7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rektorati sulmon kritikuesit

Rektorati-studentet protestojneKritikuesit më të mëdhenj janë bërë armiqtë më të mëdhenj të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Arben Hajrullahu, Qëndrim Gashi, dhe Dukagjin Pupovci bashkë me gruan kanë gjetur emrat e tyre në një reagim të lëshuar sot nga Rektorati i UP’së, në të cilin ata akuzohen për shkelje gjatë procedurave të gradimit.

Sipas Rektoratit, denoncuesit më të zëshëm “janë vetë shkelës të mëdhenj të ligjit dhe të Statutit të UPsë”.

“Rektorati i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’, duke e zbatuar në përpikëri kursin që çështjet e brendshme të zgjidhen brenda institucionit dhe të mos bëhen objekt i një debati publik, nuk i ka bërë publike shkeljet e disa prej profesorëve, që sot janë shndërruar në megafona të qarqeve të ndryshme politike për ta sulmuar Universitetin e Prishtinës me goditjet më të ulëta dhe më të pandershme të mundshme”.

“Rektorati ka më tepër se dy muaj që ka marrë një shkresë nga Fakulteti Filozofik, ku punon njëri prej sulmuesve më të paskrupullt ndaj Universitetit, prof. Arben Hajrullahu”.

“Shkresa kundër tij e Këshillit të Fakultetit Filozofik mban datën 24.12.2013”.

“Po ashtu, Rektorati i UP-së disponon të dhëna nga raporti i Komisionit Recensues, i shpallur në Buletinin nr.19, 20 të vitit 2009, ku rezulton se dr. sc. Qëndrim Gashi është zgjedhur në thirrjen profesor i asocuar në kundërshtim me kriteret e Statutit të UP-së, duke e tejkaluar thirrjen e profesorit asistent dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara me Statut (minimum tri publikime në revista me recension ndërkombëtar)”.

“Sipas një modeli të ngjashëm është avancuar edhe prof. dr. Dukagjin Pupovci, i cili në kohën e zgjedhjes “profesor” nuk ka pasur asnjë punim shkencor me recension ndërkombëtar nga fusha e studimit të tij”.

“Nga ana tjetër, sipas këtij modeli, bashkëshortja e Dukagjin Pupovcit, Hatixhe Latifi Pupovci, fillimisht është zgjedhur profesor asistent dhe më pas është avancuar në titullin profesor i asocuar, pa e pasur asnjë punim me recension ndërkombëtar si autor i parë, që është në kundërshtim të plotë me Statutin e UP’së”.

“Ftojmë të gjithë të interesuarit që ta verifikojnë saktësinë e këtyre informacioneve në Zyrën për Zhvillim Akademik të UP’së”.

“Duke mos dashur ta denigrojmë personalitetin e personave të përmendur, nuk mund të mos vërejmë se të gjithë ata që sot e kanë marrë bajrakun për ta goditur UP-në nuk janë shembulli më i mirë për ta bërë një gjë të tillë, sepse ata të parët duhet të japin përgjegjësi për shkeljet dhe për avancimet e tyre akademike”, thuhet në reagimin e Rektoratit të UP-së.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit