit të Etikës, menaxhmenti i UPZ-së do të kërkojë nga organet përgjegjëse të UPZ-së që të rishqyrtohet thirrja akademike e tij “Profesor asistent” të siguruar në UPZ. Rogova është i detyruar të vazhdon kontributin e tij në UPZ, dhe me aktin e tij të tanishëm, ai nuk ka arritur t’i përmbush detyra e punës si “Profesor asistent”, për më tepër e ka keqpërdor këtë thirrje për përfitime të tij materiale dhe të institucionit privat të arsimit të lartë”/PrizrenPress.com/

 

Kryeziu: Jo Kryeministri e Partia e Madhe, por as marinsat s’mund ta mbrojnë Rektorin

0

Eqrem KryeziuDeputeti i LDK’së, Eqrem Kryeziu ka thënë se askush s’mund të mbrojë Rektorin Ibrahim Gashi.

Ai ka thënë se Rektorin s’mund ta mbrojë as Kryeministri, as Partia e madhe, as Ministri, e madje as ushtria.

“Nëse mendon se do të mbrojë njeriu i fuqishëm dhe Partia e fuqishme. E unë po ju them, zonja dhe zotërinj, nëse njeriu s’ka integritet as marinsat amerikane s’mund ta mbajnë në këmbë”, ka thënë ai, shkruan Express

Ai është marrë edhe më Këshillin Drejtues të UP’së, të cilin e ka quajtur të shpërfytyruar.

“Këtu Këshilli Drejtues është përfitues”, ka thënë ai.

Jacobson ka vizituar Hoqën e Madhe

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson sot ka vizituar fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, ku ka marrë pjesë në përurimin e projektit për riparimin e Kishës së “Shën Stefanit“.

Jakobson me këtë rast ka premtuar edhe projekte të tjera të Ambasadës amerikane për të gjitha komunitetet në Kosovë të cilat do të jenë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Më vjen shumë mirë që sot patëm rastin të qëndrojmë në Hoqë të Madhe në Rahovec me rastin e inaugurimit të projektit për riparimin e Kishës së Shën Stefanit. Ne po ashtu do të vazhdojmë të bëjmë edhe riparimin e Kishës së Shën Gjonit dhe vreshtarive këtu. Ne u jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë nga IRD –ja për ruajtjen e kësaj pjese kaq të rëndësishme të trashëgimisë së larmishme të Kosovës. Unë dua të theksoj se Ambasada amerikane gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Jacobson pati një takim edhe me kryetarin e Komunës në Rahovec, Idriz Vehapi. Sipas saj takimi ishte shumë konstruktiv me ç’rast nga kreu i kësaj komune mori premtime për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe duke paralajmëruar edhe themelimin e një këshilli të veçantë për zbatimin e këtij ligji.

Thaçi: Të verifikohen thirrjet akademike për krejt njerëzit e politikës prej viteve të 90’ta

0

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar njerëzit e politikës se prej vitit 1990 e deri më tash ka pasur politizim të Universitetit të Prishtinës.

“Njerëzit e insitucioneve të Republikës së Kosovës, prej vitit 1991 deri këtu. Ata më të zhurmshit janë këtu”, ka thënë ai.

“Nëse është bërë magjistër pa fakultet duhet t’i vijë turp të flas për UP’në”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të verifikohen të gjitha gradat shkencore prej vitit 1991 e deri më sot.

“Të verifikohen thirrjet akademike krejt njerëzit e politikës”, ka thënë ai.

Dështon restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit

0

KatarinaJosipi-shtepia ne Zym te HasitPas një tenderi të dështuar në fund të vitit 2012, në qershorin e vitit 2013 Ministria e Kulturës kishte hapur një tjetër tender për restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit, e tek në gusht një konsorcium kishte marrë përsipër punimet. Këtë muaj tenderi është anuluar, shkruan Koha Ditore.

Përkundër faktit se projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenës së teatrit  ka qëndruar në sirtarin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2012, institucioni më i lartë i kulturës në vend ka dështuar që ta finalizojë këtë projekt. Tenderi i parë kishte dështuar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ofertuesve, ndërsa i dyti është anuluar.

“Gjykata” e tenderëve është jofunksionale qysh prej 1 gushtit të vitit të kaluar.Mungesa e kuorumit në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka bërë që ky autoritet të mos mund t’i shqyrtojë mbi 200 lëndë që nga ajo kohë. Përpos tenderit për restaurimin e shtëpisë së Katarinës, si pasojë e mosfunksionimit të OSHP-së është anuluar edhe tenderi për renovimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës./KD/

Ngushëllohet familja e këngëtares Vaçe Zela

0

Vaqe zelaMe rastin e vdekjes së artistes së madhe të këngës, Vaçe Zela, kryekuvendari Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi dhe liderii AAK-së, Ramush haradinaj i kanë shprehur ngushëllime familjes së këngëtares.

“Shqiptarët kudo në botë mësuan sot lajmin e trishtuar për vdekjen e mbretëreshës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Ajo që e re hyri me vrull në skenën e artit, duke sjellë emocione të fuqishme artistike gjatë gjithë jetës dhe për të mbetur përjetshëm në panteonin shqiptar.

Zëri kumbues i Vaçes nuk ka vdekur, sepse do të shoqërojë edhe shumë breza artdashës shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe gjithë adhuruesve të saj u shpreh ngushëllime të thella për këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryekuvendarit Krasniqi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se ,e pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. “Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikat në muzikën shqiptare. Zëri i mrekullueshëm dhe këngët e saj për Atdheun janë perla të përhershme të trashëgimisë sonë muzikore. Ngushllime familjes dhe dashamirëve të shumtë”, thekson Thaçi.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me keqardhje të thellë mori lajmin për shuarjen e divës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Haradinaj bashkëndjenë me familjen, të afërmit, kolegët e këngëtares së madhe dhe mbarë komunitetin artisitik shqiptar.

“Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor. Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertuarin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi”, thuhet në telegramin e Haradinajt.

Të rriten angazhimet për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare

0

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë”, ka monitoruar punën e kuvendeve komunale të Regjionit të Prizrenit gjatë mandatit të kaluar të këtyre institucioneve, përkatësisht gjatë periudhës 2009 – 2013.
POSTUAR 11:55 / 06.02.2014
Në këtë funksion është edhe ky publikim, i cili ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet politike në komunat e Regjionit të Prizrenit dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për qytetarët e këtij regjioni.

Në këtë publikim është përfshirë përfaqësimi i qytetarëve në kuvendet komunale të Regjionit të Prizrenit në mandatin e kaluar (2009-2013), përfaqësimi i qytetarëve në institucionet lokale të këtyre komunave të dalë nga Zgjedhjet Lokale 2013dhe rekomandimet e KDI-së në lidhje me avancimin e punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit për transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Në tabelën e mësipërme është paraqitur numri i ulëseve të fituara nga subjektet politike për Kuvendin e Komunave të regjionit të Prizrenit në vitin 2009 dhe 2013. “Nga 176 ulëse sa kanë kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, nga to Partia Demokratike e Kosovës prinë edhe për nga numri i ulëseve në këto kuvende me gjithsej 46 ulëse, LDK me 41 ulëse, AAK-LDD me 24 ulëse dhe IQM me 11 ulëse.

PDK në zgjedhjet lokale 2013 ka pësuar rënie të ulëseve përkatësisht 12 ulëse në krahasim me numrin e ulëseve që kishte nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe LDK ka pësuar rënie prej 9 ulëseve në krahasim me zgjedhjet lokale 2009. Edhe koalicioni AAK-LDD në këto zgjedhje ka pësuar rënie derisa në zgjedhjet lokale 2009 këto subjekte ishin të përfaqësuara me 31 ulëse në zgjedhjet lokale 2013 këto dy subjekte politike që hynë në garë si koalicion para-zgjedhorë arritën ti sigurojnë vetëm 24 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit.

Pesë subjekte politike të cilat kanë garuar për herë të parë në zgjedhjet lokale 2013 kanë arrit të sigurojnë më tepër se një ulëse pranë kuvendeve komunale të komunave të regjionit të Prizrenit. Derisa Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM) iniciativë kjo e dalë si rezultat i fraksioneve të degës së PDK-së në Malishevë, në këto zgjedhje lokale 2013 ka arrit ti sigurojë 11 ulëse pranë kuvendit të komunës së Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje ka arrit të siguroje 9 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, KTAP po ashtu 9 ulëse, Bashkimi Demokratik (BD) dhe Centar Demokratske Unije (CDU) kanë arrit të sigurojnë nga 5 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit – tha Naim Cahanaj përfaqësues i KDI-së.

Arben Hoxha, zyrtarë i KDI-së vazhdoj me tej mbi problemet që kanë hasur në transparencën komunale dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale.

Me qëllim të avancimit të punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit lidhur me transparencën dhe llogaridhënien, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka analizuar angazhimin e kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit në përdorimin e mekanizmave për transparencë dhe llogaridhënie institucionale. Shikuar në këndvështrimin e krijimit të bazës ligjore në rritjen e transparencës në nivel lokal ka përparime të dukshme nga kuvendet komunale të komunave të regjionit të Prizrenit ku vlen të potencohet miratimi i Rregulloreve për Transparencë mirëpo implementimi i mekanizmave ligjorë, si atyre lokal por edhe qendror që rregullojnë fushën e transparencës së institucioneve publike kanë çaluar edhe në mandatin e fundit katërvjeçarë.

Andaj KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: përdorimin e ueb faqeve të komunave për publikimin e çdo vendimi dhe dokumenti strategjik të nivelit lokal në komunat përkatëse, të rekrutojnë Zyrtarin për Informim (Komuna e Dragashit dhe Mamushës) si dhe të funksionalizohen dhe fuqizohen zyrat për marrëdhënie me publikun në komunat e regjionit të Prizrenit, të hartohen Planet vjetore për transparencë komunale në komunat e regjionit të Prizrenit, të transmetohen punimet e seancave nga mediet lokale në komunat të cilat nuk kanë praktiku deri më tani një gjë të tillë, të ri drafohen Rregulloret për transparencë në komuna si dhe të përdorin një link në ueb faqet e komunave për lehtësimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.

Edhe në aspektin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përfundimisht, rithekson se komunat e Regjionit të Prizrenit nuk kanë treguar interesim të theksuar në drejtim të zbatimit të përpiktë të kërkesave ligjore me qëllim të sigurimit të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: praktikumin e procesverbaleve në takimet dhe konsultimet publike dhe të njëjtët të prezantohen pranë kuvendit të komunës, në shqyrtimin me më seriozitet të gjitha nismave dhe iniciativat qytetare nga organet e vetëqeverisjes lokale, në inicimin e hartimit të rregullores komunale për përfshirjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal, në hartimin e rregullores për konsultimin e akteve komunale para miratimit të tyre në kuvend si dhe në krijimin e Komiteteve Konsultative dhe miratimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e këtyre komiteteve konsultative.- tha Arben Hoxha përfaqësues i KDI-së.

Limaj e Krasniqi e tkurrin PDK-në

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Largimi i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të kalojë pa pasoja për subjektin aktualisht më të madh në vend. Gjatë gjithë ditës së mërkurë pothuajse asnjë nga zyrtarët e lartë të PDK-së nuk kanë qenë në gjendje të flasin për vendimin e Limajt, për krijimin e partisë së re bashkë me Jakup Krasniqin.

Pavarësisht insistimeve të gazetës, duke u nisur nga nënkryetari Hajredin Kuçi, anëtarë tjerë të kryesisë, Blerand Stavileci, madje edhe deputeti Adem Grabovci, asnjëri nga ta nuk kanë qenë në gjendje ta thonë asnjë fjalë. Ata gjatë gjithë ditës janë parë në aktivitetet e tyre nëpër institucionet shtetërore, porse i kanë ikur çdo kontakti me gazetarë,shkruan Tribuna

Shumica prej tyre, duke përfshirë edhe kreun e partisë Hashim Thaçi, nuk janë parë në disponim të mirë gjatë kohës sa ishin në mbledhje të rregullt të Qeverisë. I vetmi që ka thënë pak fjalë për deklaratat e Limajt, ka qenë Bajram Rexhepi, por edhe ky i fundit është përgjigjur vetëm për pjesën ku Limaj ka kritikuar punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme

FSK mund të shndërrohet në Gardë Kombëtare

0

FSK12-16Kosova shumë shpejt mund të bëhet me ushtri. Madje, me kapacitet aktuale që ka FSK-ja sot, pretendohet se ushtria mund të krijohet qysh brenda 30 ditëve pas ndryshimeve kushtetuese. Për këtë çështje janë bërë të gjitha përgatitjet. Por, problemi kryesor ka mbetur emri. Në Qeveri, druajnë se termi “ushtri” nuk do ta marrë pëlqimin e deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Si opsion nuk është përjashtuar që FSK-ja të transformohet në një Gardë Kombëtare të ngjashme me atë amerikane. Gazeta Tribuna e posedon një kopje të strategjisë së rekomanduar nga Komiteti Drejtues për Rishikimin e Strategjisë së Sektorit të Sigurisë (RSSS) si dhe tanskriptin për të cilën kabineti qeveritar ka diskutuar të mërkurën me dyer të mbyllura,shkruan Tribuna.,

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili ka kohë që i ikën çdo pyetjeje të gazetarëve dhe nuk flet shumë në publik për çështjen e ushtrisë, ka qenë krejtësisht i hapur para kolegëve të tij. Zyrtarizmin e ushtrisë se Kosovës ai e ka quajtur si çështje të kryer, ndërsa është shprehur i bindur se Kosova është e gatshme të kryejë veprime si ushtri hiq më larg se një muaj nga momenti që hartohet ligji.

Kryeziu: Për ribashkimin e LDK-së di vetëm Astrit Haraqija, trashëgimia politike e Rugovës s’është në rrezik

0

Eqrem KryeziuAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu ka ironizuar me deklaratën e Astrit Haraqisë, i cili tha se Ukë Rugova nisi mbrëmë projektin e tij për rikthimin e njerëzve në LDK, duke përfshirë edhe bashkimin e Isa Mustafës me Fatmir Sejdiun.

Eqrem Kryeziu ka thënë për Express se për këtë nismë ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Ai ka thënë se është aventurë e madhe të komentohet një deklaratë e tillë.

“Është e pamundshme të komentohen gjërat për te cilat ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Për moshën time, kjo do të ishte aventurë e madhe”, ka thënë Kryeziu për Express.

Duke komentuar arrestimin e djalit të Ibrahim Rugovës, Kryeziu ka thënë se është zhgënjyese dhe dëshpëruese, por askush s’duhet të frikësohet për trashëgimin politike të Rugovës.

“Sigurisht që lajmet e tilla zhgënjejnë njerëzit. Kam parë reagimet e njerëzve, të cilët, kryesisht, dëshpërohen dhe kane drojë për trashëgiminë politike të Presidentit të ndjerë.

Në këtë pikëvështrim them se trashëgimia e Rugovës nuk është peng e njerëzve të gjallë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Astrit Haraqija ka thënë se Ukë Rugova posa t’i kryen procedurat në EULEX do të rinisë misionin e tij për ribashkimin e anëtarëve të LDK’së.

Ndryshe, sot, EULEX’i ka arrestuar djalin e Ibrahim Rugovës, Ukën, si të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të autoritetit.

Uka është në ndalin policor prej 48 orësh.