10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Qeveria po i neglizhon pensionistët e Zvicrës

DonikaKadaj-Bujupi-aakDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të premten e ka kritikuar Qeverinë për mungesë të angazhimit për realizimin e të drejtës së qytetarëve të Kosovës për ta marrë pensionin nga Zvicra.

“Për këtë çështje personalisht kam kërkuar shpjegime nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në seancën e së enjtes, mirëpo në përgjigjen e ministrit vërehet niveli i ulët i kësaj Qeverie, e cila nuk ka dije, vullnet e as gatishmëri t’i kryejë obligimet. Është qesharak përshkrimi i ministrit, i cili tregon se janë takuar me autoritetet zvicerane, por jo me nivelet vendimmarrëse. Pra, ministri shpjegon takimet nëpër korridore për një çështje kaq jetike të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, me këtë sjellje të Qeverisë qytetarët nuk mund të presin për ndonjë realizim të të drejtave të tyre”, ka thënë Kadaj-Bujupi në një intervistë për “Epokën e re”.

Por, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që qytetarët e vendit tonë ta gëzojnë të drejtën e tyre për ta marrë pensionin nga Zvicra.

“Në një afat sa më të shkurtër, minimumi një muaj, maksimumi tre, kërkojmë të ndërmerren hapa konkretë në mënyrë që Qeveria e Kosovës të nënshkruajë një marrëveshje sociale për rastet të cilat kanë mbetur tash e katër vjet pa e gëzuar të drejtën e tyre elementare për pension nga shteti i Zvicrës”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë që nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim pasi, sipas saj, kjo Qeveri është e zhytur në krim e korrupsion.

“Kjo Qeveri, e zhytur në krim dhe korrupsion, po merret më shumë me vetveten dhe me mënyrën se si t’i ikë drejtësisë, si t’i arsyetojë paratë e palara të fituara gjatë këtij mandati e jo të merret me interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Më Shumë

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit