16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të rriten angazhimet për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë”, ka monitoruar punën e kuvendeve komunale të Regjionit të Prizrenit gjatë mandatit të kaluar të këtyre institucioneve, përkatësisht gjatë periudhës 2009 – 2013.
POSTUAR 11:55 / 06.02.2014
Në këtë funksion është edhe ky publikim, i cili ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet politike në komunat e Regjionit të Prizrenit dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për qytetarët e këtij regjioni.

Në këtë publikim është përfshirë përfaqësimi i qytetarëve në kuvendet komunale të Regjionit të Prizrenit në mandatin e kaluar (2009-2013), përfaqësimi i qytetarëve në institucionet lokale të këtyre komunave të dalë nga Zgjedhjet Lokale 2013dhe rekomandimet e KDI-së në lidhje me avancimin e punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit për transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Në tabelën e mësipërme është paraqitur numri i ulëseve të fituara nga subjektet politike për Kuvendin e Komunave të regjionit të Prizrenit në vitin 2009 dhe 2013. “Nga 176 ulëse sa kanë kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, nga to Partia Demokratike e Kosovës prinë edhe për nga numri i ulëseve në këto kuvende me gjithsej 46 ulëse, LDK me 41 ulëse, AAK-LDD me 24 ulëse dhe IQM me 11 ulëse.

PDK në zgjedhjet lokale 2013 ka pësuar rënie të ulëseve përkatësisht 12 ulëse në krahasim me numrin e ulëseve që kishte nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe LDK ka pësuar rënie prej 9 ulëseve në krahasim me zgjedhjet lokale 2009. Edhe koalicioni AAK-LDD në këto zgjedhje ka pësuar rënie derisa në zgjedhjet lokale 2009 këto subjekte ishin të përfaqësuara me 31 ulëse në zgjedhjet lokale 2013 këto dy subjekte politike që hynë në garë si koalicion para-zgjedhorë arritën ti sigurojnë vetëm 24 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit.

Pesë subjekte politike të cilat kanë garuar për herë të parë në zgjedhjet lokale 2013 kanë arrit të sigurojnë më tepër se një ulëse pranë kuvendeve komunale të komunave të regjionit të Prizrenit. Derisa Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM) iniciativë kjo e dalë si rezultat i fraksioneve të degës së PDK-së në Malishevë, në këto zgjedhje lokale 2013 ka arrit ti sigurojë 11 ulëse pranë kuvendit të komunës së Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje ka arrit të siguroje 9 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, KTAP po ashtu 9 ulëse, Bashkimi Demokratik (BD) dhe Centar Demokratske Unije (CDU) kanë arrit të sigurojnë nga 5 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit – tha Naim Cahanaj përfaqësues i KDI-së.

Arben Hoxha, zyrtarë i KDI-së vazhdoj me tej mbi problemet që kanë hasur në transparencën komunale dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale.

Me qëllim të avancimit të punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit lidhur me transparencën dhe llogaridhënien, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka analizuar angazhimin e kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit në përdorimin e mekanizmave për transparencë dhe llogaridhënie institucionale. Shikuar në këndvështrimin e krijimit të bazës ligjore në rritjen e transparencës në nivel lokal ka përparime të dukshme nga kuvendet komunale të komunave të regjionit të Prizrenit ku vlen të potencohet miratimi i Rregulloreve për Transparencë mirëpo implementimi i mekanizmave ligjorë, si atyre lokal por edhe qendror që rregullojnë fushën e transparencës së institucioneve publike kanë çaluar edhe në mandatin e fundit katërvjeçarë.

Andaj KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: përdorimin e ueb faqeve të komunave për publikimin e çdo vendimi dhe dokumenti strategjik të nivelit lokal në komunat përkatëse, të rekrutojnë Zyrtarin për Informim (Komuna e Dragashit dhe Mamushës) si dhe të funksionalizohen dhe fuqizohen zyrat për marrëdhënie me publikun në komunat e regjionit të Prizrenit, të hartohen Planet vjetore për transparencë komunale në komunat e regjionit të Prizrenit, të transmetohen punimet e seancave nga mediet lokale në komunat të cilat nuk kanë praktiku deri më tani një gjë të tillë, të ri drafohen Rregulloret për transparencë në komuna si dhe të përdorin një link në ueb faqet e komunave për lehtësimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.

Edhe në aspektin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përfundimisht, rithekson se komunat e Regjionit të Prizrenit nuk kanë treguar interesim të theksuar në drejtim të zbatimit të përpiktë të kërkesave ligjore me qëllim të sigurimit të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: praktikumin e procesverbaleve në takimet dhe konsultimet publike dhe të njëjtët të prezantohen pranë kuvendit të komunës, në shqyrtimin me më seriozitet të gjitha nismave dhe iniciativat qytetare nga organet e vetëqeverisjes lokale, në inicimin e hartimit të rregullores komunale për përfshirjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal, në hartimin e rregullores për konsultimin e akteve komunale para miratimit të tyre në kuvend si dhe në krijimin e Komiteteve Konsultative dhe miratimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e këtyre komiteteve konsultative.- tha Arben Hoxha përfaqësues i KDI-së.

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit