9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Jacobson ka vizituar Hoqën e Madhe

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson sot ka vizituar fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, ku ka marrë pjesë në përurimin e projektit për riparimin e Kishës së “Shën Stefanit“.

Jakobson me këtë rast ka premtuar edhe projekte të tjera të Ambasadës amerikane për të gjitha komunitetet në Kosovë të cilat do të jenë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Më vjen shumë mirë që sot patëm rastin të qëndrojmë në Hoqë të Madhe në Rahovec me rastin e inaugurimit të projektit për riparimin e Kishës së Shën Stefanit. Ne po ashtu do të vazhdojmë të bëjmë edhe riparimin e Kishës së Shën Gjonit dhe vreshtarive këtu. Ne u jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë nga IRD –ja për ruajtjen e kësaj pjese kaq të rëndësishme të trashëgimisë së larmishme të Kosovës. Unë dua të theksoj se Ambasada amerikane gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Jacobson pati një takim edhe me kryetarin e Komunës në Rahovec, Idriz Vehapi. Sipas saj takimi ishte shumë konstruktiv me ç’rast nga kreu i kësaj komune mori premtime për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe duke paralajmëruar edhe themelimin e një këshilli të veçantë për zbatimin e këtij ligji.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Lajmet e Fundit