11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Profesorë të UP-së përgënjeshtrojnë kumtesën e Rektoratit

UP-logoKatër profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë përgënjeshtruar sot kumtesën e Rektoratit e cila ka mëtuar të ulë titujt dhe gradat shkencore të profesorëve përkrahës të protestave të studentëve të cilët kundërshtojnë skandalet në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe rektorin UP –së Ibrahim Gashi si bartës i këtyre skandaleve me punimet e tij shkencore nga fusha jo përkatëse të specializimit të tij botuar në rrezita të rreme.

Profesorët Dukagjin Pupovci, Qëndrim Gashi, Arben Hajrullahu dhe Hatixhe Latifi – Pupvoci kanë dërguar në adresën e Kohës CV- të, të cilat qartë dëshmojnë për të arriturat e tyre shkencore dhe akademike dhe hedhin poshtë atë që kishte thënë me herët kumtesa e Rektoratit.

Dukagjin Pupovci, komunikatën e sotme të Rektoratit e ka quajtur përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga situata e tanishme në Universitet. “Nuk është aspak e vërtetë se unë jam zgjedhur në thirrjen e profesorit pa asnjë punim shkencor. Në vitin 2004 kur jam zgjedhur unë i kam pasur tri punime në revista me recension ndërkombëtar, një nga fusha e algjebrës lineare numerike të botuar në vitin 1998 dhe dy nga fusha e edukimit, të botuara në vitet 2002 dhe 2004”, ka thënë ai duke ia bashkangjitur reagimit edhe tri dokumente (i posedon Koha) që dëshmojnë si është zgjedhur dhe si është pranuar Pupovci profesor në UP, dhe përfundon se diploma e tij nuk është biznesore por është akademike.

Ngjashëm, duke dërguar CV-të e veta kanë vepruar edhe Qëndrim Gashi e Arben Hajrullahu të cilët haptas dhe me argumente kanë kundërshtuar menaxhmentin aktual të UP –së .

Profesoresha Hatixhe Lafifi – Pupovci me një reagim, duke e hedhur poshtë kumtesën, ka thënë se shumë të tjerë në Fakultetin e Mjekësisë kanë publikuar botime shkencore në revista të rreme dhe kanë arritur kështu tituj fantomë në UP.

“Koha” i posedon të gjitha cv-të dhe reagimet.

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit