18.3 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 8391

Thaçi përkujton 15-vjetorin e Rambujesë

0

Rambuje-delegacioniMë 6 shkurt mbushen 15 vite që kur filloi punimet Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës, ka shkruar sot në Facebook , kryeministri Kosovës Hashim Thaçi.

“Konferenca u organizua pas luftës heroike të UÇK-së dhe rezistencës gjithë qytetare të popullit të Kosovës.

Kjo Konferencë u organizua nga bashkësia ndërkombëtare me rol udhëheqës nga SHBA, BE dhe me prezencë të Rusisë. Pa luftën çlirimtare, Bashkësia Ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë.

Me marrëveshjen e Rambujesë u krijua mundësia e intervenimit të NATO-së ndaj caqeve të ushtrisë serbe në Kosovë. Falë sakrificës heroike të popullit të Kosovës dhe bombardimeve të NATO -os, Kosova fito lirinë në qershor të vitit 1999. Në shenjë nderimi kujtojmë dëshmorët e lirisë, sakrificën e invalidëve të luftës, veteranët dhe mundin e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri. Çdo qytetar i Kosovës është çlirimtar.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoj SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Profesorë të UP-së përgënjeshtrojnë kumtesën e Rektoratit

0

UP-logoKatër profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë përgënjeshtruar sot kumtesën e Rektoratit e cila ka mëtuar të ulë titujt dhe gradat shkencore të profesorëve përkrahës të protestave të studentëve të cilët kundërshtojnë skandalet në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe rektorin UP –së Ibrahim Gashi si bartës i këtyre skandaleve me punimet e tij shkencore nga fusha jo përkatëse të specializimit të tij botuar në rrezita të rreme.

Profesorët Dukagjin Pupovci, Qëndrim Gashi, Arben Hajrullahu dhe Hatixhe Latifi – Pupvoci kanë dërguar në adresën e Kohës CV- të, të cilat qartë dëshmojnë për të arriturat e tyre shkencore dhe akademike dhe hedhin poshtë atë që kishte thënë me herët kumtesa e Rektoratit.

Dukagjin Pupovci, komunikatën e sotme të Rektoratit e ka quajtur përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga situata e tanishme në Universitet. “Nuk është aspak e vërtetë se unë jam zgjedhur në thirrjen e profesorit pa asnjë punim shkencor. Në vitin 2004 kur jam zgjedhur unë i kam pasur tri punime në revista me recension ndërkombëtar, një nga fusha e algjebrës lineare numerike të botuar në vitin 1998 dhe dy nga fusha e edukimit, të botuara në vitet 2002 dhe 2004”, ka thënë ai duke ia bashkangjitur reagimit edhe tri dokumente (i posedon Koha) që dëshmojnë si është zgjedhur dhe si është pranuar Pupovci profesor në UP, dhe përfundon se diploma e tij nuk është biznesore por është akademike.

Ngjashëm, duke dërguar CV-të e veta kanë vepruar edhe Qëndrim Gashi e Arben Hajrullahu të cilët haptas dhe me argumente kanë kundërshtuar menaxhmentin aktual të UP –së .

Profesoresha Hatixhe Lafifi – Pupovci me një reagim, duke e hedhur poshtë kumtesën, ka thënë se shumë të tjerë në Fakultetin e Mjekësisë kanë publikuar botime shkencore në revista të rreme dhe kanë arritur kështu tituj fantomë në UP.

“Koha” i posedon të gjitha cv-të dhe reagimet.

Surroi në protestë me studentët

0

BRITAIN KOSOVOStudentët protestues para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nesër (e enjte) do ta kenë edhe mbështetjen e ish-politikanit dhe publicistit, Veton Surroi.

Pjesëmarrjen në protestën e nesërme, Surroi e ka paralajmëruar përmes rrjetit social Facebook.

“Është obligim imi qytetar. Të enjten, në 12, do të jem me studentët”, ka shkruar Surroi.

Studentët e Universitetit të Prishtinës tash një javë po protestojnë para Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi, pas shpërthimit të skandalit me publikimet shkencore të tij dhe profesorëve tjerënëpër revista fialse.

Prokuroria në Prizren, 138 kallëzime penale kundër korrupsionit

0

syle hoxha 23Prokuroria Themelore në Prizren gjatë vitit 2013 ka ngritur 138 kallëzime penale ndaj zyrtarëve të ndryshëm komunal të komunës së Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj tha se gjatë vitit të kaluar Prokuroria prioritet ka pasur lëndët për korrupsion.

“Gjatë vitit 2013 për lëndë të korrupsionit janë ngritur 138 kallëzime penale për zyrtarë të ndryshëm komunal, të ndërmarrjeve të shërbimeve publike e raste të tjera”.

“Në Departamentin për Krime të rënda në këtë prokurori gjithashtu gjatë vitit 2013 është kryer një punë e madhe”./TV Opinion/

 

Ezani si burim i zhurmës së mjedisit

0

Faik MiftariFaik MIFTARI

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, pas leximit të parë kaloi në parim Projektligji për mbrojtjen nga zhurma, me ç’rast bëri jehonë të madhe në opinion publik të Kosovës me zëra për dhe kundër miratimit të tij. Në ueb portalin e Kuvendit të Kosovës e lexova Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, me ç’rast vërejtja disa lëshime të pakuptimta, të cilët do të përshkruajë më tutje në këtë shkrim.
Lëshimi i parë që e vërejta, ishte në nenin 1, alinea 1, të Projektligjit në fjalë, ku shkruan: “Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën nr. 2002/49/EC të Parlamentit Evropian për Zhurmën në Mjedis”. Së pari të sqarojë se çfarë do të thotë Direktiva e Parlamentit Evropian? Sikurse rregulloret ( të cilët janë faktikisht ligjet e Bashkimit Evropian, që kanë efekt të përgjithshëm juridik dhe janë si të tilla janë obligative në mënyrë të drejtpërdrejtë për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian), ashtu edhe direktivat, janë akte juridike të cilët i detyrojnë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me objektivat që i drejtohen çështjeve të caktuara.

Efektet juridike të përcaktuara me direktivë nuk vlejnë automatikisht në vend të normave nacionale, nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë sikurse rregulloret, porse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të obliguara që direktivat t’i zbatojnë në norma nacionale që duhet të jenë në harmoni të plotë me direktivat të së drejtës evropiane si e drejtë pozitive e Bashkimit Evropian. Më tutje në nenin 2, alineja 1 shkruan:” përcaktimi i ekspozimit ndaj zhurmës në mjedis përmes përgatitjes së hartave të zhurmës me metodat e vlerësimit të cilat janë të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së”.

Edhe në këtë nen të Projektligjit mbi mbrojtjen nga zhurma, mund të shihet se kemi të bëjmë në rradhë të parë për shtetet anëtare aktuale të Bashkimit Evropian. Po të ishim në vitin 2030, kur Kosova do të jetë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të cilën duhet të plotësojë të tri kritere të Kopenhagës, kriterin politik, ekonomik dhe acquis communa-utaire (juridik), me ç’rast nënkuptohet plotësimi i 35 kapitujve të fushëlëmive të ndryshme, me 850.000 faqe akte juridike që duhet të harmonizohen në mënyrë që shteti kandidat të plotësoj vetëm kriterin juridik, do të ishte në rregull. Po tani të thirresh në Direktivën Evropiane e cila aspak nuk e obligon Kosovën, por vetëm shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i përngjet fjalës së urtë popullore: ”peshku në det e fërterja” në zjarr”, duke marr parasysh se Kosova për momentin duhet së paku të pres edhe 3-4 vite për liberalizim të vizave, gjersa do të plotëson të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave, e për Kosovën edhe disa kritere shtesë duke marr parasysh qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e dobët të Kosovës në shumë fusha, e për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtarë të Bashkimit Evropian, për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, jemi shumë larg dhe se vetëm mund t’i qesim hi syve, pasi që pa u pranuar pavarësia e Kosovës nga peshë shtetet e Bashkimit Evropian

( Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja) Kosova jo që nuk ka gjasa reale por as gjasa teorike për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian si vend kandidat.

Por më i pakuptimtë dhe shumë i dëmshëm është neni 4 alinea 2, të cilin a ka hartuar sponzoruesi i Projektligjit mbi mbrojtjen nga zhurma, ministri Dardan Gashi, i cili ezanin (kambanat) në mënyrë tërthore e paraqet si burime të zhurmës së mjedisit, që është për çdo akuzë dhe një veprim i pamatur dhe pa vend i cili mund të prodhojë vetëm destabilizim të panevojshëm në shoqërinë kosovare. Ta përshkruash ezanin (kambanën) si burim i zhurmës është me të vërtetë një gjest i pakuptimtë, po qoftë edhe nga ministri Dardan Gashi e tepërt është.

Neni 4, alinea 2 e Projektligjit në fjalë thotë:” Burime të zhurmës në mjedis konsiderohen trafiku rrugor, hekurudhor dhe ajror, duke përfshirë pajisjet për transport dhe infrastrukturë, pajisjet industriale, makineria e punës dhe e ndërtimit, pajisjet akustike të objekteve fetare si dhe pajisje të tjera të cilat përdoren në hapësira të jashtme”. Edhe pse nuk përmendet emri i ezanit apo kambanës drejtpërsëdrejti , kjo vetvetiu me termin e përdorur ”pajisjet akustike të objekteve fetare” asociocon pikërisht tërthorazi, pasi që objektet fetare (xhamiat dhe kishat) i përdorin pajisjet akustike për ezanin dhe kambanat.

Këtë nuk mund të kuptoj, apo edhe nuk kam të qartë, se si dy deputetët e Partisë së Drejtësisë në parlament kanë reaguar dhe votuar kundër Projektligjit në fjalë, sikurse edhe deputetë tjerë të parive tjera, ndërsa kryetari PD-së, ministri i shëndetësisë dr. Ferid Agani, në mbledhjen e qeverisë, kur e ka propozuar dhe elaboruar kolegu i tij ministri Dardan Gashi Projektligjin në fjalë, dr. Ferid Agani të mos e kundërshtojë e të mos reagojë, bile duke kërkuar që termin ”pajisjet akustike të objekteve fetare” të largohet nga neni 4, alineja 2, ndoshta nuk ka qenë prezent në mbledhje, por nuk mund të besoj që dr. Ferid Agani të mos e kishte lexuar

Projektligjin në fjalë, dhe në parim të votojë apo ta përkrah Projektligjin në fjalë si i tillë që është sponsoruar nga ministri Dardan Gashit dhe pas marrjes së vizës nga qeveria e Kosovës, është përcjell në Parlament për miratim. Njashtu jam habit edhe me fjalët e kryeparlamentarit Jakup Krasniqit i cili gjatë diskutimit në parlament pat deklaruar:” “Ky ligj nuk është kundër askujt, nëse ezani thirret pa mjete zmadhuese”. Jakup Krasniqi do që të kthehemi në shekullin XVIII kur është thirr ezani pa mjete zmadhuese, apo ndoshta nuk do të dëgjojë fare ezanin e drekës apo të ikindisë nga xhamia e Çarshisë që e ka përball Kuvendit, gjersa është duke udhëhequr seancat e Parlamentit, dhe nuk është çudi që një ditë gjatë kryesimit të seancës të kërkojë nga myslimanët e Kosovës që edhe në Qabe për haxh të udhëtojnë me kuaj, pasi që është rrezik me udhëtu me aeroplan, se mund të ndodh të bie aeroplani, pasi që herë pas here ndodhin fatkeqësitë ajrore. Çudi se jo mahi…!

Edhe pse me të madhe trumbetohet se Kosova është shtet laik dhe se feja duhet të jetë e ndarë nga shteti dhe të mos përzihet në punët e shtetit, kjo është vetëm njëra anë e medaljes së laicitetit, e ana tjetër e medaljes së laicitetit së cilës duhet t’i përmbahet shteti laik i Kosovës, është që edhe ai të mos përzihet në punët e fesë, dhe nuk i takon asaj, që do të përcaktojë dhe të përzihet në zgjedhjet e brendshme të Bashkësisë Islame të Kosovës, se a duhet apo jo të zgjidhet myfti të Kosovës, Naim Tërnava apo Rexheb Boja apo Xhabir Hamiti, që të kontrollojë mjetet financiare të buxhetit të Bashkësisë Islame, edhe pse nuk e financon, të jep leje apo mos të jep leje për nevojat e ndërtimit të xhamive anekënd të Kosovës, të diskriminojë femrat me shami që mos të munden të shkollohen apo të punojnë në shërbime publik, të mos lejojnë Edukatën fetare në shkolla, të udhëzojnë dhe të japin “fetva” Bashkësisë Islame se cilin Islam duhet të praktikojnë, tradicional, liberal, modern, bashkëkohor, duke mos njohur fare doktrinat juridike islame , dhe që në Kosovë denbabaden është duke u zbatuar doktrina juridike hanefite islame. Tani për aktualitetin, do të përzihet edhe në ezanin e xhamisë, e të nesërmen një Zot e di se çfarë do të jetë në rradhë, për Bashkësinë Islame në veçanti dhe myslimanët e Kosovës në përgjithësi. Edhe në këtë aspekt Kosova është “sui generis i llojit të vet” edhe pse me 95% të përkatësisë së deklaruar myslimane sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë.
Në përmbyllje të këtij vështrimi, do të ceki, se po të ishte Kosova në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe se kushti i fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte harmonizimi i zërit dhe i kambanës konform Direktivës nr.2002/49/EC të Parlamentit Evropian për Zhurmën në Mjedis, me siguri me gjithë dëshirë dhe pa kurrfarë imponimi dhe vetëm me një bashkëbisedim me Bashkësinë Islame të Kosovës, Kishën Ortodokse dhe Kishën Katolike do të rregullohej kjo çështje teknike e ndonjë xhamie apo kishe eventuale në Kosovë e cila i ka mjetet e zmadhimit të zërit mbi nivelin e përcaktuar të standardeve evropiane, dhe me plot vullnet Kosova do të kishte përmbushur këtë kusht, e gjer atëherë lus Zotin Fuqiplotë të kemi jetë e shëndet e të arrijmë atë çast historik.

 

Largimi i Limajt, zbeh fuqinë politike të PDK-së

0

Limaj-Thaci-Kupa

(E plotësuar) Largimi i Fatmir Limaj, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nga kjo parti për analistët politik në vend, nuk është ndonjë lajm i ri për opinionin. Kjo për shkakun se kjo lëvizje është pritur që nga zgjedhjet lokale. Sipas analistëve largimi i figurave të larta dhe me ndikim mund ta zbeh fuqinë politike të PDK-së.

Lajmi për largimin e Fatmir Limajt nga PDK dhe paralajmërimi për formimin e një subjekti të ri politik, nuk ka qenë i papritur. Një vlerësim të tillë e bëjnë analistët politik, të cilët thonë se në bazë të zhvillimeve të fundit ky hap madje wshtw i vonuar. Sipas analistit, Ardian Arifajt, tani edhe për PDK-në edhe për Limajn është e rëndësishme menaxhimi i situatës në këtë fazë.

“Për PDK-në do të jetë me rëndësi si do ta menaxhojë këtë fazë kur nga partia del njëri prej zyrtarëve më të lartë dhe më të njohur për opinionin publik dhe njësoj do të jetë e rëndësishme për Limajn se si do ta menaxhojë ai iniciativën për krijimin e partisë së re”, tha Arifaj për Radio Kosovën.

Ndërsa Albert Krasniqi nga instituti KIPRED, tha se në bazë të ndikimit të Limajt në PDK-në, dhe përkrahja që ka pasur në këtë parti, pritet që një pjesë e elektoratit të PDK-së ta ketë mbështetje.

“Besoj që një pjesë të madhe të elektoratit të PDK-së do ta marrin pas vetës, kjo edhe duke përfituar edhe për shkak të përçarjeve të brendshme me të cilat po përballet PDK-ja. E dijmë që persona që nuk kanë peshë të madhe politike dhe të elektoratit të PDK-së janë shpërblyer me pozita të larta brenda këtij subjekti dhe këta përçarje politike dhe largimi i këtyre figurave të larta të PDK-së pa dyshim se do të ndikojë me dobësimin e PDK-së.

Ndërkohë, zyrtarë të PDK-së të kontaktuar nga Radio Kosova, nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështjeje.

Limaj do t’i shkaktoi humbje kolosale PDK-së

Analisti politik, Avni Mazreku, i cili është i afërt me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, ka deklaruar se subjekti që ata do të formojnë do t’i shkaktojë humbje Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK do të pësojë humbje të mëdha, humbje kolosale do të thosha”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Fatmir Limaj tha mbrëmë se po mbledh njerëz për formimin e një subjekti të ri politik.

Homazhe për mjeshtrin e shquar të violinës, Ibrahim Madhi

0

80180Familjarë, të afërm, miq, personalitete të kulturës e politikës i kanë dhënë lamtumirën Artistit të Popullit, violinistit Ibrahim Madhi. Homazhet u zhvilluan tek Akademia e Arteve.

Basha
“Përtej fjalëve që mund të thotë gjithkush prej nesh për humbjen, kjo shfaqet sot dhe në radhët që janë sot këtu për ti dhënë lamtumirën artistit të madh, reflektohet qartë dëshpërimi që ata ndajnë për këtë humbje të madhe në fushën e artit. Unë në emrin tim e Bashkisë së Tiranës përulem para veprës së këtij njeriu të palodhur që u bë simbol i integritetit frymëzimit për artin për brezat e ardhshëm. I lutemi Zotit të prehet në paqe!”.

Meta:
“Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për këto figura sepse nuk janë të zakonshme, ne e dimë shumë mirë që arti nuk cmim dhe vlerë. Artistët janë të jashtëzakonshëm”.

“Telat i u bënë rrugë ku rrëshqisnin virtuozisht si rrallë kush, gishtërinjtë e tij, veprat e autorët më përfaqësues të trashëgimisë së vyer botërore e asaj shqiptare, tastiera hapësirë ku këndoi ëmbëlsisht shpirti i tij i butë e fisnik, harku i u bë një hark triumfi ku kalonin sukseset e tij, violina njëdimension admirimi të madh i publikut, botës muzikore, e cila do ta ruajë thellë në memorien e kulturës kombëtare kontributin e shquar 50- vjeçar të Mjeshtrit Ibrahim Madhi”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi për violinistin Madhi që u nda nga jeta ditën e djeshme.
HOMAZHE PER NDER TE IBRAHIM MADHIT
“Ne këto raste për çdo njeri që largohet nga jeta themi shprehjen standarte i paharuar qoftë kujtimi, por së pari duhet që media televizive e radiofonike nëpërmjet programeve te saj ti sjelli realisht në ekran per publikun figura të tilla të mëdha. Kjo obligon në mënyrën më urgjente TVSH të bejë dixhitalizimin e gjithë arkivës së Ibrahim Madhit dhe artistëve të tjere duke i mbajtur të gjalla e të paharuara për publikun, dhe pikë reference për profesionistët”, shprehet Peçi.

I njohur si një ndër themeluesit e muzikës shqiptare, Ibrahim Madhi vlerësohet nga kolegët e tij si një figurë me peshë të madhe në jetën muzikore shqiptare. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, muzikologu Sokol Shupo vlerëson figurën shumëdimensionale të profesor Madhit me një karrierë brilante prej 50 vitesh në fushën e krijimtarisë dhe pedagogjisë.

“Profesor Madhi krijoi një model në interpretim, tingull dhe përkthimin e veprave shqiptare. Ai ishte një nga ata njerëz që ka interpretuar një pjesë të madhe të veprave shqiptare në premiere, ishte një profesor, një pedagog, që ka lënë një trashëgimni të madhe jo vetëm në kuptimin e brezave të studenteve që ka nxjerrë, por edhe në pedagogjinë e instrumentit”, thotë Dekani i Fakultetit të Muzikës, muzikologu Sokol Shupo. Në vlerësimin e profesor Shupos, Ibrahim Madhi ishte një nga njerëzit më të pjekur që ka njohur jo vetëm në aspektin artistik.

Profesor Ibrahim Madhi u nda nga jeta dje, në moshën 69- vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme, si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ibrahim Madhi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e pedagogjisë, me formimin e brezave të tërë ndër vite në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Jep dorëheqje dekani Rugova, nuk pajohet me dallavere në punësimin e stafit akademik në UPZ

0

UPZNuk është vetëm Universiteti i Prishtinës që po përballet me telashe edhe afera. Edhe në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” (UPZ) ka pakënaqësi për shkak të të punësimit të stafit akademik, mësimdhënësve jo adekuatë
Ky ka qenë edhe shkaku që ushtruesi i detyrës së Dekanit në Fakultetin e Shkencës Kompjuterike në UPZ, Ermir Rogova, të jap dorëheqje.

“Me punësimin e fundit të tre personave totalisht joadekuat për Fakultetin e Shkencës Kompjuterike, përkundër insistimeve të mia të arsyetuara dhe duke shkelur rekomandimin e komisionit recenzues, menaxhmenti i Universitetit të Prizrenit ka krijuar një situatë e cila më pamundëson kryerjen me profesionalizëm dhe ndërgjegje të detyrave të mia si udhëheqës i fakultetit”, ka thënë për Telegrafin Emir Rugova u.d. i dekanit në dorëheqja.

“Si dekan, detyra ime kryesore është sigurimi i cilësisë në mësimdhënie të cilën nuk mund ta siguroj me mësimdhënës të profileve (Arkitekturë, Mekanikë dhe Xehetari) që nuk ndërlidhen fare me Shkencën Kompjuterike. Fatkeqësisht janë gjenerata të tëra të studentëve ata të cilët do të vuajnë pasojat, dhe këtë nuk ma lejon ndërgjegjja”, ka thënë Rogova.

Ndërkohë, tash e sa ditë, disa organizata studentore janë duke protestuar para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Kërkesë e tyre është dorëheqja e menjëhershme e rektorit të UP-së Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues

Rektorati sulmon kritikuesit

0

Rektorati-studentet protestojneKritikuesit më të mëdhenj janë bërë armiqtë më të mëdhenj të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Arben Hajrullahu, Qëndrim Gashi, dhe Dukagjin Pupovci bashkë me gruan kanë gjetur emrat e tyre në një reagim të lëshuar sot nga Rektorati i UP’së, në të cilin ata akuzohen për shkelje gjatë procedurave të gradimit.

Sipas Rektoratit, denoncuesit më të zëshëm “janë vetë shkelës të mëdhenj të ligjit dhe të Statutit të UPsë”.

“Rektorati i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’, duke e zbatuar në përpikëri kursin që çështjet e brendshme të zgjidhen brenda institucionit dhe të mos bëhen objekt i një debati publik, nuk i ka bërë publike shkeljet e disa prej profesorëve, që sot janë shndërruar në megafona të qarqeve të ndryshme politike për ta sulmuar Universitetin e Prishtinës me goditjet më të ulëta dhe më të pandershme të mundshme”.

“Rektorati ka më tepër se dy muaj që ka marrë një shkresë nga Fakulteti Filozofik, ku punon njëri prej sulmuesve më të paskrupullt ndaj Universitetit, prof. Arben Hajrullahu”.

“Shkresa kundër tij e Këshillit të Fakultetit Filozofik mban datën 24.12.2013”.

“Po ashtu, Rektorati i UP-së disponon të dhëna nga raporti i Komisionit Recensues, i shpallur në Buletinin nr.19, 20 të vitit 2009, ku rezulton se dr. sc. Qëndrim Gashi është zgjedhur në thirrjen profesor i asocuar në kundërshtim me kriteret e Statutit të UP-së, duke e tejkaluar thirrjen e profesorit asistent dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara me Statut (minimum tri publikime në revista me recension ndërkombëtar)”.

“Sipas një modeli të ngjashëm është avancuar edhe prof. dr. Dukagjin Pupovci, i cili në kohën e zgjedhjes “profesor” nuk ka pasur asnjë punim shkencor me recension ndërkombëtar nga fusha e studimit të tij”.

“Nga ana tjetër, sipas këtij modeli, bashkëshortja e Dukagjin Pupovcit, Hatixhe Latifi Pupovci, fillimisht është zgjedhur profesor asistent dhe më pas është avancuar në titullin profesor i asocuar, pa e pasur asnjë punim me recension ndërkombëtar si autor i parë, që është në kundërshtim të plotë me Statutin e UP’së”.

“Ftojmë të gjithë të interesuarit që ta verifikojnë saktësinë e këtyre informacioneve në Zyrën për Zhvillim Akademik të UP’së”.

“Duke mos dashur ta denigrojmë personalitetin e personave të përmendur, nuk mund të mos vërejmë se të gjithë ata që sot e kanë marrë bajrakun për ta goditur UP-në nuk janë shembulli më i mirë për ta bërë një gjë të tillë, sepse ata të parët duhet të japin përgjegjësi për shkeljet dhe për avancimet e tyre akademike”, thuhet në reagimin e Rektoratit të UP-së.

Paditet Sadik Paçarizi

0

sadik-pacariziMinistri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Prizrenit, ndaj drejtorit të Drejtorisë së Urbanizimit, Sadik Paçarizit.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj tha se Paçarizi dyshohet se ka lëshuar një dokument me 13 janar për pronarët e objekteve në Prevallë.

Ndërkaq, Sadik Paçarizi ka thënë se dokumenti ka qenë me karakter informues për pronarët e objekteve në Prevallë. /PrizrenPress.com/