7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ngushëllohet familja e këngëtares Vaçe Zela

Vaqe zelaMe rastin e vdekjes së artistes së madhe të këngës, Vaçe Zela, kryekuvendari Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi dhe liderii AAK-së, Ramush haradinaj i kanë shprehur ngushëllime familjes së këngëtares.

“Shqiptarët kudo në botë mësuan sot lajmin e trishtuar për vdekjen e mbretëreshës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Ajo që e re hyri me vrull në skenën e artit, duke sjellë emocione të fuqishme artistike gjatë gjithë jetës dhe për të mbetur përjetshëm në panteonin shqiptar.

Zëri kumbues i Vaçes nuk ka vdekur, sepse do të shoqërojë edhe shumë breza artdashës shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe gjithë adhuruesve të saj u shpreh ngushëllime të thella për këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryekuvendarit Krasniqi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se ,e pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. “Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikat në muzikën shqiptare. Zëri i mrekullueshëm dhe këngët e saj për Atdheun janë perla të përhershme të trashëgimisë sonë muzikore. Ngushllime familjes dhe dashamirëve të shumtë”, thekson Thaçi.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me keqardhje të thellë mori lajmin për shuarjen e divës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Haradinaj bashkëndjenë me familjen, të afërmit, kolegët e këngëtares së madhe dhe mbarë komunitetin artisitik shqiptar.

“Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor. Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertuarin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi”, thuhet në telegramin e Haradinajt.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit