17.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8398

Kurti: Regjimi i vizave për Bosnjën, i padrejtë

0

AlbinKurti1205Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi regjim vizash për qytetarët e Bosnjë Hercegovinës. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, deklaroi se kjo masë është vendosur pasi Bosnja ka vepruar njëjtë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Por jo të gjithë pajtohen me këtë vendim.

Lideri i Vetëvendosjes, njëherit kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, thekson se ky vendim është i padrejtë.

“I kanë vënë regjim vizash Bosnjës, ndërkohë që këtë gjest ia bëjnë Serbisë. Mendoj se me këtë sjellje Qeveria ka treguar dobësi, sepse ne e dijmë që Bosnja nuk po e njeh Kosovën për shkak të Serbisë dhe po i vë reciprocitetin Bosnjës dhe nuk po i vë Serbisë, kjo tregon mungesën e seriozitetit dhe dobësinë politike dhe diplomatike të shtetit tonë”, tha Kurti, transmeton RTK.

Ai theksoi se ata që e pësojnë më së shumti nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, janë qytetarët boshnjakë dhe kroatë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Së pari reciprocitet, viza, mosnjohje Serbisë, e mandej të tjerëve. Zëvendësimi i këtillë i Serbisë me Bosnjën, është shumë i padrejtë dhe i dëmshëm dhe mos të harrojmë se më së shumti e pësojnë qytetarët boshnjakë e kroatë, se serbët janë një e treta e popullsisë. Bosnja nuk po na njeh për shkak të Republikës Serbe, e Republika Serbe është aty për shkak të Beogradit”, shtoi Albin Kurti.

Ngjashëm me Kurtin mendon edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni. Ai thekson se, sikur Kosova të vendoste masa të plota reciprociteti me Serbinë, normalizimi ndërmjet dy vendeve do të ishte shumë më i lehtë.

“Reciprociteti i marrëdhënieve mes shteteve është një parim elementar të cilin nuk mund ta kontestojmë, eventualisht mund të diskutojmë pse nuk e zbatojmë atë edhe në raport me shtete tjera. Personalisht i mbahem qëndrimit se po të kishim një qëndrim të tillë do të dukej në fillim, sikurse po e vështërsojmë apo ngurtësojmë procesin, por unë jam i bindur se do të lehtësohej procesi i normalizimit të përgjithshëm”, tha Hyseni.

Njëri nga arsyetimet e përmendura jozyrtarisht nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, se pse është vendosur regjim vizash për Bosnjën e jo për Serbinë, është se Serbia nuk aplikon regjim vizash për qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj nuk mund të ndiqet masa e reciprocitetit me fqinjin tonë verior.

BE të vazhdojë me “dykuptimësinë konstruktive” në dialog

0

CIGI-logoNjë raport i publikuar nga Qendra për Inovacion të Qeverisjes Ndërkombëtare (CIGI) thotë se BE duhet të vazhdojë “dykuptimësinë konstruktive”, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Raporti rekomandon që Serbia të mos e njoh Kosovën deri sa të jetë afër anëtarësimit të saj në BE.

Në përpjekjet që po vazhdojnë për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Europian duhet që të vazhdojë politikën e saj të “dykuptimësisë konstruktive”, thuhet në një raport të publikuar nga CIGI.

Në kapitullin e këtij raporti të titulluar “Një balanc i mirë: BE’ja dhe Procesi i Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, autorët Dehan Guina dhe Branka Marija thonë se një balanc i mirë, që merr në konsideratë interesat në mesin e dy palëve, është “çelësi i implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit, dhe të normalizimit të marrëdhënieve”. Për më tepër, autorët thonë se tani është një “mundësi kohore e mirë nga BE’ja që ajo të hedh bazat për integrim më të gjerë në rajon, si dhe të trajtojë çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit që prekin Ballkanin Perëndimor”.

Duke pranuar se marrëveshje e Brukselit do të duhet të pranohet nga popullsia lokale në Kosovë si dhe nga qeveria e Serbisë, dy autorët kanë dhënë disa rekomandime.

Guzina dhe Marija rekomandojnë që “Serbia të mos e njoh Kosovën në një periudhë afatshkurtër, në mënyrë që ky shtet të krijojë një besim në procesin e normalizimit. Çështja e njohjes nga Serbia duhet të adresohet në periudhën afat-gjatë, kur Serbia të jetë shumë afër që t’i bashkohet BE’së”.

Ata rekomandojnë që Serbia të forcojë legjitimitetin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe t’i mbështes ata.

EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë në mënyrë që të mbikëqyrë procesin e normalizimit, thuhet në këtë publikim për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, po i afrohet fundi, kompetenca dhe mbështetja e BE’së duhet të vazhdojë me një ndërmjetës njësoj kompetent dhe legjitim, thuhet në raport.

Baxhaku: Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët e Prizrenit

0

Elmedina BaxhakuuuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi.

“Kësaj situate i ka paraprirë edhe periudha e fushatës zgjedhore dhe dy raundeve të zgjedhjeve për kryetar komune, që është karakterizuar me dinamikë shumë të ulët të ekzekutimit të punëve nga qeveria lokale”, tha Baxhaku.

“EC Ma Ndryshe” konsideron se kjo zvarritje shkon në dëm të interesit të përgjithshëm publik dhe përmban një porosi të keqe për qytetarët.
“Vakuumi aktual institucional pamundëson ekzekutimin efektiv të punëve të qeverisë lokale, duke iu mohuar qytetarëve të komunës së Prizrenit marrjen e shërbimeve cilësore dhe në kohën e duhur. Qytetarët e Prizrenit me votën e tyre e kanë autorizuar kryetarin e komunës që të qeverisë me punët e komunës dhe të ofrojë shërbime publike”.

“Mbi të gjitha, kryetari i komunës është i obliguar edhe me ligjin e aplikueshëm në vend që këtë autorizim ta përkthejë në qeverisje efektive dhe demokratike në shërbim të qytetarëve të komunës”

“Arsyetimi se bëhet fjalë për vazhdimësi në qeverisje nuk është justifikim i qëndrueshëm, pasi që qytetarët i kanë besuar mandat të ri kryetarit të komunës dhe ai duhet të legjitimoj ekzekutivin e mandatit të ri”.

“Vonesat e pakuptimta në këtë drejtim janë dëshmi e papërgjegjësisë institucionale, ligjore dhe politike të kryetarit të komunës. Praktikisht, nga shtatori i vitit të kaluar, qeveria lokale e Prizrenit ka qenë pothuaj tërësisht jofunksionale. Prandaj, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që në pajtim me obligimet ligjore, të mos presë as edhe një sekondë më tepër për emërimin e drejtorëve komunalë, për t’u siguruar që qytetarëve u ofrohen shërbimet dhe qeverisja funksionon në mënyrë të rregullt”./PrizrenPress.com/

 

Studentët shqiptarë në Gjermani solidarizohen me studentët e UP-së

0

Rektorati-studentet protestojneOrganizata e Studentëve Shqiptarë në Gjermani, përmes një kumtese, thotë se po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit ne Universitetin e Prishtinës. Duke i konsideruar legjitime kërkesat e studentëve, studentët shqiptarë në Gjemani, kërkojnë nga studentët e UP-së që të jenë këmbëngulës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Duke marrë parasysh që studentët janë motori i ndryshimeve pozitive në shoqëri, gjë që më mirë se gjithkush tjetër e kemi parë në të kaluarën jo shumë të largët të popullit tonë, ne e mbështesim të drejtën e studentëve për të protestuar për të drejtat e tyre, dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje organeve të rendit që të distancohen nga veprimet e turpshme të sulmeve kundër studentëve”, thuhet në kumtesën e Organizatës së Studentëve Shqiptarë në Gjermani (OSSHGJ).

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh publik në Kosovë dhe ai duhet të funksionojë i pavarur nga ndërhyrjet politike. Përkundrazi, është Universiteti i Prishtinës ai që duhet të jetë shembull për politikën. Orientimi i Universitetit të Prishtinës në këtë kohë duhet të jetë ngritja e kapaciteteve hulumtuese, ngritja e cilësisë, demokratizimi dhe ndërkombëtarizimi i vërtetë, e jo lajthitja drejt niveleve të ulëta akademike. Ne besojmë që në Kosovë ka intelektualë të mirëfilltë, shkencëtarë të kalibrit ndërkombëtar, të cilët mund të bëjnë ndryshimet e duhura në frymën e udhëheqjes.

“Studentët shqiptarë në Gjermani janë në mbështetje të plotë të kërkesave të kolegëve të tyre në Kosovë, të cilët i ftojmë që të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre deri në fund. Nga studentët e Universitetit të Prishtinës presim që të japin shembull se gjërat me të vërtetë duhet të ndryshojnë për të mirë, duke filluar nga universiteti, që është burimi i dijes dhe avancimit shoqëror në përgjithësi. Ne gëzohemi që ju jeni të vetëdijshëm për forcën tuaj, e më së shumti që jeni të gjithë të bashkuar në kauzën tuaj, e cila është dhe duhet të vazhdoni pa ngjyrime politike”.

Shpresojmë që edhe organet udhëheqëse të Universitetit t’i marrin me seriozitet të duhur këto zhvillime, e të kenë guximin për marrjen e vendimeve të duhura.

“Organizata e Studentëve Shqiptarë në Gjermani grumbullon rreth 500 studentë shqiptarë në nivele të ndryshme akademike, nga studimet bazike deri ne doktorantë e asistentë në universitetet e ndryshme gjermane, ndër ta edhe ish studentë të Universitetit të Prishtinës. Është organizatë jo politike dhe shërben si platformë e studentëve shqiptarë në Gjermani në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter kulturor-akademik dhe promovon bashkëpunimin ndërmjet studentëve në Gjermani e më gjerë”, përfundon kumtesa e OSSHGJ-së.

Gazi Mehmed Pasha i lante paratë në Lumëbardhë të Prizrenit

0

Gazi Mehmed PashaNdërtimet kryesore në Prizren në pjesën e dytë të shekullit XVI lidhen ngushtë me emrin e Gazi Mehmed Pashës. Ndërtoi hamam, xhami, tyrbe, medrese, bibliotekë, dershane dhe objekte të tjera përcjellëse.

Krejt këto prej vitit 1563 deri më 1574. Shumica e monumenteve janë ende në këmbë, por bashkë me to gjëllijnë edhe legjendat për ndërtimin e tyre.

Hamami, xhamia dhe biblioteka, përpos që vazhdojnë të përfaqësojnë vlera të çmuara të trashëgimisë osmane në këto anë, me vete bartin edhe një histori të gojëdhënave të ndryshme popullore mbi financimin, ndërtimin dhe ceremonitë e hapjes së tyre. Njëra prej tyre është ajo për “larjen” e parave në Lumëbardhë, shkruan Koha Ditore

Njashtu sikur kjo edhe të tjera janë bartur brez pas brezi dhe ende vazhdojnë të tregohen nga të vjetrit e qytetit, ndonëse vetëm në rrethe të ngushta të shoqërisë.

Sipas një tregimi të tillë popullor, që është publikuar në revistën turke “Akademi”, Gazi Mehmed Pasha pasi merr vendim që të ndërtojë xhaminë, donte të vërtetohej se monedhat që do t’i shpenzojë për këtë qëllim janë hallall. Për këtë arsye ai i merr monedhat e arta dhe i hedh në Lumëbardhë.

Qeveria po i neglizhon pensionistët e Zvicrës

0

DonikaKadaj-Bujupi-aakDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të premten e ka kritikuar Qeverinë për mungesë të angazhimit për realizimin e të drejtës së qytetarëve të Kosovës për ta marrë pensionin nga Zvicra.

“Për këtë çështje personalisht kam kërkuar shpjegime nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në seancën e së enjtes, mirëpo në përgjigjen e ministrit vërehet niveli i ulët i kësaj Qeverie, e cila nuk ka dije, vullnet e as gatishmëri t’i kryejë obligimet. Është qesharak përshkrimi i ministrit, i cili tregon se janë takuar me autoritetet zvicerane, por jo me nivelet vendimmarrëse. Pra, ministri shpjegon takimet nëpër korridore për një çështje kaq jetike të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, me këtë sjellje të Qeverisë qytetarët nuk mund të presin për ndonjë realizim të të drejtave të tyre”, ka thënë Kadaj-Bujupi në një intervistë për “Epokën e re”.

Por, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që qytetarët e vendit tonë ta gëzojnë të drejtën e tyre për ta marrë pensionin nga Zvicra.

“Në një afat sa më të shkurtër, minimumi një muaj, maksimumi tre, kërkojmë të ndërmerren hapa konkretë në mënyrë që Qeveria e Kosovës të nënshkruajë një marrëveshje sociale për rastet të cilat kanë mbetur tash e katër vjet pa e gëzuar të drejtën e tyre elementare për pension nga shteti i Zvicrës”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë që nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim pasi, sipas saj, kjo Qeveri është e zhytur në krim e korrupsion.

“Kjo Qeveri, e zhytur në krim dhe korrupsion, po merret më shumë me vetveten dhe me mënyrën se si t’i ikë drejtësisë, si t’i arsyetojë paratë e palara të fituara gjatë këtij mandati e jo të merret me interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Mustafa: Të gjithë jemi përgjegjës për sigurinë në shkolla

0

NehatMustafa-ZevendesministerZëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se fillimi i vitit 2014 nuk ka qenë aq i mbarë për arsimin në Kosovë, meqë janë shtuar ballafaqimet fizike mes nxënësve, si pasojë e të cilave njëri ka ndërruar jetë.

Mustafa tha për Telegrafin se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke bërë përpjekje që rastet e tilla të mos përsëriten nëpër shkollat e Kosovës.

“Ministria, menjëherë pas rastit që ndodhi në Mitrovicë, kur një nxënës vret një tjetër, ka realizuar takime me Policinë e Kosovës, me Sindikatën e Arsimit dhe me Këshillin e Prindërve. Palët janë pajtuar që përgjegjësia për luftimin e këtyre fenomeneve është e të gjithëve, duke filluar nga shkollat, prindërit, deri te MASHT-i”, ka thënë Mustafa, për Telegrafin.

Ndryshe, të martën, pas një përplasjeje në mes dy bashkëmoshatarëve, ka humbur jetën Astrit Syla, nxënës i shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë. Ndërsa, dje ndodhi edhe një therje tjetër e një nxënësi të klasës së nëntë, në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Të hënën vazhdojnë protestat

0

Rektorati-studentet protestojneNuk është arritur marrëveshje në mes të përfaqësuesve të Parlamentit Studentor (PS) dhe përfaqësuesve të Këshillit organizativ të protestave të studentëve që kanë filluar ditë më parë.
Ata kanë dalë nga takimi që kanë zhvilluar të premten, me të njëjta qëndrime me të cilat kishin hyrë në takim.

Qëndrimet e tyre dallojnë në një pikë. Parlamenti Studentor do që të presë vendimet e Komisionit që të martën është themeluar nga Senati i UP-së, e i cili do të merret me shqyrtimin e revistave në të cilat ka publikuar stafi akademik i UP-së, kurse protestuesit duan dorëheqjen e menjëhershme të rektorit Ibrahim Gashi.

Ata kanë paralajmëruar vazhdim të protestave. /Koha Ditore/

Zihen për letërsinë: poeti vret prozatorin!

0

Libra-kongresit te manastiritProzatori i dehur nuk i pranon “argumentet” e poetit, se poezia është më me vlerë se proza. Kështu poeti, po ashtu i dehur, e godet me thikë për vdekje rivalin e vet

Se poezia mund të jetë “e rrezikshme për jetë” e ka provuar tragjikisht një rus, adhurues i flakët i prozës. Atë e ka vrarë me thikë një tifoz ekstrem i poezisë. Kjo ka ndodhur me të vërtetë pak kohë më parë në Rusi, në mes të dy të dehurve të cilët i kishin hyrë thellë garës me fjalë se cila ka më shumë vlerë proza apo poezia. Në nxehje e sipër të kësaj gare, pasi që prozatori nuk i pranon “argumentet” e poetit, ky i fundit nuk duron më dhe e godet me thikë rivalin e vet. Adhuruesi i prozës në këtë mënyrë e paguan me jetë pasionin e tij.

Se ky konflikt i pazakonshëm ka ndodhur me të vërtetë, e kanë konfirmuar edhe autoritetet policore të regjionit Serdlowsk ku gjendet qyteti Irbit. Ata kanë thënë për mediet se dy meshkujt e dehur, zënkën e kanë filluar duke u shtyrë se cila ishte më e rëndësishme: poezia apo proza,transmeton albinfo.

Pasi që “poeti” ka vrarë ”prozatorin”, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në shtëpinë e një të njohuri. ku policia e ka kapur dhe e ka arrestuar atë.

Lypet ligj që i zbulon spiunët e Serbisë në Kosovë

0

dokumente, dosjeLigjvënësit dhe ekspertët e sigurisë kërkojnë që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta nxjerrë ligjin për lustrim, që të dihet më pas se kush kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, e kush ka qenë i maltretuar nga spiunimi i tyre.

Kosova është njëra ndër shtetet e rajonit që nuk ka ligj për lustrim (pastërtinë e figurës), derisa për çdo ditë në opinion flitet për një numër relativisht të madh të politikanëve, profesorëve, gazetarëve e teologëve, që i kanë shërbyer e vazhdojnë t’i shërbejnë shteteve të “të tjerëve”.

Ligjvënësit dhe ekspertët e sigurisë kërkojnë që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta miratojë ligjin për lustrim, që të dihet më pas, se kush kanë qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, e kush ka qenë i maltretuar nga spiunimi i tyre, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe pse pastrimi i figurave konsiderohet shumë i vështirë sepse dosjet e UDB-së janë në Beograd, ekspertë të shërbimeve sekrete, partive opozitare, Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, kërkojnë që procedurat për hartimin dhe miratimin e këtij ligji të fillojnë sa më shpejt.

Nxjerrja e këtij ligji konsiderohet imediat pas deklaratave që ka dhënë Mehmet Loci, agjent në kohën e ish-Jugosllavisë, i cili thotë se njerëz që vazhdojnë t’i shërbejnë shërbimit sekret serb (BIA), profesorë që respektohen, kanë tituj shkencorë, janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Madje është thënë se Serbia aktualisht në Kosovë ka rreth 700 bashkëpunëtorë shqiptarë, derisa analistë të tjerë kanë thënë se edhe në kuadër të ish-UÇK-së kanë qenë mbi 100 spiunë që kanë punuar për BIA-n.